Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


"Buldozeri" i Pavarësisë së Kosovës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pavarësia e Kosovës, ishte tema kryesore, e cila, dominojë në të gjitha këndëvështrimet për më se pesë orë, në një debatë të "zjarrëtë" në Kongresin Amerikan, nga përfaqësuesit e shtetit amerikan, përfaqësues të Qeverisë serbe, përfaqësuesve të Kosovës dhe të një institucioni prestigjoz jo qeveritar amerikan: Institutit Amerikan për Paqe. Senaca e dëgjimit u zhvillua dj, në Capitol Hill - Komitetin për Marrëdhënie Nderkombëtare - të Kongresit, të Mërkurën më 18 Maj 2005. Në senacën dëgjimore morën pjesë rreth 20 kongresmen amerikan, antarë me poste në Ligjastaturën 109 të Komitetit për Marrëdhënie Nderkombëtare të Kongresit . Ky dëgjim ndër më të mëdhat e mbajtur ndonjëher kohët e fundit, ishte i ndarë në tre panele. Ai filloi më orën 10:30 të mengjesit me kohën e këtueshme, në 2172 Rayburn House Office Building në Washington, dhe përfundoj më orën 13:30 të pasdites.

Seanca dëgjimore kushtuar Pavarësisë së Kosovës ose e quajtur ndryshe me gjuhën diplomatike, Statusi final i Kosovës, ishte i përqëndruar në moton: "Status para Standarteve" apo "Standarte para Statusit". Në panelin e parë debatuan ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns dhe ish sekretarja e kandidatit për president zonja Ricardel. Në panelin e dytë dëshmuan Ipeshkvi Mark Sopi, At Lush Gjergji, Ph.D., Ardian Gjini dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Në panelin e tretë dëshmojnë në këtë seancë, zoti Daniel Serwer zvedespresident dhe Drejtor për Paqe dhe Stabilitet në Institutin Amerikan për Paqe, ish Ambasadori grek në Washington D.C. Rondos, zëdhënësi i presidentit serbo-malazes në SHBA Juriçeviç, prifti katolik nga Beogradi Djordeviç dhe biznesmeni shqiptaro - amerikan Hajdar (Harry) Bajraktari.

Paneli i Parë

Në panelin e parë në këtë seancë dy përfaqësuesit e Qeverisë amerikane Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike Nicholas Burns dhe ish sekretarja e kandidatit për president zonja Ricardel paraqitën disa nga pikëpamjet e Qeverisë amerikane lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Burns dhe Ricardel gjatë dëshmisë shfaqen hapur dhe dhanë sinjalet e para për një ripërtëritje të fokusimit të administratës së Bushit mbi statusin e ardhshëm për Kosovën. ShBA tha Burns që në fillim se do të bashkëpunojnë ngushtë me BE dhe OKB në proçesin e statusit.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns, i kushtoji rëndësi të veçantë asaj se SHBA do të bashkëpunojë me BE dhe OKB në procesin e statusit, duke e përshkruar ato sikur "janë njëra dorë dhe SHBA dora tjetër" në zgjidhjen përfundimtare të statusit final. Ai tha se tash duket se koha ka ardhur për negociata mbi statusin final të Kosovës, pa marrë parasysh një vlerësim që pritet të bëhet nga Kombet e Bashkuara, rreth progresit të shënuar drejt normave demokratike. Ai tha se statusi aktualisht i papërcaktuar i Kosovës nuk është më i pranueshëm.

"Kosova, është ndoshta çështja më e vështirë që mbetet për t'u zgjidhur në rajon. Ne besojmë se status quo-ja e statusit të papërcaktuar të Kosovës, është e paqëndrueshme, e padëshirueshme dhe e papranueshme. Nuk kënaq asnjë nga palët dhe asnjë nga rajoni," tha Burns. Por edhe nëse standardet e përmendura më sipër kanë përparuar sa duhet apo jo, ne mendojmë se Kosova është pjekur për negociata. Sipas tij, Kombet e Bashkuara pritet të bëjnë më vonë këtë vit vlerësimin e përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe. Por edhe nëse standardet e përmendura më sipër kanë përparuar sa duhet apo jo, ne mendojmë se Kosova është pjekur për negociata. Nëse ky vlerësim është pozitiv, dhe ne kemi besimin se do të jetë pozitiv, atëherë ne do t'i kërkojmë Kofi Ananit të caktojë një zyrtar të lartë evropian në vjeshtë i ndihmuar ky edhe nga një diplomat i lartë amerikan që do të caktohet nga presidenti Bush për të kryer bisedime për statusin përfundimtar," tha Burns.

"Ne duhet të përfundojmë punën për sheshimin e konflikteve që nuk i ka lejuar vendet e Ballkanit të shënojnë përparim politik dhe ekonomik ashtu si fqinjët e tyre. Ne dhe aleatët po hyjmë në një fazë të re në politikën tonë ndaj Ballkanit, një fazë që synon të përshpejtojë integrimin e këtij rajoni në familjen evropiane dhe institucionet euro-atlantike. Sekretarja Rajs, tha zoti Burns, më ka kërkuar të shkoj në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë si dhe në Bosnjë në fillim të muajit të ardhshëm për të ritheksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të rajonit si dhe për të nxitur udhëheqësit vendorë të bëjnë përparim më të madh në në çështjet e pazgjidhura," tha nënsekretari amerikan i shtetit.

Burns tha se nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës. Beogradi ka paraqitur pozitën e tij ku kërkon që Kosovës t'i njihet më shumë se autonomia, por më pak se pavarësia. Popullsia shqiptare e Kosovës këmbëngul për pavarësi të menjëhershme dhe pa kushte. Gjetja e një kompromisi ndërmjet këtyre qëndrimeve do të jetë një sfidë e vështirë. Burns tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se procesi duhet të udhëhiqet nga një figurë e lartë politike evropiane, e emëruar nga OKB në konsultim me Grupin e Kontaktit. Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të ofrojnë një diplomat të lartë amerikan si zëvendës të tij dhe sekretarja e shtetit Rice po shqyrton kandidaturat e mundëshme për këtë post.

Roli i Beogradit në këtë proces, theksoi nënskretari amerikan i shtetit, duhet të jetë angazhimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv. Çdo vonesë e panevojshme ose pengesë do të na bënte të rishikonim rolin e Beogradit. "Ne, tha zoti Burns, i bëjmë thirje Beogradit të mbështesë serbët e Kosovës për t'u kthyer në Parlament dhe për të rifilluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet dhe jetën politike në Kosovë, duhe i dhënë fund izolimit të imponuar nga Beogradi". Cilido qoftë statusi përfundimtar i Kosovës, Beogradit do t'i duhet të pranojë ndryshimet krahasuar me situatën para vitit 1999 . Proçesi për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës u jep mundësi Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë Serbinë të kthehet në gjirin e Evropës ku i takon të jetë, tha nënsekretari amerikan i shtetit Nik Burns ish ambasadori i SHBA në Athinë, aktulishtë përfaqësuesi zyrtar i Qeverisë amerikane, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje politike.

Paneli i Dytë

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopi, gjatë dëshmisë në Kongresin Amerikan tha se Shikoni lufta në Kosovë është e paparnueshme të quhet luftë fetare. Ajo tha ai nuk ka qenë as luftë ndëretnike dhe as fetare, por ka qenë diçka më tepër, që do të thotë, politike. Politike, sepse edhe populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, dëshiron të ketë liri, si popujt e tjerë, të jetojë dhe të veprojë në liri. Ngaqë e ka dëshiruar këtë, ka arritur deri në konflikt. Për një luftë fetare kurrsesi nuk mund të flitet, pasi nuk ka patur diçka të tillë, për të cilën do të kishim aluduar se ka qenë luftë fetare. Kështu që u shpreh Imzot Mark Sopi , Pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropë e botën.

Dr. don Lush Gjergji nga Kosova, prifti katolik shqiptar, zv/Ipeshkvise Shkup-Prizren, e fillojë dëshmin e tij në këtë seancë dëgjimore, duke treguar origjinën e Nënë Terezes, dhe mbi shkrimet e tija rreth biografisë së saj. Ndër të tjera ai tha se: "Nga historia dhe eksperienca jo rastësisht tek shqiptarët lindi dhe doli e Lumja Nëna Terezë Bojaxhiu, e cila, nga përvoja familjare, famillitare, fetare dhe kombëtare e kuptoi univesalizimin, plularizmin, bashkimin në dallime, dhe fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë tejkalonte çdo kufi dhe ndasi në mbarë botën. Kosova, si model bashkëpunimi, bashkëjetese, dialogu, faljeje, pajtimi, është sfidë e jona por edhe e miqëve tanë, pra e gjithë atyre që janë në Kosovë për të mirën e përbashkët. Me zemër falëmderojë kryetarin Hyde, kongresmenin Lantos, e Rohabarcher, dhe të gjithë antarët e tjerë për vëmendjen. Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën! dhe Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e Kosovës dhe botës, përfundoj fjalën e tij Don Lush Gjergji, Parson and Vicar General - Catholic Church.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ardian Gjini, tha se është një përvilegj i madh dhe krenari të dëshmojë para Kongresit Amerikan. Vendi im Kosova, i gjithë populli i saj paguan mirënjohjen e lartë dhe respektin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për demokracinë amerikane dhe popullin e saj. Nësaj të rolit dhe kontributit tuaj ne kemi zhvilluar zgjedhje demokratike të cilat kanë qënë model në rajon si të lira, të drejta, e të ndershme. Të njohura këto nga të gjitha partitë dhe nga të gjithë vëzhguesit ndëkombëtar.

Shirli Cloyes – DioGuardi, këshilltare e çështjeve Ballkanike pranë Lidhjes Qytetare Shqiptaro- Amerikane, e fokusoi dëshmin e saj tek vitaliteti i intereseva të SHBA në Europen Juglindore. Eshtë në interes vital të SHBA të tregojnë se me të vërtet mbështesin demokratizmin e të gjithë shoqërisë, në ato vende që dolën nga rregjimi komunist dhe ultranacionalist. Interesat vitale të SHBA janë tek progresiviteti i popullit shqiptar në zemër të Evropës. Gjithashtu është në interes të SHBA të mbështes lirinë dhe zhvillimiet demokratike në Shqipëri, e cila ka një popull nga më pro-perendimoret, pro-amerikanet nga të gjithë popujt e JugLindjes së Evropës. Kjo tha ajo u dëshmua edhe pas ngjarjve të 11 shtatorit 2001 edhe në koalicion ndërkombëtar kundra terrorizmit; kur shumë serbë, sllavë, grekër dhe rusë vallëzonin rrugëve të kryeqyteteve të tyre, shqiptarët derdhinin lotë e luteshin me qirinjë duke thënë "We are with you".

Paneli i Tretë

Në panelin e tretë i pari e mori fjalën zoti Daniel Serwer, zevendespresident dhe Drejtor për Paqe dhe Qendrueshmeri në Institutin Amerikan për Paqe. Ambasadori grek Rondos i akuzoi rëndë shqiptarët si të vetmit nacionalista ekstremistë në Ballkan. Ai hodhi pyetjen se nëse do të dish se ku ka nacionalizëm ekstrem? - "atë e gjenë vetëm tek kombi shqiptar" thotë greku Rondos. Zëdhënësi i presidentit serbo-malazes në SHBA Juriçeviç, tha se Sërbia nuk është më ajo e Millosheviçit. Serbia sipas tij është një vend demokratik që ka shumë mundësi Kosovës t'i japë autonomin edhe më shumë të drejta. Prifti katolik nga Beogradi Gjorgjeviç u ankua se shqiptarët e Kosovës kanë djegur kishat sërbe gjatë trazirave të vitit të kaluar.

Kongresmeni Robert Wexler tha se në Beograd ai ka parë dy qëndrime krejt të ndryshme për Kosovën. Ai tha se sapo ishte kthyer nga një vizitë që i kishte bërë Beogradit dhe se kishte vrejtur atje gjatë takimeve që ndryshe të ishin mendimet e Tadiçit dhe krejt ndryshe ato të Koshtunicës. Në këtë menyrë tha ai pyetja është: se kujt i duhet besuar në zgjidhjen e kësaj çështeje? Lantosh e përshkroi në detaje rrugën e sigurtë që po ndjek Kosova tani për të merituar ashtu si shumë vende të tjera të botës, shumë më të vogla se sa Kosova, pavarësinë. Dana Rohrabacher i hodhi poshtë me argumenta dhe fakte te pakundershtueshme dëshminë e ambasadorit grek Rondos, zëdhënësit të presidentit serbo-malazes në SHBA-s Juriçeviç dhe të priftit nga Beogradi Gjorgjeviç.

Kongresmeni Rohrabacher pyeti ata se: "Kush e ka sulmuar deri më tani Serbinë me tanke, ushtri dhe djegëje e shkatërrime, siç i ka sulmuar Serbia Kroacinë, Bosnje Hercegovinen dhe së fundi Kosovën? Rohrabacher është i mendimit se SHBA, kampioni i lirisë e demokracisë, nuk duhet kurrësesi të marrin mësime se si jepet liria e demokracia popujve të tjerë , por duhet t'u servirin atyre modelet amerikane të demokracisë e lirisë. Eliot Engel u kërkoi me këmbëngulje serbëve që ata t'a njohën të parët pavarsinë e Kosovës , sepse kjo çështje tregon se me të vërtet Serbia dëshiron të futet në familjen Evropiane, të bëhet antare e NATO, e Bashkimit Evropian dhe mike e SHBA; dhe se pavarsia e Kosovës është në të mirën e vetë Serbisë.

Biznesmeni i shqiptaro - amerikan Hajdar (Harry) Bajraktari, antar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, tha se Kosova është një vend pa ekonomi te qendrueshme. Në termin e GDP për njeri, Kosova ka ekonomine më të varfër në Ballkan. Mbi 37% e popullsisë klasifikohet e varfër. Me një pagese ditore me më pak se sa 1.42 euro në ditë dhe 15 % e tyre janë nën nivelin e varfërisë me 0.93 euro në ditë. Problemi i privatizmit, tha ai është më tepër një çështje politike se sa ekonomike. Gjatë 8 muajve të kaluar unë dhe partneri im (Rustem Geci) kemi investuar në Kosovë në katër biznese dhe nga eksperienca kemi parë se atje ka shumë burokraci. Pavarasia, perfundimidht tha Bajraktari, është termi që do të risë fuqinë ekonomike, jep progres dhe e lidh Kosovën me të gjitha institucionet monetare e finacire ndërkombëtare në botë.

Beqir Sina

BOTA SOT
19-05-2005



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa