Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

 

“Mbretëresha ndërroi jetë, pas një trajtimi intensiv dhe të specializuar në Rezidencën e Familjes Mbretërore, si pasojë e statusit terminal, përfundimisht hemopate-dëmtimeve ishemike të zemrës, ditën e shtunë, më 17 korrik 2004, në orën 19.10”

Ministri i Oborrit, Gërmenji: Falënderojmë gjithë mjekët që u kujdesën deri në fund

Ndërron jetë “mbretëresha” Suzanë

Bashkëshortja e Leka I vdiq dje nga një sëmundje e rëndë

Elisabeta Ilnica

Kush është Susan Cullen

Lindi më 28 janar 1941 në Sidnei të Australisë
Në Kolegjin Prestyberian Ladies College P.L.C., në Orange, kreu studimet dhe mori maturën
Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Sidnei, ku studioi për artet, historinë e tyre dhe arkitekturën
Kryen një specializim në Akademinë Kombëtare për Arkitekturë. Me kërkesën e Kolegjit P.L.C. ajo u kthye si pedagoge
Më 1974 Susana u fejua me mbretin Leka
Mbretëresha Susan me mbretin e shqiptarëve, Leka I, u martuan më 10 tetor 1975 në Spanjë
Ndërron jetë bashkëshortja e Pretendentit për Fronin Mbretëror, Leka Zogut. “Mbretëresha” Suzanë, nuk ka arritur dot ta përballojë sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë, dje në mbrëmje, rreth orës 19.10.

Konfirmimi zyrtar erdhi nga ministri i Oborrit Mbretëror, Fluturak Gërmenji, i cili për të dytën herë jep lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një tjetër gruaje në familjen mbretërore. Pas lamtumirës së mbretëreshës Geraldinë Apony, në tetorin e vitit 2003, Suzana shënon fatkeqësinë e radhës në familjen e Leka Zogut. Edhe pse nuk jepen detaje për vdekjen e saj, Gërmenji thotë se “Mbretëresha ndërroi jetë, pas një trajtimi intensiv dhe të specializuar në Rezidencën e Familjes Mbretërore, si pasojë e statusit terminal, përfundimisht hemopate-dëmtimeve ishemike të zemrës, ditën e shtunë, më 17 korrik 2004, në orën 19.10”. Ai nuk harron të përmendë faktin që mbretëreshës shqiptare iu bënë të gjitha shërbimet e duhura për të mposhtur sëmundjen, edhe pse nuk ia doli dot mbanë. Kështu, Gërmenji sqaron se Suzana u trajtua nga një ekip i specializuar mjekësh shqiptarë si prof. Mentor Petrela, Agim Sollaku, Jul Bushati, dr. Perlat Kapisyzi, Dhurata Tarifa, Petrit Leka, Llesh Rroku, Leka Hoxha dhe Yllson Ibrahimllari. Edhe pse kishte vetëm dy vjet në Shqipëri, mbretëresha jetoi për 29 vjet përkrah Lekës I, i cili veç dhimbjes për humbjen e nënës, tani po përjeton edhe atë të bashkëshortes. Aventura e saj nëpër botë, për vite me radhë, ka mbaruar në atë vend që i dha premtimin burrit të saj, ditën që u martua, në Shqipëri.

Suzana: Si mësoi të thotë “po”
Ajo nuk priste që mbreti ta zgjidhte atë. Vajza me emrin Suzanë, ishte mes shumë shoqesh, kur Leka I i mbajti sytë vetëm drejt saj. Kjo ishte shkëndija e parë e dashurisë së tyre, e cila më pas u kurorëzua më 7 tetor 1975, në qytetin turistik të Biarritz-it, në kufirin franko-spanjoll. Mbi tetë mijë vetë dëfryen në dasmën e tyre, ndërsa në mesditë çifti mbretëror ka ndaluar në Bashkinë e qytetit. Gjithçka ka qenë shqiptare, si zbukurimet ashtu edhe zakonet. Dy dëshmitarë kanë firmosur për Lekën dhe Suzanën: Selim Damani dhe Lady Jennifer Saxton, motra e madhe e mbretëreshës së ardhshme shqiptare. Ndalesa e radhës ishte ish-selia e Perandorit Napoleon III, ku u shtrua “sofra” në Hotel du Palace. Kaluan tri ditë dhe më 10 tetor dasma ndalon në Villa Imperiale, zbukuruar me flamuj dhe emblemën me përkrenaren e Skënderbeut apo Kurorën Mbretërore. Sovrani shfaqet si gjeneral, ndërsa Suzana e veshur në ar me xhubletën aristokratike shqiptare. Këndohet himni. Janë vajzat arbëreshe, të cilat kanë ardhur nga Kalabria nën drejtimin e At Papas Sotir Ferrara, për të kënduar për çiftin mbretëror. Ata bekohen në dy gjuhë. Imam Vehbi Ismaili, në anglisht, dhe Imam Isa Hoxha, në shqip. Por, nuk mbeti me kaq. Më pas, jep bekimin edhe prifti anglikan australian, Harry Thorpe, dhe monsinjor Zef Oroshi, në emër të kishës katolike. Më në fund arrin momenti kulminant. Suzana betohet të jetë, në krah të mbretit dhe Shqipërisë.

Tetor 2002, shuhet Geraldina

Mbretëresha Geraldinë Apony, gruaja e mbretit Zog, vdiq më 21 tetor 2002, në ora 22.30, pas një ataku në zemër. Mbretëresha Geraldina, në moshën 87-vjeccare vdiq pas një jave qëndrimi në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Gruaja e Mbretit Zog, një konteshë me origjinë hungareze, u largua nga Shqipëria më 6 prill 1939, për t’u rikthyer në Shqipëri në qershor të vitit 2002, mbas një mërgimi 63-vjeçar. Ajo është varrosur në Varrezat e Sharrës, ndërsa në ceromoninë civile të varrimit, joshtetërore, nuk kanë marrë pjesë as presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.

“Si e njoha Lekën”

Ishte pranvera e vitit 1969 kur mbreti Leka shkel në Australi, pa e ditur se do të gjente gruan e jetës së tij. “Ishte dashuri me shikim të parë”, kështu ka pohuar vetë Suzana në një intervistë të para pak kohëve. Ishte kjo arsyeja që e detyroi studenten e Arteve të Bukura që të braktisë gjithçka, në këmbim të një jete tradicionale. Ajo la familjen, shkollën, bursën pasuniversitare, vetëm pse shtatlarti shqiptar i tha: “Suzanë, fejohu me mua!”. Dhe vajza australiane mësoi të thotë fjalën e parë në shqip: “Po”.

 

SUZANA PERCILLET ME CEREMONI MBRETERORE
E Hene, 19 Korrik 2004

Vdekja e Suzanes e ka goditur rende familjen mbreterore. Humbja e bashkeshortes se mbretit Leka Zogu i I-re, u shnderrua dje ne tragjedine e dyte rradhazi per kete familje. Pas dhimbjes qe perjetoi nga vdekja e nenes mbretereshe, Xheraldina, gruaja e Ahmet Zogut, Leka i I-re u nda perjete dhe nga vajza australiane me te cilen jetoi per mbi 28 vjet. Zemra e saj u ndal te shtunen rreth ores 20:00, ne vilen e familjes e cila ndodhet ne nje nga lagjet periferike te kryeqytetit. Me dhjetra kane qene qytetaret shqiptare, qe i dhane dje lamtumiren Suzanes. Ne ceremonine mortore te organizuar me kete rast, ku nuk munguan as politikanet dhe zyrtaret e larte te shtetit, te gjithe u munduan te shkruajne disa fjale ne bllokun e lamtumires. Meshazet mortore, lotet dhe trandafilat do te perbenin elementet e shprehjes se keqardhjes per humbjen e parakoheshme te Suzanes. Per percjelljen e saj per ne banesen e fundit me 21 korrik, aktualisht po kujdeset nje grup i caktuar nga oborri mbreteror. Ajo eshte planifikuar te organizohet pa ndonje detaj te vecante, qe sic shprehen mekembesit e Leka Zogut te I-re e ka deshiruar dhe vete e ndjera. Ne te vertete ajo c'ka do te mbahet mend nga vajza e Oz Australianes do te jete pikerisht natyra e saj xhenuine dhe e bute. Sic e konfirmojne edhe burime te Oborrit, Mbreteresha ka qene e prere krejt ndryshe nga karakteret e zonjave te politikaneve shqiptare. Zgjedhja per nje jete strikt, tradicionale dhe deri diku patriarkale, nuk duhet te kete qene megjithate aq e lehte per studenten e arteve te bukura, dhe femren e edukuar ne shtepine e Alan Robert Kullen Uard. Nje familje e qete, e pasur dhe me lidhje te largeta gjinore me ate mbreterore te Anglise, e vendosur ne rrethinat e Sidneit. Megjithate kjo ishte zgjedhja e saj. Nje jete jashte oborrit, jashte regjimit strikt te mbreterise, vetem me Leken apo sic e quante ajo "princi i kalterJuly 19, 2004_or nuk duhet harruar dhe nje detaj tjeter ne karakterin e bute te Suzanes. Ajo nuk ishte shume fetare dhe thuhet se me zotin fliste me gjuhen e vet te vecante ndonese jo shume shpesh ndizte dhe ndonje qiri. E lindur anglikane, por me nje formim liberal e me nje dashuri per kulturen dhe artin, Suzana ishte shume e apasionuar vetem pas jetes familjare. Dhe ketu betimi i saj para tete mije te ftuarve ne ceremonine e dasmes,ne nje dite me diell te 7 tetorit 1975 "se do te jem ne krah te Lekes per begatine dhe lumturine e popullit shqiptar. Se lumturia ime eshte vetem perkrah mbretit Leka. Une e dua mbretin dhe Shqiperine time". Pra ajo zgjodhi pikerisht rrugen e heshtjes, larg publicitetit, luksit te tepruar dhe rivalitetit me zonjat e ketij vendi. E keshtu ia arriti me shume sukses te fitoje zemrat e shqiptareve, me shume sesa keto te fundit. Te pakten te atyre dhjetra qytetareve qe po e percjellin keto dite per ne banesen e fundit.

 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa