Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Novela e Kadaresë ndër 15 filmat më të mirë të vitit 2003

 

Pas "Globit të Artë", filmi brazilian "Prapa diellit" nderohet në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Brazil, tregon historinë rrënqethëse të dy vëllezërve.

Pasi është vlerësuar me një nga çmimet më prestigjoze të kinemasë "Globit të Artë", tanimë filmi i përshtatur nga novela e shkrimtarit Shqiptar renditet në 15 filmat më të mirë të vitit. "Prilli i thyer" i Ismail Kadaresë, tanimë i shndërruar në filmin "Prapa diellit" (Behind the sun) të regjisorit brazilian, Walter Salles. Në ceremoninë e zhvilluar në Kejp Taun, është bërë përzgjedhja e 15 filmave më të mirë të vitit në Afrikën e Jugut. Ajo që ka drejtuar përzgjedhësit e filmave që tashmë janë futur në historinë e kinemasë për vitin 2003, janë historitë që shfaqen në mënyrë vizuale në një tablo të gjerë dhe që arrijnë të shkaktojnë një ndryshim kuptimplotë nëpërmjet interpretimit të tyre. Ata janë të tërë të ndryshëm nga njëri- tjetri, por të bashkuar në një qëllim të vetëm: të sjellin në jetë dramën në mënyrë spektakolare dhe zbavitëse, duke stimuluar meditimin dhe evokuar nga ana tjetër pasionin.

Renditja

Pas vlerësimit të filmit "Prapa diellit" do të renditen filmi i njohur "Mbreti i Unazave: Rikthimi i mbretit", "Orët", "Chikago", "Unaza", "Qyteti i Zotit", "Adaptimi", "Në Amerikë", "Duke notuar me rrymën", "Dashuri e vërtetë". Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Brazil, tregon historinë rrënqethëse të dy vëllezërve, të cilët ndodhen "të burgosur" për shkak të një gjakmarrje midis familjes së tyre dhe fqinjëve të tyre mbi pronësinë e një plantacioni sheqeri. Filmi trajton natyrën destruktive të dhunës, e cila gërryen zemrën dhe shpirtin e njeriut në shpresën për paqe. Më pas renditja do të vazhdojë me filma të tjerë të njohur për kinemanë botërore si: "Dragoi i Kuq", "Pianisti", "Larg nga qielli" dhe "Vëllazëria e ujkut".

 

"Prapa diellit" (Behind the sun) titullohet filmi i regjisorit Walter Salles dhe Arthur Cohn, drejtor i ekipit të produksionit. Filmi bazohet në librin "Prilli i thyer", shkruar nga shkrimtari shqiptar dhe novelisti me famë evropiane, Ismail Kadare. Me ngjarjet e vendosura në zonat moçalore të Brazilit në vitin 1910, "Prapa diellit" flet për historinë e dy familjeve të ndrydhura nga një gjakmarrje vrastare, që zgjat prej brezash të tërë. Filloi si një zënkë mbi një copë tokë, por tashmë është shndërruar në një seri raprezaljesh që po merr jetët e të rinjve nga të dyja familjet. Në njërën prej familjeve, djali më i madh i mbetur gjallë, i torturuar nga ideja e një vdekjeje dhe i inkurajuar nga i vëllai i tij më i vogël, ai fillon të merret me trajtimin e spirales së dhunës. Kjo ndodh pikërisht në kohën kur një vajzë e bukur që kishte ardhur me një trupë cirku endacake, kalon pranë pragut të tij.

 

Kritikët mbi filmin

New York Daily News / Jack Mathews:

Historia frymëzohet nga një novelist shqiptar dhe nga tragjeditë greke të Eskilit. Ajo mbetet akoma një tregim i fuqishëm i dashurisë vllazërore dhe humbjes së pafajësisë.

Los Angeles Weekly / Ernest Hardy:

Kjo tragjedi që vihet re tek "Prapa diellit", bën që momentet e dëshirës për të jetuar të reflektohen më thellë dhe më fuqishëm në një film që është njëri nga më të mirët e vitit.

Los Angeles Times / Kevin Thomas:

Kinematografia e shkëlqyer e Carvalhos, ekipi i Antonio Pintos dhe kasti i përkushtuar, shfaqen në mënyrë të admirueshme në këtë film poetik dhe të pakompromistë.

Los Angeles New Times / Luke Y. Thompson:

I bukur për t'u parë dhe universal në temën që trajton nga çdo pikëpamje.

Chicago Tribune / Mark Caro:

Kur një kulturë ofron pak më shumë se vdekja përmbi vdekjen, vlerësimi mbi bukurinë e jetës së përditshme është më së miri një përgjigje për këto karaktere që realizuesi i filmit mund të sillte.

Village Voice / Jessica Winter:

Subjekti i filmit është dashuria midis vëllezërve në të gjitha eksremet e saj, trajektorja e saj është e paevitueshme, dhe për më shumë, zbritja e saj finale i'a del të të mbajë të mbërthyer.

Variety / David Rooney:

E mbushur me konsum dhe xhiruar në mënyrë të shkëlqyer në rajone shumë të goditura, thellë në moçalet e Brazilit verilindor, filmi gjykon në një mënyrë inapologjitike kthesën tregëtare të arenës artistike ndërkombëtare me ekzotikën e saj fshatare dhe ndjenjën e mbimbushur me imagjinatë poetike, duke i dhënë asaj dicka të barazvlefshme me frymëmarrjen madhështore.

TV Guide / Ken Fox:

Regjisori Salles është një mjeshtër i tregimit të historive, dhe shtrati ku rrjedh filmi është i pamatë.

Time / Richard Shickel:

Ky film është disi më i largët emocionalisht sesa filmi tjetër i Salles, "Central Station". Por është shumë i bukur dhe i jep një mesazh të fuqishëm një bote në të cilën kombet ashtu si këto familje, ngatërrohen në gjakmarrje absurde.

San Francisco Chronicle / Edward Guthmann:

Një alegori e fuqishme.

Boston Globe / Renee Graham:

Ky është një film, që gërmon thellë në motivet dyfishe që drejtojnë jetët. Nga njëra anë cikli vdekjeprurës që mbyt progresin, dhe nga ana tjtër kurajoja për të zgjedhur jetën.

New York Post / Jonathan Foreman:

Një fabul e fotografuar këndshëm dhe plot diell.

USA Today / Claudia Puig:

Ky tregim ka dy anë. Ai është shpresëdhënës nga njëra anë dhe nga ana tjetër tragjik, herë-herë edhe melodramatik.

New York Times / A.O.Scott:

Ndjehet aroma e dhunës së errët e përzierë me gjendjen e notave romantike që shkon drejt sentimentalizmit. Zoti Salles, gëzon besimin e një tregimtari që të çon gjatë rrëfimit, të dyshosh rreth audiencës së tij, të cilën ai për këtë shkak edhe e tejkalon.

Film Threat / Chris Barsanti:

Një film me një histori pa doreza e treguar me kaq potencë sa saqë fluturimet e saj të rastësishme në qiellin që mbart simbolizmin, interpretohen në mënyrë shumë të thjeshtë.

Chicago Sun-Times / Roger Ebert:

Përmban thjeshtësi dhe forcë nga tragjedia klasike greke, por ajo çfarë më bën të padurueshëm ka qenë tërhqja që ai ofron nëpërmjet gjakmarrjes "burrërore" midis dy familjeve.

 

Loziana Ibrahimi & Armand Plaka

Panorama, 08-01-2004

 

 

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa