Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Nje CD te kesaj kengetare
mund ta blini tek Dyqani Virtual Shqiptar


Modestia e Irma Libohovës:
“Unë jam ylli këngës shqipe!”

Nga: Lavdrim TERZIU
E-mail autorin: lterziu@albanianmail.co.uk

Ëndrrat e saj; të ketë një shkollë private për kanto
dhe të lindë një vajzë


Kush është Irma e përtej skenës?
Sa në Zyrih, në Londër, në Romë, në Prishtinë a gjetkë, atë vetëm në shtëpi është e vështirë ta gjesh. Kënga I merr aq shumë kohë sa shumë gjëra të tjera, pjesë të një jete të rregullt familiare, I kanë mbetur pas dore. Madje nuk ka patur kohë as të bënte një tjetër fëmijë, një vajzë, për të cilën I qan zemra. Por, asnjëherë nuk është vonë, falë edhe teknologjisë. Motra tjetër, Irena është e mirë por jo sa Irma. “Ajo nuk më konkuron dot”, thotë për të motrën. Irma pëlqen Tiranën, në dimër dhe Durrësin në verë. Ajo ka shumë të tjera që si ka thënë më parë. Por kush janë sekretet e Irma Libohovës, yllit të këngës shqipe, nëse është vërtetë e tillë. Ose, më saktë si e njeh ajo vetveten. Të tjerat le ti ndjekim nëpërmjet intervistës ekskluzive për Albanian Mail.

Irma, me një vilë në Tiranë dhe një tjetër në Durrës, e shtrejtë në bisnesin e muzikës, a e mbani veten për të pasur?
Jo, por nuk jam as e varfër. Jam shumë më e pasur në shpirt dhe kjo për mua është më e rëndësishme.

Kush janë njerëzit që doni më shumë në jetë?
Rrethi I ngushtë I familjes; im shoq Besniku dhe djali Ataoli.

Po ata që urreni më shumë?
Ndoshta njerëzit që shtiren.

Jeni xheloze?
Jo, aspak.

A mendon se të tjerët janë xhelozë ndaj jush?
Ndoshta, por nuk më interesojnë shumë.

Kë konsideroni si konkurentë në Shqipëri?
Nuk mendoj se kam ndonjë konkurent…më falni për modestinë.

A mendoni se ka talente të reja të këngës që po lindin në Tiranë?
Mendoj se talentet lindin njëherë në 100 vjetë.

Po ju vetë, a jeni një talent?
Unë mendoj se po.

Ju pëlqejnë pijet alkoolike?
Jo. Unë nuk jam dehur asnjëherë nga alkooli.

A është jot motër një konkurente për ju?
E dua shumë time motër. Them se ajo është një këngëtare shumë e mirë, por edhe ajo vetë është e ndërgjegjëshme se nuk më konkuron dot. Ne bashkëpunojmë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Cila është kënga juaj më e preferuar?
Kënga spirituale.

Në një koncert, ju tërheq më shumë publiku apo ana financiare?
Sipas radhës që e thatë edhe vetë. D.m.th. në radhë të parë vë publikun. Në fakt ana financiare nuk është fare puna ime. Këtë e mbulon im shoq, Besniku.

Cili është hobi juaj?
Kënga. Dikur kanë qenë edhe punët e shtëpisë, por tashmë nuk jam më ajo nikoqirja që kam qënë. Nuk kam kohë.

Cfarë ju ka mbetur pishman në jetë?
Fakti që nuk kam një vajzë.

Dhe ia vini fajin vetes?
Sigurisht. Kam qenë shumë egoiste pas punës. Ndoshta nuk është ende vonë, pasi mjeksia ka përparuar aq shumë sa mund të lindësh në cdo moshë. (qesh)

Pra e shikoni këngën si punë?
Nuk desha ta them në këtë mënyrë, por meqë ju do të kapeni në atë që thashë, kënga ime është edhe punë për mua. Ato që kam arritur në jetë ia dedikoj këngës.

Cili është projekti juaj më I afërt?
Një kasetë me muzikë popullore. Shumë shpejt do të nxjerrë edhe një album me muzikë të lehtë.

Cila është e reja në albumet që po përgatisni?
Aty, unë realizoj vetveten.

D.m.th.?
Në tërë komponentët jam vetë. Krijimtaria do të jetë kryesisht e emja, origjinale, po ashtu edhe interpretimi.

A jeni ekzibicioniste?
Jo. Jam vetvetja.

A I kushtoni rëndësi paraqitjes së jashtme?
Ndoshta më shumë se c`duhet.

Mbani dietë?
Po. Merrem shumë me gjimnastikë ndërsa bukën dhe yndyrnat I kam hequr me kohë nga dieta ime.

Projekti juaj afatgjatë?
Një shkollë kantoje, ku të kem nxënësit e mi të këngës. Ky është një projekt që I përket vërtetë të ardhmes së largët. Ndoshta do ta bëj këtë kur të mos kem më mundësi të ngjitem vetë në skenë.

 

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa