Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Erjona Ibro: Bukuria pa truk dhe pa të dashur

Në të gdhirë të ditës së djeshme dhe nën shiun e fishekzjarreve në qiellin e kalasë së Lëkurësit, Saranda ka kurorëzuar “Miss Shqipërinë 2003”. Kurora e edicionit të pestë u ndal mbi kryet e bukuroshes Erjona Ibro. Studentja e ekonomikut, një kuksiane e Tiranës, e sugjestionoi jurinë e spektaklit dhe ia rrëmbeu votat asaj. 19-vjeçarja dukej sikur digjej së brendshmi nga emocionet, kur prezantuesi Leonard Bombaj ka thirrur emrin e saj. E përmbajtur në gjestet e kurorëzimit, pa lëvizur nga vendit i kanë shpëtuar vetëm ca lotë gëzimi. Shumë e përmbajtur dhe inteligjente është shfaqur ky Miss edhe në pyetje-përgjigjet e atypëratyshme. Ibro ka marrë jo vetëm vlerësimin e jurisë, por edhe të publikut, duke u shpallur “Miss televota”. Eshtë dukur gati e paprekshme bukuria e vajzës dalë nga kolegji “Mehmet Akif”, që ka shpërfillur ngacmimet e djemve të provokuar nga feminiteti i saj, që s’di të të përgjigjet për komplimentin më të mirë të parakurorëzimit “miss”. Kur prezantuesi i spektakli iu drejtua me pyetjen e zakonshme se në ç’masë e kishin pushtuar emocionet, “nënshtrojnë edhe kalanë” i është përgjigjur shkurtimisht ajo.
Vajza e vetme e një familjeje të mesme, me nënë ekonomiste dhe baba punonjës në elektrikun e Tiranës, shprehet se ende nuk ka të dashur, se nuk e pëlqen trukun dhe e bën gjumin në një dhomë me vëllaçkon që nuk iu nda as në Lëkurës, vajza që komunikon në 4 gjuhë të huaja dhe që ka hobi leximin, volejbollin dhe udhëtimet, jetoi surprizën më publike, më të bukur e më të madhe, ndoshta të jetës së saj. Rastësia e solli që pas natës së parë të spektaklit tatëpjetën e Lëkurësit ta zbresim me “Opelin” familjar të prindërve të saj, të cilët, në parashikimet që bënin, e quanin sukses klasifikimin e Erjonës së tyre në 5 më të mirat e vajzave konkurruese. Por ajo u solli atë “zhgënjimin” që e ka emrin kurorë. Përmes emocioneve të kësaj surprize, ndërkohë që kurora e “Miss Shqipërisë” sapo kish çmuar hiret e saj femërore, ne bashkëbiseduam me të.

Emocionet e tua në këto momente?
Kaloj emocione të fuqishme, por ndodhja në një kala të lashtë sa kjo, më ndihmon të mposht çdo emocion.

Mund të thuash se preke një ëndërr?
Kjo ishte e natyrshme, përderisa vendosa të merrja pjesë në një konkurs bukurie.
Megjithatë e kisha ëndërruar, por nuk e kisha besuar.

Mendon se bukuria do t’iu japë shanse për të ardhmen?
Në profesion nuk e besoj, por në fushën e modës ëndërroj që të jem dikush

Ëndrra jote është që të jesh si “e shtëpisë” në botën e spektaklit?
Ëndrrat janë të shumta, por ndër to është edhe kjo.

Keni të dashur?
Jo, të dashurit e mi janë prindërit e mi.

Si e mendoni të dashurin?
Nuk e kam menduar asnjëherë, akoma…

Kjo bukuria juaj është ngacmuar nga ndonjë djalë?
Ndoshta ndonjë ngacmim i rrugës, por kalimtar…

Kush ua ka bërë komplimentin më të bukur në jetën tuaj?
Deri tani…askush.

Po idhulli juaj kush është?
Idhulli im janë prindërit e mi, që kujdesen për mua

Cilat janë lidhjet tuaja shpirtërore me këtë qytet. Kini ardhur herë tjetër?
Nuk është hera e parë, por ardhja sërish më bëri dhe më të lumtur. Më pëlqen deti dhe lashtësia e kësaj kalaje.

Ju jeni nga Tirana?
Jo, me origjinë jam kuksiane, por banoj në Tiranë.

Mendoni që relievi i veriut ka disa karakteristika që i jep bukuri femrës?
Ndoshta, por mendoj që dhe relievi i jugut që reflekton në këtë kala dhe në këtë atmosferë, do të ishte shumë i mirë për femrën shqiptare.

Çfarë vlerësoni më shumë tek vetja?
Jam shumë e sinqertë, serioze dhe dua ta bëj çdo gjë me përpikmëri

Hobet tuaja?
Hobet e mia janë leximi, sporti, volejbolli më shumë, dhe udhëtimet. Kam dëshiruar të udhëtoj sa më larg, të shoh vende të lashta, të shoh vende të bukura, shumicën e vendeve të Shqipërisë të paktën i kam vizituar.

Keni portretin e një vajze “ujë e sapun”, nuk ju pëlqen truku?
Mua më pëlqen shumë natyralja, të jem e palyer, ashtu siç zgjohem në mëngjes.

Cilën veshje preferoni?
Herë-herë klasiken, rrallë sportiven.

A kini një mit bukurie apo një artist që e kini më për zemër ?
Mit i bukurisë për mua është Anxhelin Xholi, ndërsa idhulli im prej artistëve shqiptarë është Rajmonda Bulku.

Pasaporta
Emri: Erjona Ibro
Mosha: 19 vjeç
Përmasat: 90-65-92.
Sytë: gështenjë
Flokët: gështenjë
Shenja e zodiakut: Demi 8 maj ’84
Hobi: leximet, udhëtimet, sporti
Studimet: ekonomi-biznes, në Universitetin e Tiranës

Shekulli


 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa