Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

"Miss Globe International" per 2 vjet me pasaporte shqiptare

Konkursi me i rendesishem i bukurise "Miss Globe Internacional" per dy vjet me rradhe do te zhvillohet ne Shqiperi. "Deliart Association" me president regjisorin e njohur Petri Bozo ka blere te drejten ekskluzive te ketij konkursi per vendin tone nga vete Charli See. Ne shtator, edicioni i 31-te i "Miss Globe" do te nise shtegetimin e pare shqiptar

A. NIKA
Kete vit bukuroshes shqiptare te "Miss Shqiperise" nuk do ti duhet te shtegetoje nga vendi antik ku eshte kurorezuar, per ne evenimentin me te rendesishem te bukurise "Miss Globe". "Deliart Association" me president regjisorin e njohur, Petri Bozo, ka blere te drejten ekskluzive per zhvillimin e ketij konkursi per dy vjet me rradhe ne Shqiperi. Bukuria femerore qe ka sfiluar ne pese edicionet e "Miss Shqiperise" dhe ajo natyrore, qe ka konturuar magjishem kete konkurs, e ka bindur Presidentin e "Miss Globe International", z. Charli See te sjelle ne Shqiperi konkursin e madh te bukurise. Per vite me rradhe, bukuroshet e Petri Bozos, kane perfaqesuar Shqiperine ne kete eveniment te rendesishem bukurie, i cili perfshihet ne 22 markat e konkurseve nderkombetare te bukurise, qe ka z See. "Ky eshte edcioni i 31-te i "Miss Globe". Eshte nje numer fati per mua. Uroj, qe ai te kete madheshtine qe meriton dhe besoj se do ti jape i gjithe stafi i Deliart Association dhe Miss Shqiperise", thote regjisori Petri Bozo. Per dy vite me rradhe ky konkurs do te zhvillohet ne vendin tone. Ende nuk dihet nese do te jete Tirana apo ndonje qytet antik, ai qe do te mireprese konkursin, por e sigurte eshte qe edicioni i ketij viti do te zhvillohet ne muajin shtator. Ndersa per perfaqesuesen shqiptare do te duhet te presim edicionin e VI-te te "Miss Shqiperise" ne Berat. "Nuk e kemi percaktuar ende, meqenese me pare kemi konkursin e 'Miss Shqiperise'. Do te behet nje vleresim mes Missit, qe do te kurorezohet ne Berat dhe bukuroshes qe u kurorezua ne Kalane e Lekursit vitin e kaluar", thote per "Korrieri", regjisori dhe producenti, Petri Bozo. Nderkohe qe perfaqesuesja e bukurise kosovare ne "Miss Globe Internatinal" per vitin 2004 do te jete "Miss Kosova" e vitit te kaluar Agnesa Vukaj.

 

Korrieri



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa