Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Risillet në jetë një koleksion me flamuj kombëtar

Nga 13 flamuj, 11 janë të praktikuar gjatë periudhës 1914-1928

Kohët e fundit me interesimin e restauratorit të Akademisë së Shkencave Dr. Frederik Stamati, po risillen në jetë një koleksion flamujsh shqiptar të praktikuar në jetën politiko-shoqërore në gjysmën e parë të shekullit XX.
Koleksioni është një pasuri relikesh historike të ruajura pa vëmendje si mall magazine për rreth 50 vjet.
Koleksioni në gjendjen që ruhet përbëhet rej 13 flamujsh, nga këto përcaktohen saktësishtë, që 11 janë flamuj të lartësuar nga instituconet shtetërore, shoqata kombëtare e formacionet ushtarake të shtetit kombëtar shqiptar në vitt 1914-1928.
Pyetja, se nga vjen ky koleksion i $mueshëm me ngacmoi, që para një viti, kur filluan të restuarohen, por pa ju njohur koha, se kur u përdoren.
Koleksoni i flamujve është dorëzuar në vitin 1946 në arkivin e Insitutit të Shkencave nga një person, që as emëri nuk i është shenuar. Në vitin 1957 me interesin e Rrok Zojsit, ky koleksion kaloi në fondin e sektorit të etnografisë të Insitutit të Historisë dhe Gjuhësisë, me porosi, që të ruhen, se janë vlera të historisë tonë.
Meqenese asnjëri prej tyre nuk lidhej me rezistencën e luftën kundra pushtuesve të viteve 1939-1944 ata nuk i mori Muzeu i Luftës, që u krijua në Tiranë, dhe të ngelura në një qoshe të depove të fondeve të Insitutit të Kulturës Popullore, rastësishtë i “rizbuloi” restuaratori Frederik Stamati, i cili konstatoi gjendjen e tyre tepër të dëmtuar nga magazinimi i pakujdesshëm dhe mori vendimin ti restuarojë.
Të dhënat për këto relike të $mueshme, që mblodhëm, na bindin, se janë pjesë e pasurisë së koleksionistit të famshëm shqiptar E$rem Vlora. Nga shtypi i viteve të para të shekullit XX njihemi, që ai ruante në shtëpi një flamur të dhuruar atij nga Aladro Kastrioti në fillim të shekullit XX dhe ruante dhe shumë flamuj të periudhës 1912-1939, të cilat falë dhe mundësive të tija financiare i blinte. Nga kujtimet e një të moshuari vlonjat kemi dëshmi, që këtë kolekson flamujsh e ka parë në shtëpinë-muze të E$rem Vlorës në vitete Luftës së Dytë Botërore. Dhe po, ashtu kemi dëshmi gojore, që një sasi flamujsh kombëtar, të marra nga shtëpia e koleksionistit vlonjat ju dhuruan drejtuesve të Konferencës të Rinisë Antifashiste Shqiptare në vitin 1944. Kjo është rruga e tyre deri në dorëzimin në Insitutin e Shkencave në vitin 1946.
Koleksioni përbëhet nga 2 flamuj që janë përdorur para vitit 1912 dhe kanë simbole të administratës së Perandorisë Osmane. Njëri prej tyre ka elemente të percaktohet si flamur Sangjaku, por është tepër i dëmtuar, pas restuarimit mundet të jepet një mendim më i saktë. Një flamur është i vitit 1914 dhe i përkiste Princ Vidit. Një flamur është i shoqatës “Atdheu” i qytetit të Durrësit i vitit 1919. Gjashtë flamuj janë të perdorur nga institucionet shqiptare dhe nga formacionet ushtarake të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare në periudhen 1924-1928. Një flamur është i bandës muzikore “Vatra”. Për dy flamuj të tjerë të kleksionit mbetet të studiohen, pasi të perfundoi restuarimi. Pengesë është fakti që për periudhën 1912-1922 nuk kemi një aktzyrtar për formën grafike të unifikuar të shqiponjës së flamurit kombëtar. Vetëm me 2. 6. 1922 u muar një vendim zyrtar për këtë $eshtje, por edhe ky vendim pati moszbatim në disa raste deri në vitin 1927 kur u unifikua saktësishtë forma grafike e flamurit kombëtar shqiptar.
Një nga flamujt e koleksionit është flamuri i Princ Vidit, i cili është relike e ve$antë e unikale dhe i perdorur në oborrin e kreut të shtetit shqiptar në vitin 1914. Flamuri ka shqiponjë dykrenare me ndryshime thelbësore nga ajo e flamurit të Ismail Qemalit të vitit 1912, dhe mbi trupin e shqiponjës është një pallua me ngjyrë të bardhë (ngjyrë argjendi), që ishte simboli heraldik i familjes Vidi. Ky flamur është sipas zakonit të familjeve princërore mbretërore, e në këtë hulli edhe Princ Vidi në pallatin e tij qeveritar e në rezidencën familjare praktikoi flamurin zyrtar shqiptar me shtesën e simbolit të familjes së tij. Flamuri i Princ Vidit është i dëmtuar në disa pjesë, ndoshta me gjurmë plumbash si rezulta i ngjarjeve të ditëve të fundit të qeverisjes, por kjo na fakton, që flamuri është përdorur në pallatin e tij. Pas ikjes së Vidit nga Shqipëria, shumë mobilje të pallatit u shitën në Korfuz, disa nga ato i bleu E$rem Vlora. Ky fakt na perforcon bindjen, që ky koleksion me flamuj, vlera të historisë tonë kombëtare kanë dalë nga pasuria e koleksionit të mbledhur me pasion e mundime nga atdhetari vlonjat. Për saktësime të mëtejshme duhet ndjekur dhe rruga e vazhdimit të hulumtimeve në arkiva, ku ruhen fonde me dorëshkrime të E$rem Vlorës, dhe në këtë drejtim ka dhe gjurmë të zbulohet edhe vendruajtja e flamurit kombëtar shqiptar të ngritur nga Kuvendi Kombëtar në Vlorë me 28 nëntor 1912.

Për Shqiperia.Com
Jaho Brahaj

 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa