Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 
Një kamera e fshehtë do të zbulojë në sallën e Pallatit të Kongreseve "horlliqet" e artistëve. Aleko Prodani, Zef Deda, Edmond Halili, Silvana Braçe, Redon Makashi, Bujar Qamili, Behar Mera… e shumë të tjerë kanë mbetur "pengjet" e lojës së Arjan Çuliqit.

Artistët të zënë në kurth

Zefina Hasani
Artistët (ose më mirë të themi një pjesë e mirë e tyre) kanë rënë pre e kamerës së fshehtë. Nga një miku i tyre e pësuan…pasi i ka tradhtuar edhe ndonjë pjesëtar i familjes. Ai që ua dinte mirë pikat e dobëta, veset që i kanë e që nuk i kanë, nisi dy vjet më parë t"i gjurmonte në të përditshmen e tyre, t'i ngacmonte e të realizonte gjithë ç'deshte me ta. Ai që ua dinte "horlliqet" artistëve shqiptarë, nuk u shfaq vetë, në asnjë çast të këtij gjurmimi. Kishte caktuar një grup aktorësh amatorë shkodranë (të cilët askush nuk i njihte) dhe atyre ua vuri kamerën e fshehtë mbi shpinë. Grupi "Thumbi" mbërtheu kështu në kamera, për dy vjet me radhë plot 22 artistë…aktorë, këngëtarë e muzikantë. Situatat delikate, rrëfimet e shkujdesura, sharjet që ndonjëri prej tyre ka zbrasur pa e ditur se ku, tashmë janë në duart e Arjan Çuliqit. Ky është miku që ua bëri "proçkën" artistëve. Dhe "proçka" nuk do të mbetet me kaq.
* * *
Më datë 5 tetor, kamera e fshehtë do të zbraset në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, në sytë e "pengjeve" dhe të gjithë të pranishmëve të tjerë. Ky ka qenë qëllimi final i regjisorit Çuliqi-"Të bëj një spektakël të madh i cili do të zgjasë tre orë. Ende nuk e kemi përcaktuar, por spektakli ndoshta do të ndahet në dy netë pasi ka shumë materiale, të cilat unë dua t'i transmetoj të gjitha." Tregon se ka pothuajse tre muaj që po punon intensivisht, për të sistemuar gjithë punën e realizuar në dy vitet e gjurmimit të artistëve. "Isha i bindur që në fillim të punës se do të realizohej diçka e bukur sepse unë e njihja shumë mirë psikologjinë e artistëve, e dija shumë mirë se ku duhej t'i ngacmoja që ata të bënin shoë, pa e ditur se po regjistrohen nga një kamera. Grupi "Thumbi" që unë angazhova me këtë punë ka ekzekutuar më së mirë gjithë idetë e mia dhe artistët janë ngacmuar pikërisht me elemente që i acarojnë e që i prekin". Për të arritur gjithë këtë, Çuliqi ka kërkuar gjithmonë ndihmën e një pjesëtari të familjes të artistit- "Po. Çdo artist që ka rënë pre e kësaj kamere është tradhtuar nga një i afërm i tij. Ndryshe unë nuk do arrija të realizojë gjithë ç'kisha menduar". E ndërsa realizoheshin të gjitha këto kurthe, vetë Çuliqi qëndronte disa metra larg vendit të ngjarjes. Fshihej për të mos e dalluar kush. Ndryshe gjithçka dështonte-"Mjaft të më shikonim mua diku dhe e kuptonin se diçka po kurdisej, sepse ma njohin tipin."
* * *
Nuk është aspak e lehtë të realizosh një spektakël të tillë. Së pari, pengesa ka ardhur nga vetë artistët. Një pjesë e mirë e tyre, pasi kanë kuptuar se kanë mbetur keq në kurth, kanë ngulur këmbë që Çuliqi t'i hiqte nga "lista e zezë". Nuk kanë dashur të shfaqen aq të shkujdesur në syrin e të gjithëve. Por regjisori nuk fshiu asgjë nga ato që kishte fokusuar në kamerën e tij. I bindi artistët tekanjozë që ata të pranonin këtë lloj shakaje spektakolare. "Ka edhe nga ata që ende nuk e dijnë që kanë rënë pre e kësaj kamera. Unë do t'i ftoj të jenë në spektakël atë natë dhe vetëm aty në sallën e Kongrese do mësojnë se ç'është bërë me ta"-tregon duke qeshur regjisori.
Gjithsesi, të gjitha këto faza kanë kaluar. Regjisori, është duke ndërtuar spektaklin, për të shfaqur sa më dukshëm "horlliqet" e artistëve…gjithë çfarë mundi të mbledhë me kamerën e tij në këto dy vjet.

Spektakli në duart e Gjonit dhe Dedës
Një vajzë si Inis Gjoni, që di jo vetëm të prezantojë por shumë më shumë se kaq…dhe të kërcejë, dhe të këndojë…i duhej këtij spektakli. Ndaj dhe regjisori e zgjodhi pa asnjë mëdyshje për ta vënë në krye të "proçkës" që ka ndërtuar. Mendoi se krah saj, Zef Deda mund të qëndrojë shumë mirë. Sepse edhe ai është kompleks. Pra nuk di vetëm të bëjë humor, por shumë më shumë se kaq…dhe të këndojë dhe të prezantojë. Këto aftësi të tyre, Çuliqi ka vendosur t'i shfrytëzojë për të krijuar një spektakël pa korniza e pa rregulla të forta, një bashkëbisedim të lirë mes prezantuesve dhe artistëve të ftuar në atë mbrëmje. "Inisi dhe Zefi do kenë në duar pyetje me të cilat artistët do zihen sërish ngushtë, edhe aty në spektaklin e hapur. Do jenë edhe 10 vajza të tjera që do jenë gjithë kohës në skenë, të cilave do t'u caktohet ndonjë pyetje për artistët". Pra "proçka" nuk ka të sosur, përderisa regjisori do të vërë një tjetër lojë në duart e prezantuesve të tij, Inisit dhe Zefit. Ndoshta pikërisht nga kjo, Inis Gjoni ndihet entuziaste.-"Kjo do të thotë që nuk do të jem një prezantuese e ngrirë por ajo që unë dua të jem në të vërtetë. Dhe rasti i mirë këtë herë është në duart e mia". Inisit i ka ndodhur shpesh të prezantojë në skenën e Pallatit të Kongresve…së pari me Kastriot Çaushin (konkursin e bukurisë), më pas me Gazment Gjokën (festivalin e fundvitit), e më pas me Adi Krastën (festival i fundvitit). Këtë herë, sipas saj, gjithçka do të jetë ndryshe-"Është një spektakël krejt ndryshe nga të tjetër i cili kërkon një përgjegjësi të madhe sepse do të kem të bëj me artistët më të njohur të vendit. Me ta do të ndërtoj boshtin e spektaklit. Gjithsesi kjo nuk më step, pasi mendoj se stuktura e spektaklit është ndërtuar e atillë që unë do mund të jem vetvetja pa dashur të sforcohem".



 

 

(marre nga Gazeta Shekull)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa