Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


Lexoni mendimet e të tjerëve mbi këtë temë tek Albforumi

Një monitorim i koalicionit shqiptar kundër korrupsionit ka nxjerrë në shesh të palarat e siteve qeveritare. Kadilli: “Kjo është një fyerje publike”

Skandali, qeveria tallet në internet

Qendra Antikorrupsion: Gjithandej njoftime për tendera derrash apo teste lotësh, me vlerë prej 5 eurosh

Elda Spaho

Nuk është një shaka e keqe. Përkundrazi tingëllon si një fyerje e pastër publike ndaj së drejtës së shqiptarëve për t’u informuar. Dhe si shkelje e një ligji, miratuar me firmë e vulë, që na garanton të drejtën për të marrë informacione publike, të cilat, qeveria, është e detyruar të na i vërë në dispozicion.
***
Një monitorim i Qendrës Shqiptare Antikorrupsion, në bashkëpunim me Institutin për Teknologjinë e Informacionit, ka nxjerrë në shesh të palarat e siteve qeveritare. “Të cilat, jo vetëm nuk u japin njerëzve asnjë lloj informacioni, (arsye për të cilën janë krijuar), por janë në gjendje skandaloze. Fjalët, gërmat dhe rubrikat që gjenden aty janë një tallje e vërtetë për njerëzit, një turp”, -thotë drejtuesi i qendrës, Fatbardh Kadilli.
Sipas të dhënave të monitorimit, i cili ka filluar në muajin janar të këtij viti dhe do të vazhdojë deri në 21 mars, nëpër faqet e internetit të ministrive apo Agjencisë së Prokurimit Publik mund të gjesh fraza e fjali nga më të çuditshmet. Aty mund të lexoni njoftime tenderash, me vlerë 5 euro të vëna në dispozicion nga qeveria, për blerje derrash!!! Dokumentet duhet t’i dorëzoni tek Ministria X, në Zyrën e Zhanit!!!
Nuk mungojnë as njoftime tenderash për teste lotësh, me një fond limit prej 50 lekësh. Në një tjetër shpallje tenderi, po në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimeve, mund të lexoni që Ministria e Arsimit, me procedurën e tenderit të kufizuar, me fondin limit prej 45987euro, vë në dispozicion nga ksdjfljdflkdsjfl lksdfjl slkdjf lskd, kërkon oferta për test 79!!!
Dhe çudirat nuk mbarojnë këtu sepse më poshtë gjen një numër telefoni që përmban vetëm shkronja (këto të fundit në të gjitha rastet i përkasin vetën reshtit të katërt të tastierës së kompjuterit, pra një lëvizje e pasikletshme dhe e thjeshtë gishtash)
***
Ka edhe më. Nëpër faqet e para të websiteve të ministrive mund të gjesh akoma fotot e ministrave që nuk e kanë më karrigen e dikurshme. “Ish-ministren e Kulturës, Arta Dade, e gjen ende në web-in e Ministrisë së Kulturës, edhe pse ajo është zëvendësuar nga Blendi Klosi”, -thotë Kadilli. Po ashtu edhe Lufter Xhuveli, në internet, mban ende ofiqin e ministrit të Mjedisit, post të cilin prej muajsh e ka Ethem Ruka.
Çudirat në faqen e Ministrisë së Kulturës (www.mkrs.gov.al) vazhdojnë edhe me një hyrje, në krah të fotografisë së Dades, që fillon e mbaron me laksjdhf, meqë ai që e ka shkruar tekstin nuk i hiqte dot gishtat nga 8 gërmat e mesit të tastierës…
Ministri i Shtetit, pranë Kryeministrisë ka një faqe interneti me adresë www.keshilliministrave.al/shqip/antikorrupsioni, por aty nuk thuhet gjë fare kush është ministër. Sipas të dhënave të monitorimit, 60% e faqeve të kësaj adrese janë njësoj, vetëm sa përsërisin njëra-tjetrën, janë të mbushura me skema dhe rregullore, të cilat nuk janë ndërruar prej kohësh.
Ndodh shpesh që adresa e një ministrie mund të mos hapet fare ose të hapet vetëm pjesërisht. Në web-in e Ministrisë së Jashtme (www.mfa.gov.al) nuk hapen fare 11 nga drejtoritë e saj dhe për më tepër, nuk mund t’i lexosh dot as fjalimet, deklaratat, intervistat e ministrit. Ato nuk hapen sado kohë të harxhosh duke klikuar, ashtu si edhe një deklaratë e Bashkimit Evropian. Ka edhe nga ato ministri të cilat nuk e njohin si gjuhë zyrtare shqipen, por vetëm anglishten: Ministria e Jashtme dhe ajo e Financave.
“Kishim në plan që në fund të këtij monitorimi, në mënyrë simbolike të shpërndanim disa çmime modeste për tre ministritë që do të kishin faqet më të rregullta të internetit. Çmimi i parë është 500 dollarë”,- shton drejtuesi i qendrës antikorrupsion. E gjitha kjo, sipas tij, ishte ideuar si një nxitje drejt informacionit të hapur, transparencës ndaj shtetasve që kanë të drejtë të informohen. Kush do ta marrë çmimin? Deri tani asnjë nga ato 9 web-e të mjera nuk tregon shenja të qarta rregullsie. “Sidoqoftë për të mbetur pozitivë i themi qeverisë dhe institucioneve të riparojnë web-et dhe të bëhen pjesë e garës, deri në 21 mars”, - përfundon Kadilli.

Institucionet qendrore që duhet të kenë faqe interneti (website):
1- Ministria e Industrisë dhe Energjitikës
2-Ministria e Ekonomisë
3-Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit
4-Ministria e Mbrojtjes
5-Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale
6-Ministria e Mjedisit
7-Shërbimi Informativ Shtetëror
8-Akademia e Shkencave
9-Kontrolli i Lartë i Shtetit
10-Prokuroria e Përgjithshme
11-Gjykata Kushtetuese
12-Instituti i Statistikës
13-Komisioni i Shërbimit Civil
14-Këshilli i Ministrave
15-Ministria e Drejtësisë
16-Agjencia Kombëtare e Privatizimit
17-Zyra e Avokatit të Popullit
18-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
19-Presidenca
20-Parlamenti
21-Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit
22-Ministria e Financave
23-Ministria e Rendit Publik
24-Drejtoria e Radiotelevizionit
25-Pushteti gjyqësor
26-Drejtoria e Doganave
27-Drejtoria e Tatimeve
28-Komisioni i Letrave me Vlerë
29-Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit
30-Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
31-Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
32-Ministria e Shëndetësisë
33-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
34-Ministria e Punëve të Jashtme
35-Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
36-Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
37-Drejtoria e Arkivit të Shtetit
38-Drejtoria e Rezervës së Shtetit
39-Agjencia Telegrafike Shqiptare
40-Drejtoria e Standardeve
41-Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve
42-Drejtoria e Metereologjisë dhe e Kalibrimit
43-Enti Kombëtar i Zonave të Lira
44-Shkolla e Magjistraturës
45-Qendra Kombëtare e Kinematografisë
46-Instituti i të Përndjekurve
47-Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

Duhet të ishin 18 ministri website ministrish, pa Kryeministrinë. 9 prej tyre ose nuk kanë faqe interneti, ose nuk hapen fare. Vetëm 9 web-e janë të hapshme, sigurisht me gabime të shumta:

Këshilli i Ministrave: www.këshilliministrave.al
1-Ministria e Arsimit dhe Shkencës: www.mash.gov.al
2-Ministria e Jashtme: www.mfa.gov.al
3-Ministria e Mbrojtjes: www.mod.gov.al
4-Ministria e Rendit: www.mpo.gov.al
5-Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit: www.mbu.gov.al
6-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve: www.mkrs.gov.al
7-Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit: www.mtt.gov.al
8-Ministria e Financave: www.mfin.gov.al
9-Ministria e Mjedisit: www.moe.gov.al

Disa nga frazat e çuditshme që mund të lexoni nëse hapni faqet e internetit të ministrive ose Agjencisë Kombëtare të Privatizimeve

Agjencia e Prokurimit Publik: www.app.gov.al
Njoftim tenderi
Ministria X me procedurën tender i hapur, me fondin limit prej 5 euro, vënë në dispozicion nga qeveria, kërkon oferta për derr.

Kërkohet që mallrat të dorëzohen tek: Ministria X

Kandidatët e interesuar mund të inspektojnë dokumentet në zyrën e Zhani

Ofertat duhet të dërgohen Ministria X, adresa: dfghgdjdgj, Tel: gjhghj, Fax: ghdjghjfg.

Njoftim tenderi
Lajmëron zaza, me adresë fglklfkj, se kuotimi i paraqitur me date 5/1/2003 për furnizimin dhe dorëzimin e test 80, për shumën totale prej
Microsoft VBScript runtime error‘800a000d

Type mismatch:’dvcat’
/fitues.asp.line 205

njoftim për tender
Drejtoria e Informacionit me procedurën Tender i hapur, me fondin limit prej 50 lekë, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, kërkon oferta për ndërtimin e test për lotët, në një kantie të ndodhur në.
data e mbarimit 1/1/2005
ofertat duhet të dërgohen tek drejtoria e informacionit, Adresa: KM, Tel: 43636487 FAX: 374627
afati i fundit i paraqitjes së ofertave është datë 10/1/2004, ora 10.00
sigurimi i ofertës në shumën 7 lekë, duhet të dorëzohet së bashku me ofertën

 


Shekulli
15 Shkurt 2004



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa