Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

 

Presidenti i Kosovës takohet me Moisiun dhe Nanon. Sot takime të tjera

Rugova: Shqipëria të na mbështesë për pavarësinë

Kosovës duhet t’i njihet pavarësia nga komuniteti ndërkombëtar dhe Shqipëria duhet ta mbështesë këtë kërkesë në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, pas takimit me Moisiun, në vizitën e tij të parë pas shtatë vitesh në Tiranë. Në këtë linjë, ai ka theksuar në një prononcim për gazetarët se duhet që procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës të përshpejtohet, pasi një gjë e tillë do të qetësonte rajonin dhe do të hapte perspektivën e integrimit evropian të saj. Kështu, kjo temë por edhe zgjedhjet në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe dhe projektet e përbashkëta në infrastrukturë kanë qenë pikat kryesore të bisedës Rugova – Moisiu. Presidenti Moisiu ka theksuar se biseda ishte e frytshme dhe ai vetë kishte rënë dakord se përcaktimi i statusit të Kosovës është jetik për Kosovën, forcon institucionet dhe izolon ekstremistët e të dyja palëve. Moisiu ka vlerësuar rolin e Rugovës, si rol historik gjatë më shumë se një decade, në mbrojtjen dhe përfaqësimin dinjitoz të popullit të Kosovës dhe aspiratave të tij për liri e pavarësi. Ai ka njohur progresin e institucioneve në Kosovë, dhe e ka siguruar presidentin e saj që edhe komuniteti ndërkombëtar e njeh këtë progres, siç pohoi edhe kryeadministratori Petersen. “Shqipëria është e vendosur në qëndrimin e saj se zgjidhje e plotë dhe përfundimtare për Kosovën është përcaktimi i statusit të saj“, ka vërejtur Moisiu.

Nga ana e tij, presidenti Rugova vlerësoi rolin e Shqipërisë në ngjarjet në Kosovë dhe theksoi se vizita e tij nuk mund të quhet e vonuar dhe as e lidhur me ndonjë fushatë politike në të dyja vendet. Ai ka vënë në dukje se nga shteti shqiptar pret mbështetje në përshpejtimin e statusit final të Kosovës, meqë pas dy javësh mblidhet edhe Grupi i Kontaktit.

Nano - Rugova, sfida e përbashkët drejt BE

“Rugova ka një kontribut të jshtëzakonshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës, të çështjes kombëtare dhe në konsolidimin e Kosovës demokratike”. Kështu ka deklaruar kryeministri Nano gjatë takimit me presidentin e Kosovës, duke theksuar se “vizita e presidentit Rugova në Shqipëri do të na ndihmojë të gjithëve të kuptojmë më mirë Kosovën e re dhe marrëdhëniet e reja midis shqiptarëve në rrugën e plotësimit të angazhimeve për integrim euratlantik”. Nga ana e tij Rugova e ka falënderuar Nanon për mikpritjen duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkpunojnë në të gjitha fushat në rrugën e integrimit në BE. “Objektivat tona, të Kosovës dhe të Shqipërisë, janë Bashkimi Evropian dhe unë insistoj që pavarësia formale-juridike e Kosovës të njihet më parë dhe ne së bashku të integrohemi në BE, si dhe vendet e tjera, gjithmonë në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë shumë ngushtë së bashku”, tha Rugova.

Rugova, sot “Honoris Causa”

Presidenti Rugova falënderoi presidentin Moisiu për ftesën dhe u shpreh mjaft i kënaqur për vlerësimin e shprehur prej tij, kur e ka propozuar për të marrë titullin “Doctor Honoris Causa”. Këtë titull ai pritet ta marrë sot në Universitetin e Tiranës.


Panorama
10-Shtator-2004


 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa