Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Inis Gjoni
Mirush Kabashi nuk më zhveshi dot

Inis Gjoni dhe Mirush KabashiNga Violeta Murati
Zhveshja e aktores- Për herë të parë aktori Mirush Kabashi dhe aktorja Inis Gjoni rrëfejnë dështimin e tyre të padukshëm në skenën e Butrintit, me "Apologjinë e Sokratit", por që do të realizohet në Shkodër

Do ishte shumë seksi. Inis Gjoni kish marrë përsipër t'i tregonte Mirush Kabashit 60 stilet e të bërit dashuri. E joshi dhe e zvarriti deri në shtratin e erosit. Ndërsa ai ishte trim, pijanec dhe nuk refuzonte asnjë femër. Shkoi deri në prag të shprishjes së nderit.
Iu afrua. Mirush Kabashi me mjaft emocion. Tentoi t'i zbërthente gjimbajtëset.
Porse duart i dridheshin… Ajo dreq kopse, e fustanellës së bardhë ishte ogurzezë që asgjë të mos kurorëzohej. Nuk mund ta jepte veten. Duhej realizuar qëllimi. Duart sërish iu ngatërruan pas krahëve të Inisit. Dhe u kthye përballë publikut…që të vazhdonte gjyqin e Sokratit. Mirush Kabashi me "Apologjia e Sokratit" përveçse do të befasonte publikun, në Festivalin Ndërkombëtar të Butrintit, rrëfen edhe një nga incidentet që rrallë iu ndodh artistëve. E rikthyer pas katër vitesh, kjo vepër do sillte edhe shkëlqimin e aktores Inis Gjoni. Porse një "dështim" do ishte për aktorin Kabashi që nuk arriti të finalizonte skenën e zhveshjes së aktores.

Incidenti që nuk zhveshi Inisin…
Ashtu i veshur me lecka, Sokrati i gjunjëzuar nën këmbët e të dashurës së tij të radhës do përcmonte ndjenën e dashurisë për të rrëfyer filozinë njerëzore. Mirush Kabashi tepër sqimëtar nuk mund ta çonte një shfaqje të tillë në skenën madhështore të Butrintit pa pasur ngacmimin e gjallë artistik. E kish realizuar më parë këtë skenë, në një video projektor. Vetëm ai, duke zhveshur aktoren e hirshme, Inis Gjoni. Porse kjo ide nuk mund të ngjitej në Butrint. Ndaj, Mirushi vendosi që skena të realizohej e gjallë përballë publikut në amfiteatrin antik. Si lakuriqësia e gurëve të këtij teatri të ishte dhe vetë skena. Nuk arriti të bënte prova. Ndonëse orët e vona të mbrëmjes, e kalonin mesnatën dhe gdhihej e nësërmja, aktori Kabashi do të ndjentë vazhdmisht shqetësimin se si do shkonte shfaqja. Emocioni i rikthyer pas katër vitesh. Porse kjo edhe për ishte dhe për aktoren Gjoni, sepse ajo do ishte "viktima" që do të zbërthente filozofinë e Sokratit. Në të vërtetë provat nuk u bënë. Direkt në skenë, Inisi do të shfaqte elegancën e saj fizike, duke ftuar aktorin Kabashi në një tundim. Direkt në skenë, i përhumbur në rolin e Sokratit, Kabashi do të emocionohej dhe nuk do mund të finalizonte skenën e zhveshjes së Inisit për të sjellë filozofinë artistikisht. "M'u ngatërruan duart në kopsën e fustanit të bardhë. Kjo vonoi edhe kohën kur do të zbërtheja sutjenat e Inisit. Më erdhi keq sepse kisha dy ditë që kërkoja në Tiranë geta të posacme për skena të tilla", tregon Mirushi me nënbuzëqeshjen e çiltër. Ndonëse nuk arriti të sjellë një skenë erotike, gjithsesi thotë se ishte një mrekulli artistike eleganca fizike dhe loja e aktores. "Inisi mund të them tashmë e ka kaluar pragun e suksesit. Ajo është një aktore e kompletuar me të gjitha elementet".

Videoprojektori, zbulon të vërtetën
Ka rrethuar me përqafim aktorin Mirush Kabashi. Në videoprojektorin e ngritur enkas për shfaqjen "Apologjia e Sokratit", Inisi zbulon pjesën e sipërme të fizikut të saj. Ekranizimi nuk mund t'i shkonte përshtat Butrintit. U vendos që kjo skenë të ishte e gjallë. Kishin ditë që kërkonin veshjen transparente, geta të posaçme. Nuk kish bërë asnjë ditë prova në Butrint, ashtu e zhveshur. Vetëm në mbrëmjen, kur mbi 2000 spektatorë kishin mbushur skenën e teatrit antik, do realizohej këmbëngulja e gjatë e aktorit Kabashi. Ishin çaste emocioni për aktoren.dhe shqetësimi të vazhdueshëm për aktorin. Porse nuk ndodhi ajo ç'ishte menduar. Nuk u finalizua skena e zhveshjes. Për Inisin, edhe pse nuk shkoi ideja, gjithsesi ishte bukur që realizimi të mbërrinte përfundimisht deri në shpërthimin e duartrokitjeve të spektatorëve. "Nuk me duken skena erotike është shumë e bukur artistikisht. Isha e veshur e tëra me geta ngjyrë mishi. Ndërsa në pjesën e sipërme, reçipetat duhej të hiqeshin. Në dukje kjo të jep një lloj lakuriqësie. Në pikën kulmore, Mirushi nga emocionet nuk arriti t'i hiqte reçipetat", shprehet Inisi.

Aktorja tradhëton Mirushin…
"Apologjia e Sokratit" sërish do të përsëritet. Këtë herë në skenën e qytetit të Shkodrës. Janë dy mbrëmje të njëpasnjëshme që aktori Mirush Kabash do të risjellë Sokratin dhe gjyqin e tij. Në krah këtë herë, gjyqtari, nuk do të jetë aktori Andon Qezari por Alfred Bualoti. Po në të njëjtën skenë do të jetë edhe aktorja Inis Gjoni. Të dy premtojnë se do të realizojnë atë ç'ka "dështoi" në Butrint. "Ajo që nuk u realizua në Butrint do të ndodhë në Shkodër. Do të jem atje", shprehet Inisi. Por kjo "bashkëjetesë" në mes aktorit Kabashi dhe Inisit deri në Shkodër e ka kufirin. Më tej ajo do të shkëputet. Nuk do të shoqërojë më në turnetë e tjera këtë shfaqje dhe as shthurjen e Sokratit.

Inis Gjoni: Mirush Kabashi ishte një shans për mua
"Bashkëpunimi me aktorin Mirush Kabashin përbën për mua një kënaqësi të jashtëzakonshme. Në radhë të parë, sepse unë mora pjesë në një festival ndërkombëtar si ai i Butrintit dhe në radhë të dytë, të interpretosh krah një aktori siç është Mirushi është një eksperiencë e madhe. Do ta quaja me të vërtetë një shans. Ai luan jashtëzakonisht bukur, të imponon rolin, të zhyt në skenën e teatrit. Ndonëse, ishte një moment dhe një rol jo i madh, për mua si aktore mbarte vlera shumë të mëdha. Nganjëherë është thënë një gjë shumë e vogël dhe kanë dalë gjëra të mëdha. Skena e Butrintit po aq ishte një magjepsje më vete. Ajo madhështi e skenës nuk të hiqet nga mendja, e për më tepër kur shkel atë është një kënaqësi e dyfishtë. Ishte e jashtëzakonshme. Një skenë që të relakson dhe nuk të komplekson".


Dalja e Inisit në skenë ishte një nga pikat më dinjitoze të shfaqjes

Mirush Kabashi: Ja pse nuk e zhvesha dot Inisin

Tentuat të zbërthenit filozofinë e Sokratit përmes një skene të veçantë, atë të zhveshjes së aktores?
Kjo pjesë ka qenë e parashikuar të realizohej përmes një projektori me dritë hije, ku në skenë hynte Inisi, gjysëm e zhveshur. Porse këtë ekranizim Butrinti nuk e pranonte, pasi ka madhështinë e tij origjinale. Kishim kërkuar dy ditë, që të gjenim një palë geta që vishen për këto skena. Doja që të sillja gjithçka që kishte të bënte me moralin e veprës. Doja t'i përshtatesha fjalëve të Sokratit: gjersa s'ka asgjë absolute në çështjet e dashurisë dhe për të tjerat kështu ndodh. Gjithçka e vendosa në kontekstin e filozofisë, mbrapa së cilës fshihen gjithnjë interesa.

Pse dështoi kjo skenë?
Me Inisin nuk arritëm të bënim prova asnjëherë sepse gjatë gjithë kohës në Butrint kishte mjaft vizitorë. Duke qënë skenë e hapur ajo nuk zhvishej dot. Ndërkohë nuk e pata menduar se do të dështonte, kjo skenë. Porse atë mbrëmje e fshehta e kësaj skenë qëndron në mosfunksionim e një kopse. Nuk zbërtheva dot fustanin, më pas dhe reçipetat e Inisit. Në fakt nuk dija mekanizmin e zbërthimit të tyre.

Kjo ishte një zgjedhje e juaj dhe pse?
E kërkova me këmbëngulje që ta realizoja këtë skenë. Ka një të vërtetë në karakterin e Sokratit. Ai ka qenë një pijetar dhe femnist i madh. Siç është e njohur filozofia dhe trimëria e tij po aq njihet dhe hamshorllëku i tij. Ky moment është në fakt i zbërthimit të historisë por në thelbin e filozofisë. Ndërsa zgjedhja për Inisin ka qenë mjaft e goditur sepse roli i saj nuk kërkonte thjesht bukurinë fizike por edhe aktoren. Kjo është arsyeja pse vendosa që të jetë Inisi. Ajo ka ardhur me dëshirën e saj, pasionin që ka për skenën.

A të erdhi "inat" që nuk funksionoji ideja juaj?
Atë mbrëmje kur mbaroi shfaqja në Butrint isha mjaft i befasuar nga spektatorët. Kjo ma zbehu shqetësimin që nuk e realizova skenën ashtu siç e pata menduar. Artistikisht ka qenë një nga pikat dinjitoze të shfaqjes.

Po për partneren tuaj ç'mendim keni?
Inisi në skenë ishte një personifikim. Ajo ka elegancë fizike dhe është njëkohësisht aktore. Të dyja së bashku e kompletojnë Inisin si portret. Ajo në fakt i jepte skenës një vërtetësi, një sensualitet vërtetë mahnitës. Rolin e saj ajo e arriti duke bërë një zbërthim maksimal të prezencës së saj artistike. Në fakt kjo skenë është një etyd. Inisi tregoi sqimën e saj si aktore, dobësinë që ka për aktrim.

 

(marre nga Ballkan)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa