Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

"Nuk më lejuan" të thyeja rekordin Botëror

Trajneri Shaqiri dhe kryetari i Komisionit Teknik të KOKSH-it, Fidel Ylli, taktikisht nuk kanë menduar rekordin botëror

Ilir SuliTashmë Ilir Suli është bërë "kryefjala" e Shqipërisë me rezultatin e madh që ai arriti në kampionatin Botëror të Peshëngritjes, duke u shpallur nënkampion i Botës në stilin e shkëputjes në peshën 85 kg, dhe në dygarësh u rendit në vendin e katërt. Dje, pasi kishte mbaruar "aventura" e këtij Botërori, në linjën telefonike ekskluzivisht për gazetën "Shekulli", nën "mbikëqyrjen" e drejtorit teknik të KOKSH-it, Fidel Ylli, Ilir Suli tregoi emocionet e kësaj gare të madhe, e cila sot mbetet kulmi i peshëngritjes shqiptare.

Ilir, keni 24 orë që në Shqipëri vetëm juve jeni bërë "kryefjala" e saj, si ndiheni ?
Ju falenderoj të gjithëve që më respektoni, por unë nderova Shqipërinë, nderova duke bërë punën time, nderova trajnerin tim Hektor Shaqiri, dhe shokun tim Ilir Kafarani, me të cilin kemi mbi 5 muaj që përgatitemi për këtë Botëror.

Kishit mundësi për më shumë, pasi kemi mësuar që ju dëshironit të thyenit rekordin botëror ?
Është e vërtetë që unë kërkova të thyeja rekordin botëror në stilin e shkëputjes, por ja lashë në dorë stafit tekinik, i cili mendoi se më mirë ishte rezultati që fiksova me 212.5 kg në shtytje, dhe 165.5 kg në shkëputje, pra 380 kg në dygarësh. Më saktë do të thoja se nuk më lanë që të thyeja rekordin botëror (qesh).

Dhe jeni "djegur" vetëm për 30 gram të peshës suaj trupore për të qenë në vendin e tretë në Botë në dygarësh ?
Unë e ndiej veten medalist dhe në vendin e tretë në Botë, edhe pse jam renditur në vendin e katërt, pse isha 30 gram më i rëndë nga fituesi i vendit të tretë. Këto janë rregullat e garës dhe unë i bindem atyre.

Tani do të jeni një "VIP" i përmasave Botërore, çfarë mendoni se do të ndryshojë në jetën tuaj private ?
Asgjë nga jeta ime e zakonshme, sepse unë përsëri do të jem Ilir Suli, peshëngritësi shqiptar që në çdo kohë do të përgatitet për rekordin botëror.

Ky synim do t'ju "prishë" rutinën e ditëve të mëparshme, pa u bërë nënkampion i Botës ?
Nuk mendoj kështu, por për mua mendoj se do të ndryshojë forma e stërvitjes, që në Lojërat Olimpike të "Athina 2004" unë të thyej rekordin Botëror. Atë që nuk e bëra në Vrashavë, do ta bëj në Athinë.

 

Drejtori teknik i KOKSH-it Fidel Ylli flet për suksesin e madh të Ilir Sulit në Botërorin e Peshëngritjes

Suli në 2004-ën, Kampion Bote

"Së bashku me trajnerin Hektor Shaqiri, ne menduam se taktikisht nuk ishte momenti që Ilir Suli të tentonte thyerjen e rekordit botëror në stilin e shkëputjes, sepse duke qënë gati dy vjet i larguar nga peshëngritja, ai mund të rrezikonte në këtë tentativë. Dhe këtë gjë e lamë për ta kryer në Lojërat Olimpike të "Athina 2004", pasi deri atëhere ai është plotësisht i gatshëm për të qënë një kampion Bote", - deklaroi për gazetën "Shekulli" anëtari i delegacionit shqiptar në kampionatin Botëror të Vrashavës, kryetari i Komisionit Teknik të KOKSH-it, Fidel Ylli. Dhe për zotin Ylli, ecuria e Sulit gjatë gjithë garës ishte drejt këtij rekordi, por koha e gjatë prej dy vitesh, teknikisht mund të sillte edhe pasojën e kundërt. "Dëshira e Sulit ishte shumë e madhe që ai të realizonte provën e rekordit, dhe ecuria e provave të tij të jepnin përshtypjen se ai e realizonte. Po në rast se do të ndodhte e kundërta, i bëhej në dëm shumë i madh psikologjik vetë Ilirit, pasi ai me shkëputjen 2 vjeçare që bëri nga peshëngritja e mbartëte këtë moment, nga i cili nuk u lejua që të tentonte rekordin", - vazhdoi më tej Fidel Ylli. Kështu, pas këtij rekordi të Ilir Sulit, por edhe vendit shumë të mirë që zuri peshëngritësi tjetër, Ilir Kafarani, (i teti në Botë), për nëpunësin e lartë të sportit shqiptar hapen të tjera detyrime ndaj këtyre dy peshëngritësve, të cilët do të kenë një trajtim të niveleve botërore në vëzhdimësinë e karrierës së tyre sportive. "Në këtë Botëror ishte hera e parë që peshëngritësit tanë ndienin një ngrohtësi institucionale, në kuptimin real. Sepse në këtë Botëror Ministria e Kulturës Rinisë e Sporteve, KOKSH-i, Agjencia e Sporteve dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes kanë qenë së bashku në një mirëkuptim të plotë, dhe besoj se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sidomos për lojërat Olimpike të "Athina 2004", që këta peshëngritës të jenë kampionët e Botës", - përfundoi për gazetën "Shekulli" kryetari i Komisionit teknik të KOKSH-it, Fidel Ylli, njëkohësisht anëtar i delegacionit shqiptar në kampionatin Botëror të peshëngritjes, i cili u zhvillua në Varshavë të Polonisë, nga data 19 nëntor deri më 24 nëntor 2002.
Agron Kaja


(marre nga Shekulli)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa