Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


Kanë shkruar esetë e tyre për simpoziumin “Europa shkruan. Çfarë është evropiane në letërsinë e Evropës”

Lubonja, mes 34 autorëve evropianë në simpoziumin e Hamburgut

Rreth 34 autorë, nga 34 vende të ndryshme të Evropës, janë mbledhur në ditët e fundit të janarit (deri më 1 shkurt) në Hamburg, si të ftuar të Literaturhaus dhe Korber – Stiftung në simpoziumin “Europa shkruan. Çfarë është evropiane në letërsinë e Evropës”. Më parë se t’ia merrni kësaj udhe, autorët kanë shkruar një ese mbi temën –“Sa më shumë integrohet ekonomikisht dhe politikisht aq më shumë Evropës i duhet të njohë vetveten – çfarë është thelbi i saj dallues?” Atje në Hamburg, autorët kanë diskutuar përpara publikut esetë e tyre të cilat kanë vijur në disa ditë “Leximesh”. Çdo autori i është lënë një dy orësh kohë në dispozicion. Në mes të 34 autorëve nga Evropa, i ftuar ka qenë dhe shqiptari Fatos Lubonja. Të tjerë të ftuar kanë qenë Dubravka Ugresic (Kroaci), Dragan Velikic (Serbi), Mircea Cartarescu (Rumani), Nikos Themlis (Greqi), Dzevad Karahasan (Bosnje), Mirela Ivanova (Bullgari) dhe Emine Sevgi Ozdamar (Turqi).
* * *
Në ftesën që atyre u është dërguar kohë më parë se të merrnin atë udhë, të ftuarit i kanë pasur të qarta idetë mbi të cilat do të diskutohej në këtë takim…Historia europiane dhe kultura evropiane janë dalluar jo vetëm për qasjen e fortë sociale ndaj realitetit, por mbi të gjitha për një vizion të veçantë mbi botën dhe mbi konceptin e njerëzores. Kjo duket qartë në traditat e shumëllojshme kulturore evropiane, në qytetet, arkitekturat, filozofitë dhe artet evropiane. Por mbi të gjitha, është letërsia ajo që e bën më të dukshme atë që është dallueshëm evropiane. Letërsia, arti më vetëreflektiv, ka luajtur një rol vendimtar në proceset e kultivimit dhe vetëreflektimit evropian. Kanë qenë poetët dhe shkrimtarët ata që e kanë hedhur në skenë më mënyrën më të vrullshme diskursin letrar eseistik mbi Evropën. Sot më tepër se kurrë zërat e tyre janë të nevojshëm në përpjekjen urgjente për të rimenduar identitetin (multi) kulturor të Evropës. Sepse vetëm një Evropë e ndërgjegjshme për veten dhe unicitetin e saj kulturor mund të veprojë si Evropiane, dmth me vetëbesim dhe përgjegjësi në kontekstin e sotëm të globalizimit. “E vetmja detyrë me kuptim që ka Evropa e shekullit të ri qëndron në atë që ajo të shfaqë pjesën më të mirë të vetes së saj, të ringjallë traditat e saj më të larta intelektuale dhe shpirtërore në mënyrë që të ndihmojë të formojë në mënyrë krijuese një formë të re të komunitetit global” Havel…Dhe autorët e ftuar, mbi këto ide kanë diskutuar në atë takim.
* * *
Tashmë i kthyer nga ky takim, Fatos Lubonja tregon se eseja që ai prezantoi në këtë takim, “Midis lokales dhe universales” ishte përkthyer në gjermanisht nga Joachim Roehm dhe në anglisht nga John Hodgson. Më 28 janar e kishte lexuar esenë e tij, Lubonja e të pohon pas kësaj se - “Ishte një takim shumë mbresëlënës jo vetëm sepse sejcili autor, sillte aty konceptet, vizionet dhe shqetësimet e tij mbi Evropën, por edhe sepse duke treguar për evropianen në veprën e tyre nëpërmjet eseve autorët sillnin e pastaj debatonin eksperienca nga më të ndryshmet të 34 vendeve evropiane. Sejcili autor lexonte për pak çaste edhe në gjuhën e tij duke sjellë në atë sallë edhe tingëllimin e 34 gjuhëve evropiane.” Shton së fundmi se të 34 shkrimtarët evropianë do të vendosen së shpejti së bashku në një libër brenda të cilit do të përmblidhen 34 esetë e shkruara nga pena e tyre enkas për simpoziumin e Hamburgut “Evropa shkruan…”.

 

 

Marrë nga Gazeta Shekulli


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa