|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
Letrat e dashurisë së Bojkës, fotografi,
shënime, e një poezi e pabotuar më parë, janë
mbledhur nga e mbesa e poetit, Angjelina. “Migjeni-Vepra”
ka dalë këto ditë në qarkullim
Të fshehtat e Migjenit rrëfehen
në një libër të ri
Admirina Peçi
Dokumente, letërkëmbime, një poezi dhe disa fotografi të
Migjenit, të pabotuara kurrë më parë, janë përfshirë
në botimin e fundit “Migjeni –Vepra”. Ky botim,
i cili ka veçse pak ditë që ka dalë në qarkullim,
sjell të tjera anë të fshehta, nga jeta e poetit, të
cilin e detyruan t’i japë lamtumirën kësaj bote,
që në moshën 27- vjeçare. Në këtë
libër, veç veprës së plotë të tij, janë
përfshirë edhe mjaft detaje të tjera nga jeta. Skënder
Luarasi mblodhi gjithë jetën e Migjenit, “Vargjet e Lira”
të këtij poeti të madh (ku janë përfshirë
“Kangët e mjerimit ”, “Kangët e përndimit”,
“Kangë në vete”, “Kangët e rinisë”
dhe “Kangët e fundit), e krahas tyre mblodhi dhe “Novelat
e qytetit të Veriut”( ku përfshihen edhe shkrimet e fundit
të tij, si dhe shënime të ndryshme nga leximet, dokumente,
letra të Migjenit, dërguar miqve dhe të afërmëve
të tij, etj). E së fundi, përgatiti dhe kronologjinë
e jetës dhe të veprimtarisë së Millosh Gjergj Nikollës
– Migjenit (1911-1938), botimet në gjuhë të huaja
të veprës së tij. Një pasthënie e shkruar nga
e mbesa e poetit, (Angjelina Ceka (Luarasi) vajza e motrës së
tij të dashur Olga) mbyll fletët e librit i cili u përgatit
nga ndërmarrja botuese “Cetis Tirana”.
Të njohurat e të panjohurat
Angjelina i kishte parë sa e sa herë dorëshkrimet dhe botimet
e të atit të saj (i cili ka qenë studiuesi që i ka
hyrë deri në hollësi veprës së Migjenit). Kishte
marrë në duar botimet e veprave të plotë të Migjenit.
Vendosi të botonte të katërtin e radhës. Siç
edhe shpjegon në pasthënien e këtij botimi të ri,
Angjelina pohon se ky libër përmbledh botimin bazë të
përgatitur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi,si dhe letërkëmbimet
me miq e të afërm si dhe mjaft foto, letra e dokumente të
pabotuara më parë. Një libër i tillë që
i ka munguar gjatë bibliotekës shqiptare është përgatitur
me shumë kujdes. Është dashur shumë kohë për
të sjellë imazhin përfundimtar të tij. Veç
materialeve e veprës së Migjenit, botuar edhe më parë,
janë bërë hulumtime edhe përtej kufirit të Shqipërisë
ku gjenden të afërm dhe miq të Migjenit. Nga e vetmja vajzë
xhaxhai e Migjenit (86 vjeç) e cila jeton sot në Zagreb janë
marrë fotografi të reja të Migjenit. Po ashtu janë
bërë kërkime për materiale të reja edhe në
shtëpinë muze “Migjeni”, ku janë marrë
letra të pabotuara të së dashurës së tij. Përmes
atyre letrave mëson diçka për vdekjen e Migjenit. Ato
letra, Bojka ( kështu quhej vajza shkodrane, që kish zaptuar
zemrën e poetit) ia dërgonte motrës së tij Olgës,
e cila ishte e vetmja pjesëtare e familjes që iu gjend pranë
asaj, pas vdekjes së Migjenit. Kjo letër është botuar
edhe në këtë libër e sipas Angjelinës ka vlera
të veçanta se mbi të gjitha tregon edhe nivelin kulturor
të këtyre vajzave, në ato kohë. Po ashtu, një
tjetër dorëshkrim që vjen për herë të parë
në duart e lexuesve është edhe një faksimile e dorëshkrimit
origjinal të poezisë “Malli rinuer”.
Letrat e Migjenit…
Në këto faqe ndodhen përjetimet e poetit, dhimbjet, meraku
dhe malli i tij, për miqtë më të afërt , motrat
dhe njerëzit e tjerë të familjes. Ndër këto letra
gjen radhë të shkruara për Skënder Luarasin në
të cilat rrëfen mbi përgtitjen e botimit të vargjeve
të para të tij. Në të tjera letra ai i është
drejtuar mikut të tij të ngushtë, Teufik Gjylit, motrës
Cvetka, burrit të Lenkës (motrës së madhe), Llazar
Jovanit e motrës tjetër, Jovankës. Vendin më të
rëndësishëm në këtë libër e zënë
letrat e shkruara nga e dashura e tij Bojka, letra këto që ajo
ia shkruante motrës së Migjenit Olga, ( e cila ishte edhe mikja
më e ngushtë e saj). Ndër rreshtat e atyre letrave, Bojka
ka shprehur dhimbjen për humbjn e njeriut të saj më të
dashur. Fraza të mbushura me dhimbje e keqardhje, mall e brenga,
rrëfejnë për një dashuri mjaft të pastër
e të veçantë mes poetit dhe Bojkës.
90- vjetori që s’u kujtua
Ky botim i plotë i veprës së Migjenit ishte përgatitur
për t’u botuar që në 90 -vjetorin e lindjes së
tij. Por mes heshtjes dhe kaosit të jetës kulturore në
Shqipëri, përvjetori i veçantë i Migjenit, u harrua.
Përveçse në Pukë, dhe në një mbrëmje
performance, organizuar nga studentët e Akademisë së Arteve,
në Tiranë, askush nuk u kujtua ta nderonte Migjenin e madh e
të organizonte diçka për nder të këtij përvjetori.
E që nga ajo kohë deri para pak muajsh kur Ministria e Kulturës
Rinisë dhe Spoteve e mundësoi shtypshkrimin e këtij libri
në Slloveni, nga familja e Migjenit janë bërë përpjekjet
maksimale për të sjellë një botim sa më dinjitoz.
Origjina e shtrembëruar e Migjenit
Mbesa e poetit, Angjelina, është mjaft e prekur nga gjithçka
dashakeqe që është thënë kundër Migjenit
këto dhjetë vitet e fundit. Ajo i ka ndjekur me shumë kujdes
të gjithë artikujt e shkruar në shtypin e këtyre kohëve.
Madje veç dëshpërimit, ajo ka provuar edhe një ndjenjë
fyerjeje të fortë ndaj figurës “së cënuar”
të dajës së saj të dashur. Në pasthënien
e këtij libri, ajo thekson se “Këto vite në shtypin
shqiptar janë bërë edhe shpifjet më të ulëta
për Migjenin. Është shkruar se nuk ishte shqiptar dhe se
familja e tij kishte origjinë sllave, duke injoruar kështu faktet
e paraqitura në biografinë e Skënder Luarasit, që
dëshmojnë gjakun shqiptar të poetit nga familja dibrane
e Nikollave dhe ajo Shkodrane e Kokoshëve”. Kështu shpjegon
Angjelina, ndërsa rrëfen se gjyshi i tij vinte nga Nikollat
e Dibrës. Më tej ajo shpjegon se emrat me tingëllim sllav,
duke përfshirë edhe atë të pagëzimit të
Migjenit dhe të motrave të tij, nuk dëshmojnë më
shumë se sa përkatësinë në komunitetin ortodoks
të Shkodrës , të ndikuar në atë kohë nga
kisha fqinje malazeze”. Pra sipas saj asnjë prej këtyre
pretendimeve të ngritura në shtyp nuk qëndrojnë. Origjina
e tij është krejtësisht e pastër shqiptare
Dashuri e përfolur…
Dashuria e tij me vajzën shkodrane Bojka ka qenë një dashuri
mjaft e veçantë Mes tij dhe Bojkës, kishin lindur ndjenja
jo vetëm të forta por edhe shumë fisnike. Ato që e
dëshmojnë më shumë se çdo gjë tjetër
këtë janë letrat e të dashurës së tij, Bojka.
Por kjo dashuri mes tyre është përfolur mjaft ndër
shkrimet e këtyre viteve të fundit. “Mjaft dashakeqe ka
qenë edhe përpjekja e bërë në shtyp për
të përdhosur dashurinë e vetme të Migjenit si një
lidhje incesti, nëpërmjet sajimit të një përafrie
gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollës”- thotë Angjelina.
Dhe e gjithë kjo është bërë duke u nisur nga
mbiemri i njëllojtë i tyre. Veçse e vërteta nuk
qëndron kështu. “Në të vërtetë Kola,
i ati i Bojkës, kishte ardhur në moshë të rritur në
Shkodër, nga komuniteti ortodoks i i Kavajës dhe nuk kishte
asnjë lidhje gjaku me Nikollë Dibranin, gjyshin e Migjenit,
të ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekës së Dibrës
shumë kohë më parë”- shpjegon ajo, duke shtuar
se “lidhja e Migjenit me Bojkën ka qenë aq fisnike sa
mund të merret si shembull për rininë e sotme. Sa dhimbje
forcë e kulturë përmbajnë letrat e mikes së tij
Bojka, ndërkohë që Migjeni e përjetësoi atë
në poezinë Z.B”,- shkruan Angjelina në pasthënien
e librit.
(Kjo është poezia e botuar në këtë libër
në formën e një faksimilje, ku paraqiten vargjet e marra
direkt nga dorëshkrimi i poetit)
Malli rinuer
“Valët muzikore flutrojnë nga prendimi
Shkrepen e përtrihen
Për muret e dhomës s’eme
Edhe mandaj dridhen
Mbrenda në zemrën t’eme
Dhe zgjojnë ndijesina që mblue ka hini
Ndijesitë e mija me valët muzikore
Shkëmbejnë puthje të nxehta
Posi dy dashnorë
E pamëshirë shëgjeta
Më ther në krahnor
Edhe më merr malli për jetë ma gazmore
Malli rinuer për jetë ma shkrumbuese
Flen pa fat në mue
Një tingull pendimi
Asht ngushëllim për mue
Kur më mbështjell mashtrimi
Me melankolinë e vet aq trishtuese
Tingujt miqëdashës që në dhomën t’eme
Më tregojnë rythmin
E një dansit të largët
Më kujtojnë përqafimet
E çifteve të shkathët
Që sjellen lirshëm nëpër dërrasa të gdhenme”
Marrë nga Gazeta Shekulli
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
|
|
|