Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Kodra: "Pikaso adhuronte Shqiperine"

Anduela NIKA
Endrra e tij per te shkelur edhe nje here token, qe i fali ndjesite e para te nje artisti, arriti te materializohej rreth 48 ore me pare. Nderkohe qe etja e publikut shqiptar per te pare veprat e ketij gjeniu, do te mund te shuhet vetem sot ne mbremje. Ekspozita "Retrospektive", e Ibrahim Kodres, perfshin 40 punime te perzgjedhura nga viti 1951 deri ne ditet tona. Dalja nga kornizat e nje arti te cunguar e ka bere "primitivin e civilizimit te ri", nje gjeni avangard te shperberjes dhe rikompozimit te artit te tij, i cili ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes. "Kenaqesia ime me e madhe ishte, te shihja edhe nje here vendin tim, Shqiperine. Vendi, qe me ka dhene pershtypjet me te medha dhe ku kam gjetur inspirimin e artit tim", ka pohuar piktori Ibrahim Kodra gjate nje konference per shtyp, ne Galerine e Arteve ne Tirane. "Gjithmone e kam thene dhe e gjithe bota e di, qe Kodra eshte shqiptar. Piktura ime eshte e bazuar ne parimet e mesimeve qe kam marre ne Shqiperi. Edhe Pikaso e donte shume Shqiperine, 'Sa mire qe je shqiptar ti Kodra!', me thoshte. Ishim miq te mire, e vleresonim reciprokisht artin e njeri-tjetrit", ka deklaruar. Duke kaluar nga Shqiperia ne Milano, artisti nuk eshte korruptuar as eshte c'ekuilibruar; c'rrenjeizmi e ka ndihmuar te kuptoje me mire ate qe donin te benin mjeshtrat e medhenj dhe ate qe mbante nga pas, te qenit shqiptar.

Ajo qe ka habitur me shume kritiket boterore, ka qene fakti se nje artist me kulture te ndryshme, qe ka akses ne tokat e artit europian eshte gati per te imituar, te sforcoje tonet e zerit te tij, te jepet i gjithi. Nderkohe qe Kodra ka zgjedhur rrugen e perballjes me kritiken, e cila i ka forcuar shijen, madje nevojen per te qene me pjesen e paeleminueshme te shprehive te tij te vjetra. "Kur vi ne Shqiperi me duket se vi ne shtepine time, ose e thene ndryshe si ne parajse. Nuk ka vend me te bukur se ky.

Sot neqoftese kam nje fare emri ia dedikoj vendit tim, popullit, njerezve qe me edukuan dhe bene qe une te eci perpara", ka deklaruar me tej Ibrahim Kodra. Punimi me i fundit te tij eshte nje portret i Nene Terezes. "Madhesia e saj nga pikpamja hyjnore, humane i ka kaluar te gjitha limitet e njerezimit. Per mua emri i Nene Terezes eshte i barabarte me ate te nje engjelli".Europianizmi i artit te tij ka dale nga meditimi dhe leximi i kujdesshem i Kubisteve dhe i Pikasos. Veprat e tij, te karakterizuara nga tonalitete ngjyrash uniforme dhe nga thjeshtesia gjeometrike, pasurohen dhe nga elemente greko-orientale, te cilat i gjen ne temat e preferuara te artistit: forma totemike, idhujt, muzikante dhe peizazhe, te dashurua dhe te rijetuara ne memorien e Kodres, tashme 80 vjecar. Besnik i origjines se tij, inspirimeve te para natyrale, e gjitha kjo pavaresisht nga funksionet e panumerta, qe rrethojne universin. Me embelsine e tij, Kodra ka dale ne krye te nje kombinim shume te veshtire, ku mbreteronte tradita dhe shpirti modern, 11 vende qe e kane adoptuar dhe nje vend i vetem, vendlindja e tij Shqiperia, qe dilte nga shkaterrimi dhe dhimbja. Ne kete menyre eshte bere trasmetues, por pa hequr kurre dore nga aktualiteti, e konsideruar si pjesa me e vertete e zemres se tij. Te qenit i huaj e vinte ne nje pozicion te privilegjuar, i mbrojtur nga pasionet me te nxehta dhe te furishme ne tablone e perjetshme te njeriut. Me pak fjale nje albiter dhe ne te njejten kohe nje krijues, i cili i hidhte rrjetat e frymezimit ne nje kontekst te zgjidhur nga labirinthet e shkollave dhe te kodeve zyrtare. Te gjithe kete, spektatori mund ta nxjerre dhe nga nje meditim vetiak: mjafton te vihet perpara pikturave te tij, per te pare se si Kodra ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes. Avanguarda-vecanerisht Kubizmi, i mesuan rendesine e shperberjes se objekteve; Kodra do te kujdeset per rikompozimin e tyre, ne nje lloj kuadri te pergjithshem, ne te cilin kritikut i duhet gjithnje te debatoje temen e marredhenies mes thyerjes dhe kompozimit.

Ekspozita

Ekspozita "Retrospektive", e Ibrahim Kodres, e cila do te hapet celet sot ne mbremje ne Galerine e Arteve ne Tirane, perfshin 40 vepra te zgjedhura nga viti 1951 deri ne ditet e sotme. Ne mes tyre jane vepra, qe kane bere epoke si: "Kompozicioni" i vitit 1951, "Muzikanet" e 1961. "Lufta per pushtet" e 1972, "Lufta per paqe" e 1995, "Shqiperia fantastike" e 1997 etj. "Ekspozita e Kodres, e kuruar nga Demetrio Patitucci, perben nje eveniment shume te madh jo vetem per galerine, por dhe per kulturen shqiptare. Ne i kemi marre te gjitha masat per sigurimin e veprave, te cilat kane vlera jo vetem artistike por edhe materiale", ka pohuar per "Korrieri", drejtori i Galerise se Areve ne Tirane, zr.Abaz Hado. Pervec piktuarve origjinale te Kodres, do te shfaqen dhe 30 vepra te realizuara nga piktore italiane, nen drejtimin dhe autoritein e vete Kodres. Ato jane dhurate per vendin tone nga ana e piktorit. Nje pjese e tyre do te ekspozohet ne Galerine e Arteve ne Tirane dhe nje pjese tjeter ne Galerine e Arteve te qytetit te Durresit.

Edhe nje here rikthim tek rrenjet

Edhe pse 80 vjec dhe me nje gjendje jo shume te mire shendetesore, Ibrahim Kodra eshte rikthyer per te vizituar edhe nje here vendin e tij. I mberritur ne Tirane dy dite me pare, Kodra ka patur nje sere takimesh me intelektuale, artiste, gazetare dhe me kuratoret e ekspozites se tij, e cila do te hapet sot ne mbremje ne Galerine e Arteve ne Tirane. Sot ne mesdite ai do te takohet me Ministren e Kultures, Rinise dhe Sportve znj. Arta Dade, me kryetarin e Bashkise se Tiranes, zr.Edi Rama dhe Kryeministrin e Shqiperise, Fatos Nano. Neser piktori Kodra do te takohet me Presidentin e Republikes zr. Alfred Moisiu. Do te beje nje vizite ne qytetin e Durresit. Galerise se Arteve te ketij qyteti do ti jepet emri Ibrahim Kodra. Ne diten e peste te qendrimit, do te behet nje udhetim me helikopter ne vendlindjen e artistit. Te shtunen Kodra do te takohet me artiste dhe personalitete te kultures ne Shijak. E diela do ti dedikohet shetitjes ne periferine e Tiranes. Per t'iu drejtuar serish Aeroportit "Nene Tereza" te henen, duke perfunduar keshtu dhe viziten tete ditore ne vendlindje.

 


Korrieri

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa