Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 
Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea depërtojnë në konkursin më të madh të bukurisë botërore. Kishin ëndërruar plot 10 vjet për të hyrë në "Mis World"…tani kanë përgatitur bukuroshen e tyre të radhës për të prezantuar Shqipërinë

Shqipëria në "Miss World 2002"

Vera Grabocka kishte ëndërruar 10 vjet me radhë që t'ia arrinte ditës "së madhe"…kur do të mund të hidhte një prej bukurosheve të saj në pasarelat e "Mis World". Në çdo vit që shkonte, ndërsa bukuroshet lëviznin nëpër duart e saj (një ik e një hajde) Grabocka trokiste në atë derë pa mundur të hynte dot në të. Ëndërronte dhe Ardit Gjebrea, bashkë me të. Trokiste dhe Gjebrea bashkë me të…por për vite me radhë nuk mundën të bëjnë asgjë. Ndodhi që këtë vit trokitja e tyre u dëgjua dhe ndërkaq ajo derë e shumëdëshiruar, u hap. Ndoshta sepse këtë vit, Grabocka dhe Gjebrea kishin në CV-në e tyre plot 10 vite punë me bukurinë shqiptare. Ishte kjo histori që u dha shansin të hyjnë më në fund në "Mis World 2002". Ëndrrën e tyre 10- vjeçare, ata do ta realizojnë me bukuroshen maturante Anjeza Maja. Kjo është e vetmja bukuri e mundshme me të cilën do të mund të përfaqësojnë Shqipërinë në atë konkurs të madh bukurie. Nëse "Miss Albania 2001" Anisa Kospiri do të ishte në Shqipëri, ndoshta do të ishte pikërisht ajo përfaqësuesja e këtij vendi. Por Kospiri e ka lënë për ca kohë Shqipërinë dhe botën e spektakleve, pasi ka nisur studimet në Gjermani. Ndaj dhe radha i erdhi Anjeza Majas.
* * *
Ngatërruar mes letrave, numra të telefonave, zileve të tyre që binin papushim, Vera Grabocka nuk e fsheh aspak entuziazmin e këtij lajmi-"Unë nuk doja ta përhapja këtë lajm, ç'është e vërteta, -pohon vetë ajo,-e kisha vendosur që të flisnim vetëm kur Anjeza të kthehej nga ai konkurs i madh. Mirëpo kur dëgjova se në kongresin e radikalëve që u zhvillua këtu në Tiranë ishin ftuar mise nga vende të ndryshme të botës të cilat do të jenë pjesëmarrëse në konkursin "Mis World 2002" më erdhi çudi. Në atë kongres duhej të ishte dhe Anjeza Maja e cila si edhe ato mise që vijnë nga anë e anës, do të jetë në këtë konkurs"-Ishte pikërisht kjo që e nxiti Grabockën të zbulojë lajmin. Tregon më pas se ky konkurs bukurie, presidente e së cilës është Julia Morley, organizohet nga Londra-"Të gjithë pjesëmarrësit do të mblidhen në një festë të madhe më 9 nëntor në Londër e që andej do të nisen për në Abuja të Afrikës ku dhe do të zhvillohet konkursi më 7 dhjetor". Grabocka, nuk pretendon aspak për të fituar ndonjë vend të veçantë në këtë konkurs-"Jo është e sigurtë që nuk do të fitojmë por për mua gjëja më e rëndësishme e më e bukur është që Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, do të prezantohet në një konkurs bukurie me të tilla përmasa, pra botërore".
* * *
Vetëm pak muaj më parë (më 29 maj) Grabocka arriti të hedhë një prej bukurosheve të saj në pasarelat e "Mis Universi"-t. Ishte një tjetër ëndërr ajo që iu realizua pas kaq shumë vitesh. Në atë herë të parë që Shqipëria mori pjesë në konkursin e madh të Porto Ricos, doli e fituar. Anisa Kospiri u veçua në 10 më të mirat vajza që konkurronin si përfaqësuese të vendeve të ndryshme të botës. "Sigurisht që ishte një arritje më vete edhe hyrja në atë konkurs dhe mbi të gjitha, vendi që zuri Kospiri, por "Mis World" është diçka tjetër, shumë më e rëndësishme gjithsesi"-pohon Grabocka. Sepse këtë herë bukuroshja e saj do të prezantojë kompaninë "Mis Albania", do të përfaqësojë Shqipërinë, në konkursin më të madh të bukurisë. Një pjezës e ëndrrës së madhe të Grabockës për ta pasur bukuroshen e saj edhe në paralerat ndërkombëtare, nisi të realizohej që në vitin e parë të krijimit të "Miss Albanias"…Valbona Selimllari kapërceu e para kufijtë për t'u ngjitur në pasarelat e "Mis Europës". Pastaj pak e nga pak ëndrra e Grabockës kërkoi të zaptonte të tjera hapësira…Ëndrrës së saj iu bashkangjit dhe ajo e Ardit Gjebresë. Të dy së bashku ëndërruan në këto 10 vite dhe të dy së bashku po e shijojnë realizimin e ëndrrës.

Anjeza Maja
Anjeza MajaËshtë e çoroditur nga gëzimi dhe nga përgjegjësia që do të ketë mbi supe, atje në pasarelat e "Miss Worl 2002". Këtu në Shqipëri e ka provuar disa herë të shfaqë bukurinë e saj…E nisi këtë "punë"në vitin 2001 me konkursin "Miss Tirana". Anjeza Maja fitoi kurorën në këtë konkurs. Pas kësaj u paraqit edhe tek "Mis Albania" ku dhe i rezistoi garës deri në pesë më të mirat e këtij konkursi dhe fitoi dhe "Mis Internetin". Tregon se gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë edhe në disa konkurse të tjera bukurie në Maltë dhe para një muaji edhe në Filipine. Bukuroshja që është ende të gjimnaz (në vitin e katërt) është angazhuar gjatë muajve të verës me një emision televiziv "Kino Quiz" tek TVA-ja dhe në një teatër të vënë në skenë nga Kiço Londo "Portreri i Dorian Greit". Grabocka e ka pasur si një ndër personazhet e saj në spektaklet verore "Kërkohet një yll" dhe "Endrra e një nate vere". Ndërsa tani, e presin të tjera angazhime shumë të më rëndëshime se të gjitha këto. Së pari "Mis World 2002" në Afrikë dhe më pas, në dhjetor, i kanë thënë se do të jetë sërish ajo që do të prezantojë Shqipërinë në "Mis Europa 2002" i cili do të zhvillohet në Bejrut


Gazeta Shekulli



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa