Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

 

Dëshira serbe për ringjalljen e Marsit

Gjergj Buxhuku

Tashmë që vëmendja e SHBA është e përqëndruar kryesisht në ngjarjet e Irakut dhe Lindjes së Mesme dhe natyrshëm Ballkani është më I vecuar në gjeostrategjinë amerikane, Beogradi mendon se është krijuar terren I përshtatshëm për të realizuar qëllimet e veta në Kosovë. Shkau është në dyer. Në tetor Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme dhe si rrjedhim është një cast në të cilën serbët do të mundohen me të gjitha mënyrat për ti minuar dhe për ti treguar botës se shqiptarët nuk janë të aftë të qeverisen edhe me ndihmën e botës, aq më pak të krijojnë shtetin e tyre. Një shtet, që nëse do të krijohet sipas tyre, nuk mund të jetë vecse një plagë e hapur antidemokratike, terroriste dhe raciste në gjirin e Europës. Po,r për të vërtetuar sa më sipër duhen shembuj dhe prova për të cilën sic duket Beogradi nuk ka hequr ende dorë dhe po vepron mesa mundet. Edhe pse vetë Serbia sot paraqitet në ditët e saj më të këqia si pasojë e problemeve të jashtëzakonshme të brendshme politike, ekonomike, sociale dhe deri të integritetit territorial.
Skenari sic duket ka kohë që është përgatitur dhe tashmë po vihet në veprim. Janë disa veprime të Beogradit që ja vlen të merren parasysh. Përmendim deklaratën e serbëve të Kosovës, që me insistimin e drejtëpërdrejtë të shefave të tyre në Serbi kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit 2004. Pavarësisht se institucionet ndërkombëtare kanë ngulmuar për të kundërtën. Veprimi I dytë që duhet shënuar është deklarata e ditëve të fundit e qeverisë serbe se në Kosovë shqiptarët po përgatisin sulme të reja kundër serbëve të ngjashme me revoltata e marsit të këtij viti. Deklarata në fjalë për nga mënyra e shprehjes të kujtonte më tepër se një shqetësim fallso të tyre një dëshirë të thellë që ngjarjet e marsit të përsëriteshin. Pikërisht një veprim I tillë të shtyn të nedosh se në ngjarjet e marsit dora e zgjatur e shërbimeve serbe ka qenë e pranishme thellësisht. Një arsye më shumë për të kërkuar edhe njëherë tjetër nga institucionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK dhe NATO për të nxjerrë me cdo kusht organizatorët e vërtetë të revoltave të përgjakshme të marsit të këtij viti, që e shënuan me notë negative reputacionin e shqiptarëve të Kosovës në botë me asojë përfitimin e drejtëpërdrejtë të Beogradit. Por, këtu e kemi fjalën vetëm në ata që I hodhën benzinë zjarrit, që kishte shumë kohë që po zjente në Kosovë. Dhe pikërisht në revoltat e marsit tashmë që Beogradi me gëzim prêt të përsëriten është rasti që të gjithë përfaqësuesit e kombit shqiptar duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të nxjerrë para botës shkaqet e vërteta dhe dorën e zgjatur serbe.
Psh është e cuditshme derdhja në një lumë të pandërprerë akuzash mediatike ndaj shqiptarëve në trazirat e marsit 2004 në Kosovë jo vetëm e serbëve dhe aleatëve të tyre historikë, por edhe e një numri të madh analistësh, gazetarësh dhe politikanësh të Shqipërisë dhe vetë Kosovës. Ndërsa për të parët është e kuptueshme sulmi, si pjesë e strategjive të tyre të mirënjohura për të marrë rolin e shumë kërkuar dhe të preferuar të qingjit të pafajshëm ndaj ujqërve mizorë shqiptarë, në sytë e opinionit publik dhe politikës ndërkombëtare, ajo cka nuk të le shije të mirë është sulmi I tanëve ndaj popullit të tyre.
Sepse, përpara se të dënojmë ashpër dhe pa u menduar dy herë kur vjen fjala te shkatërrimet e pronës së qytetarëve me kombësi serbe dhe objekteve fetare të tyre, duhet të sqarojmë veten, popullin tonë fillimisht dhe më pas të mundohemi të sqarojmë edhe të huajt se revoltat e kosovarëve janë thellësisht të ndryshme dhe në asnjë mënyrë nuk mund të krahësohen me raprezaljet serbe të njëqindvitëshit të fundit, që kulmuan me fundvitet e shekullit që shkoi. Shkaku është I thjeshtë dhe I kuptueshëm nga të gjithë: dhuna serbe ishte ideuar, ndërtuar dhe ekzekutuar drejtëpërdrejt në mënyrë të përsëritur në mijëra raste dhe kundrejt një populli të gjithë nga struktura shtetërore të mirëfillta, me synim të qartë për spastrim etnik. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë shtet të tyrin që mund të organizonte minimalisht dicka të përmasave të ngjashme më genocidin sistematik serb.
Harrohet se pjesëmarrësit e revoltave ishin të rinj që perspektivën e tyre e kanë krejt të errët në Kosovën me status të papërcaktuar. Në Kosovën që ka afër 60% të papunë, me të ardhura të papërfillshme jetese edhe për ata që quhen të punësuar, me nivel varfërie shumë të ukët, rron vetëm me paratë e emigracionit, shpresën për zhvillim dhe jetësë më të mirë e ka zero, etj.etj dhe gjithcka ndodh në kohën kur administratorët e huaj marrin shpërblime të jashtëzakonshme prej dhjetra mijëra dollarësh në muaj. Natyrisht, me preteksin se vendi është I rrezikshëm. Pa konsideruar këtu korrupsionin galopant të administratorëve te huaj, të provuara në shumë raste nga vetë ata sidomos në sektorë strategjikë.Si për të vërtetuar se situata shpërthyese në Kosovë kishte arsye të thella si pasojë e përplasjes së interesave të ndryshme në një pjesë tyë madhe antishqiptare në Kosovë, UNMIK menjëherë pas revoltave të marsit vendosi rifillimin e procesit të valës së tretë të privatizimit të sektorit publik në Kosovë. Proces jetik që kishte më shumë se 1 vit që bllokohej pa asnjë arsye nga administratorë të huaj për interesa antishqiptare dhe natyrisht edhe korrupsioniste. Privatizimi është procesi, që në kushtet e Kosovës ku statusi I pacaktuar pengon marrjen e oksigjenit financiar standart të huaj të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, shfaqet me rëndësi jetike.
Dëshira e madhe e Beogradit për destabilizimin me cdo formë të Kosovës përpara zgjedhjeve të tetorit 2004 dhe sa më shpejt që të jetë e mundur në kohën kur vëmendja e botës është tjetërkund, nuk duhet të realizohet. Sic duket edhe faktori ndërkombëtar e ka të qartë tashmë se kush qëndron prapa revoltave të kryera dhe të ndjellura. Por, edhe institucionet mbarëshqiptare duhet ti tregojnë botës të vërtetën e Kosovës. Deri më sot nuk e kemi bërë ashtu sic duhet. Deshira serbe për rindezjen e revoltave në Kosovë nuk duhet të plotësohet në asnjë mënyrë.


28-Gusht-2004


 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa