Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


Nga Fatmir Terziu

10 pyetje gazetares Ilva Tare

"Çapkënia" e ekraneve Shqiptare prezantuese folku në Londër

Ilva Tare

Cili eshtë qëllimi i ardhjes suaj në Londër?
Jam në Londër për tu bërë përcjellëse e emocioneve shqip të shqiptarëve, që do të gëzojnë së bashku në natën e yjeve të 27 Prillit.Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme ti përgjigjesha pozitivisht ftesës së organizatorëve për të drejtuar koncertin.Është hera e dytë, që vizitoj Londrën pas ndjekjes së vizitës së Presidentit të Republikës Alfred Moisiu si drejtore e departamentit të lajmeve në Televizionin Privat Vizion Plus.

Pse pikërisht me të njohurit e këngës popullore,"yjet",ju seleksionuan ju?
Kjo nuk është një pyetje për mua, por për organizatorët.Më besoni që sinqerisht jam e emocionuar dhe e angazhuar për të rikëmbyer besimin, me profesionalizëm dhe duartrokitje të publikut.


Lexuesi ynë shqiptar në UK sigurisht që ju njeh nga sa ka patur mundësi nëpërmjet mediave dhe ekranit, por pak më shumë nga e pathëna dhe e panjohura juaj për të?
Nuk jam shumë e sigurt që shqiptaret që jetojnë e punojnë prej vitesh tashmë në Britaninë e Madhe më njohin,pa përjashtim.Në fund të fundit prezantimi do të jetë një mënyrë direkte, origjinale e njohjes dhe dhënies së vlerësimit.Shpeshherë imazhi i krijuar nëpërmjet ekranit është i ndryshëm nga ai që përftohet për së afërmi.Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Angli prej më shumë se një dekade nuk kanë arritur me siguri të ndjekin gazetaren e TVSH e më pas të Telenorbës Shqiptare dhe aktualisht te Vizion Plusit.Personazhi Ilva Tare, nuk është i mbështjellë me shumë të panjohura, po të mendosh që prej 6 vjetësh tashmë, unë drejtoj edicionet e përditshme kryesore informative të lajmeve.Më në kontakt se çdo 24 orë me teleshikuesit shqiptarë vështirë se mund të isha duke bërë një profesion tjetër, jo këtë të gazetares.Të pathënat, nuk më takon mua ti them se nësë, kanë mbetur të tilla duhet ti përkasin pjesës private, asaj të paprekshmes ku nuk mund të hyjnë të! gjithë.Të pathëna në profesionin tim të njeriut imazh që përcjell lajmet ka aq shumë sa një intervistë nuk mjafton, madje gazetaria prandaj është e mrekullueshme, fsheh gjithmonë të panjohura, mistere që duhet ti hetosh, ti zbardhësh.Të jetosh me një profesion që i shërben interesave të drejtëpërdrejta të publikut është një mrekulli, që kushton sakrifica, lodhje dhe shpenzim të pallogaritshëm energjish, gjithmonë të justifikuara kur ia arrin qëllimit...


Revista "JETA" në një test me publikun ju ka fiksuar edhe ju në rradhën e femrave shqiptare më të votuara....?
Jam e lumtur që jam renditur mes tyre, pasi e vlerësoj mjaft përkushtimin e femrave në vendin tonë, ku mbizotëron fryma e theksuar patriarkale.Në sondazh përfaqësohesha me një nga specialet më interesante,Afganistanin.Siç e dini 30 trupa komando janë vendosur në Kabul për të kontribuar në vendosjen e paqes pas rrëzimit të talebanëve nga ana e SHBA dhe UK, instalimit të një qeverie tranzitore të properëndimorit Hamid Karzai.Ishte shumë emocionuese ndonëse jo aq si në kohë të vërtetë lufte, të udhëtoje me një avion ushtarak nga Ankaraja drejt Kabulit, për të prëkur një realitet që e kishim parë nga objektivet e kolegëve të huaj.Një vend i akuzuar si mbështëtës dhe strehues i sheikut të terrorit Osama Bin Laden, plot mister dhe kuriozitet.Të gjitha emocionet e një gazetareje nga Tirana në Kabul dhe natyrisht të djemve të mrekullueshëm shqiptarë ishin shpirti i reportazhit special.


Ilva e TV-ve,tani në spektakle,si ndjeheni në fakt ju me keto angazhime?
Unë, ndjehem e dëshiruar për të provuar dhe sfiduar Ilvën në çdo gjë të re që pazgjidhmërisht ka lidhje me publikun.Të marrësh urime dhe vlerësime nga i vetmi gjykues që për mua është publiku në mënyrë te drejtpërdrejtë nga një sallë ekskluzivisht shqiptare duhet të jetë emocionuese dhe mbi të gjitha ndryshe...


Veç të tjerave jeni gazetarja dhe prezantuesja që keni vlerësime të toneve të larta përsa i përkët të veçantës dhe të lirës në ekranet shqiptare,si e keni arritur një gjë që lind rradhë edhe në ekranet e mëdha të huaja?
Me duket se po më "përkëdhelni" me komplimenta.Faleminderit gjithsesi!Unë nuk e konsideroj veten talent që lind rralë, jam një vajzë që e dua profesionin të cilit i kam kushtuar jetën.Nëse mënyra që unë trasmetoj pëlqehet apo shkakton debat kjo do të thotë se figura që unë përfaqësoj ia vlen të diskutohet

Unë premtoj se do të bëj ç’është e mundur për ta gjallëruar debatin me elemente sa më origjinale të Ilvës, që fillojnë që nga lirshmëria deri tek dëshira për të folur qartë dhe siç më kritikojnë ndonjëherë shumë shpejt.


Kush është në fakt Ilva Tare?
Ilva është vajza e dy prindërve të mrekullueshëm që së bashku me dy motra të tjëra përbëjnë atë që mund të quhet një familje pothuajse ideale.Mosha nuk thuhet natyrisht, jeta private është sekret, pjesa tjetër është vetëm punë, lajme, trasmetim, gazetari...


Në ç'vend është sot zëri i femrës shqiptare në Shqipëri?
Pikërisht aty ku nuk e meriton.Për fat të keq femra ende në Shqipëri mbetet një zë i zbehtë duke filluar që nga përfaqësimi vetëm më 8 dëputete në organin më të lartë ligjvënës në Parlament.Nuk duhen mohuar përpjekjet e disa Organizatave Joqeveritare që kanë dëshirë të kontribuojnë në rritjen e rolit të atij që quhet seksi i dobët në Shqipëri.Sidoqoftë edhe këto përpjekje ngjajnë më shumë si një luftë pa shprësë ku marrin pjesë një grup luftëtaresh që pavarësisht nga betejat janë gjithmonë të njëjtat.Ndryshe është realiteti i vajzave të brezit të ri që kam përshtypjen fitojnë çdo ditë e më tepër terren në shoqëri fale këmbënguljes dhe dëshirës për të qenë të afta në konkurime profesionale me meshkujt.


A do të kemi më surpriza në ecjen tuaj?
Fati nuk parashikohet, megjithatë surprizë ështe edhe fakti që do të prezantoj koncertin e madh të këngëtarëve shqiptare.Sukses për të gjithë pjesëmarrësit e më pas shohim përtej...

Dhe së fundi...?
Por. kryesoren, jo më kot e lashë për në fund.Le të uroj të gjithë shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë per sakrificen e tyre dhe vullnetin e pasionin per te mbajtur gjalle kulturen e traditen shqipe.


Londer,03.04.2003
Intervistoi: Fatmir Terziu
Eskluzive Shqiperia.com

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa