Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Kanuni i Lek Dukagjinit, zgjon interesin e me se 20 miljon shikuesve ne Amerike

WASHINGTON DC : Duke parë këtë emision, shikusi ynë besoj se do të kriojë edhe një imazh më të qart rreth vrasjeve në Shqipëri. Pasi, siç dihet në Shqipëri, sidomos këto kohët e fundit, ky fenomen është përhapur shumë. Vrasjet që po ndodhin atje janë jashtëzakonisht të shumta së bashku me akte të dhunshme, në politikë, familje e shoqëri, krahasuar me numrin e popullsisë, me popujt fqinjë, me ne ato e kalojnë çdo parashikimi dhe sfidojnë edhe ndonjë statistikë. Kjo ja vlenë, të thuhet për të gjithe ne e
Jo vetëm për të huajit që po e perceptojn Shqipërinë, përmes shtypit e ekranit të televizionit, ashtu siç do të jetë ky rastë në emsionin e këtij kanali televizivë amerikan "The National Geographic Channel" që ndiqet sipas statistikave amerikane nga 20 miljon shikues. Por, kjo vlenë patjetë më shumë edhe neve vetë shqiptarëve, që na duket se jetojmë në një realitet të dhunshëm dhe të dhimbëshëm. E këtë nëpërmjet lajmeve nga vendlendja po mesojmë çdo ditë, ku dhuna kohëve të fundit ka ardhur duke u shtuar dhe më
fatkqesi është se në Shqipëri, ajo nuk ka asnjë shënja se do të ndalet ndonjëher!?!.....

Pa bërë këtu krahasime me vitet, se 1991-92 ose 1997, vetëm t'i nënshtrohemi me bindje një realiteti paqësor si ky europian që jetojmë sot, dhuna në Shqipëri ka marrë përmasa dramatike dhe është një shqetësim mbar kombëtar.Vrasjet që ndodhin përditë, ato që janë "emocionale" të tipit prej vrasjeve nga më mafiozet. Si p.sh. qërime hesapesh mes bandave, hakmarrje, dhe vrasje për vjedhje e tjera, ndodhin në çdo vend ku ka varfëri dhe mungesë shteti si në Shqipëri. Në Shqipëri, mbetet i zbuluar një numër i madh vrasjesh në gjaknxehtësi, ato që në gjuhën juridike quhen "për motive të dobta", kemi pastaj një sërë vrasjesh për gjakmarrje, d.m.th. për kanun por që si të parat edhe gjitha vrasjet e tjera në Shqipëri, lidhen ngushtë me të dytat - me Kanunin.

Ditën e Hënë në 6 tetor 2003, ora 9:00 e mbrëmjes me kohën e Nju Jork(ut), në emisionin "Encore Presetation" të kanalit televizivë "The National Geographic Channel" në kabël, shfaqet për her të parë në SHBA-s, në një emisoni prej dy orë e 25 minuta, me tre tema nga më interesantet, të cilat do të trajtonë nëpërmjet studimit, hakmarrjen në disa vende të Botës. Ky emison i cili me këtë rastë ka marr si shëmbull i cil ido t'u referohet sekuencave televizive nga një studim që i ka bërë në Shqipëri "Kanunit të Lek Dukagjinit". Emisioni duke shfletuar kapitujt e "Kanunit të Lek Dukagjinit", do të tregojë ndër të tjera për shikuesin e madh amerikan, se në Shqipëri,një traditë shekullore e vrasjeve për hakmarrje - marrjegjaku,
që sipas Kanunit të Lek Dukagjinit quhet përndryshe"sherr gjaku", janë ringjallur me një mënyrë që familjet dhe personat që hyjnë në gjak, t'i zgjedhin mosmarrëveshjet e tyre të gjakmarrjeve të kaluara. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një gjykat kushtetuese në shtetin federal Teksas ka rivendosur një formë dënimi të vjetër e cila bënë të mundur që ndaj fajtorit të përdoret "turpërimi" Kriminelët, detyrohen të mbajnë shënja në publik që tregojn se sa krime dhe çfarë krimi kanë bërë ata që janë të detyruar t'i mbajn si dënim këto shënja. Dhe në një fshat Afrikan, në Togo tregohet se masmarrëveshjet zgjidhen duke përdorur ende
edhe sot një formë të vjetër drejtësie. Të akuzuarit dhe fajtorët vënë duart në vaj të nxehtë, pasi që të gjithë fshatarët mendojn se vetëm të fajshmit digjen.

Ky emision i realizuar nga National Geographic Society, që e ka qëndrën në kryeqytetin Amerikan, Washington DC; është një bashkëpunim i "The National Geographic Channel" dhe National Geographic Televizion me Film FoxCable Networks. Kanali Televizive"The National Geographic Channel" që do të jetë
transmetuesi i këtij emisoni të hënën, thuhet se vetëm gjatë vitit 2001, pati rreth 10 miljon shikues në të gjithë territorin e SHBA-s. Sot, ky kanal është një ndër kanalet më të preferuara në Amerikë, me 20 miljon shikues. Për të mësuar më shumë rreth këtij emisioni kushtuar gjakëmarrjes, dhe për të komuntuar ose sugjeruar diçka ju mund të kontaktoni në telefon ose të shkruani në këto adresa: Russell Howard, The National Geographic Channel Tel:202 - 912 6652, E Mail adres RHowrad@natgeochannel.com.Nord R.
Wennerstrom, the Fratelli Group, 202-8229491,NWennrstrom@fratelli.com. Catthy L. Saypol(national televizion contact), 212-288, Saypolpr@aol.com.

Gazeta BOTA SOT
Nga Nju Jorku (SHBA) BEQIR SINA




ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa