Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

"Uliksi" rikthehet ne atdhe me restrospektiven e tij

Ibrahim Kodra con deri ne fund amanetin e tij: ekspozita "Retrospektive" ne Tirane me 15 korrik dhe rikthimi ndoshta per here te fundit ne Ishem. Cilat jane 20 veprat e rralla, qe do ekpozohen ne Galeri. Dalja nga kornizat e nje arti te cunguar e ka bere "primitivin e civilizimit te ri", nje gjeni avangard te shperberjes dhe rikompozimit te artit te tij, i cili ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes.

Anduela NIKA

Perpara artit te vertete, qe e emocionon si nje femije, perpara pakursyeshmerise se natyres: nje lule, nje mal, nje copez deti, dielli ne lindje dhe ne perendim, fantazia e Ibrahim Kodres merr krahe, duke e bere te fluturoje si nje zog. Edhe lulet, frutet, peizazhet, figurat dhe muzikantet e tij kane krahe, shkeputen nga materia per te fluturuar rreth nesh, per te na perseritur kengen e perjetshme te jetes dhe vdekjes, te gezimit dhe trishtimit, te dashurise dhe urrejtjes, te buzeqeshjes e te frikes, te paqes dhe luftes. Nje kenge, e cila ndoshta i ka munguar vendlidjes se tij, te cilen nuk e ka mohuar per asnje cast. "Nuk dua te vdes, pa pare edhe nje here Shqiperine time", ka deklaruar "Uliksi" i piktures kontemporane. Endrra e tij per te shkelur edhe nje here token, qe i fali ndjesite e para te nje artisti, por dhe te publikut te etur shqiptar per te pare veprat e ketij gjeniu, duket se pas vitesh te tera do te materializohet. Ekspozita "Retrospektive", e Ibrahim Kodres, e cila do te celet ne 15 korrik ne Galerine e Arteve ne Tirane, perfshin 20 vepra te zgjedhura nga viti 1951 deri ne ditet e sotme. Ne mes tyre jane vepra, qe kane bere epoke si: "Kompozicioni" i vitit 1951, "Muzikanet" e 1961. "Lufta per pushtet" e 1972, "Lufta per paqe" e 1995, "Shqiperia fantastike" e 1997 etj. "Ekspozita e Kodres, e kuruar nga Demetrio Patitucci, perben nje eveniment shume te madh jo vetem per galerine, por dhe per kultutren shqiptare. Ne i kemi marre te gjitha masat per sigurimin e veprave, te cilat kane vlera jo vetem artistike por edhe materiale", ka pohuar per "Korrieri", drejtori i Galerise se Areve ne Tirane, zr.Abaz Hado. Pervec piktuarve origjinale te Kodres, do te shfaqen dhe 30 vepra te realizuara nga piktore italiane, nen drejtimin dhe autoritein e vete Kodres. Ato jane dhurate per vendin tone nga ana e piktorit. Nje pjese e tyre do te ekspozohet ne Galerine e Arteve ne Tirane dhe nje pjese tjeter ne Galerine e Arteve te qytetit te Durresit, e cila do te marre dhe emrin e Ibrahim Kodres.

Simboli i lindjes se re

Besnik i origjines se tij, inspirimeve te para natyrale, e gjitha kjo pavaresisht nga funksionet e panumerta, qe ka recituar ne kishat e avangardes europiane. Me embelsine e tij, Kodra ka dale ne krye te nje kombinim shume te veshtire, ku mbreteronte tradita dhe shpirti modern, 11 vende qe e kane adoptuar dhe nje vend i vetem, vendlindja e tij Shqiperia, qe dilte nga shkaterrimi dhe dhimbja. Ne kete menyre eshte bere trasmetues, por pa hequr kurre dore nga aktualiteti, e konsideruar si pjesa me e vertete e zemres se tij. Te qenit i huaj e vinte ne nje pozicion te privilegjuar, i mbrojtur nga pasionet me te nxehta dhe te furishme ne tablone e perjetshme te njeriut. Me pak fjale nje albiter dhe ne te njejten kohe nje krijues, i cili i hidhte rrjetat e frymezimit ne nje kontekst te zgjidhur nga labirinthet e shkollave dhe te kodeve zyrtare. Te gjithe kete, spektatori mund ta nxjerre dhe nga nje meditim vetiak: mjafton te vihet perpara pikturave te tij, per te pare se si Kodra ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes. Avanguarda-vecanerisht Kubizmi, i mesuan rendesine e shperberjes se objekteve; Kodra do te kujdeset per rikompozimin e tyre, ne nje lloj kuadri te pergjithshem, ne te cilin kritikut i duhet gjithnje te debatoje temen e marredhenies mes thyerjes dhe kompozimit.

Piktura e Kodres, pasqyra e mjeshterise

Pak nga pak, ai u be zot dhe mjeshter i zgjidhjeve te tij dhe e gjithe asaj qe shihte ne punet e kolegeve, por mbi te gjitha ndaj zerave te forte qe i ktheheshin here pas here ne memorie: zerat e artit lindor, te nje bote te pershkuar me forcen dhe mbeshtetjen e dhuntise se tij te pare. Duke kaluar nga Shqiperia ne Milano, artisti nuk eshte korruptuar as eshte c'ekuilibruar; c'rrenjeizmi e ka ndihmuar te kuptoje me mire ate qe donin te benin mjeshtrat e medhenj dhe ate qe mbante nga pas, te qenit shqiptar.

Ajo qe ka habitur me shume kritiket boterore, ka qene fakti se nje artist me kulture te ndryshme, qe ka akses ne tokat e artit europian eshte gati per te imituar, te sforcoje tonet e zerit te tij, te jepet i gjithi. Nderkohe qe Kodra ka zgjedhur rrugen e perballjes me kritiken, e cila i ka forcuar shijen, madje nevojen per te rene me pjesen e paeleminueshme te shprehive te tij te vjetra. Por as kjo duket se nuk mjafton, te gjitha miratimet qe i jane dhene nga nje kritike serioze, i jane atribuar pasi piktura e Kodres kishte dhe ka nje funksion te vecante, funksionin e nje pasqyre.

Vizita ne Ishem, amenti i Kodres

Edhe pse 80 vjec dhe me nje gjendje jo shume te mire shendetesore, Ibrahim Kodra do te vizitoje Shqiperine ne 15 korrik. Etapa e pare e vizites se tij do te jete vendlindja e tij, Ishem (Durres). "Nuk dua te vdes pa vituar edhe nje here vendlindjen time", ka thene Kodra ne nje interviste te dhene per nje te perditshme franceze. "Duhet te rikthehem ne token time, dua te ndiej te pakten per nje here rrenjet e mia". Ne axhenden e ambasadorit te kultures shqiptare ne Itali dhe Europe jane shenuar nje sere takimesh me personalitete te larta te vendit, qe nga Presidenti i Republikes, Alfed Moisiu, kryeministri Fatos Nano, artiste te shumte etj.

Djali i Tokes se Sirenave

Ibrahim Kodra ka lindur ne vitin 1918 ne Ishem te Durresit. Femijerine e tij e ka kaluar ne oborrin e mbretit Zog, nga i cili edukohet dhe shkollohet fillimisht ne studime shkencore dhe me pas ne shkollen e artit Odhise Paskali. Ibrahim Kodra me te drejte mund te quhet djali i Tokes se Sirenave. Perpara se ne intelekt, i riu Kodra ka ne gjak, ne zemer pasionin per pikturen. Ne moshen 20 vjecare fiton bursen e studimit dhe niset per ne Milano, per te ndjekur fatin e tij: regjistrohet ne Akademine e Aretve te Bukura te Breras. Nen guiden e Carra Carpi dhe Funi, piktori i ri shqiptar, ashtu si Uliksi, nis udhetimin e tij ne kerkim te njohjes. Nje njohje, e cila tejkalon cdo skeme dhe formule, dhe jo vetem te karakterit piktoresk: etja e tij per dije, ashtu sikurse dhe dominimi i pasionit te tij per artin perpara emocioneve te para jo me pak te rendesishme, e bejne te nxjerre nga materia, gjithckane dhe asgjene e natyres.

Europianizmi i artit te tij ka dale nga meditimi dhe leximi i kujdesshem i Kubisteve dhe i Pikasos. Veprat e tij, te karakterizuara nga tonalitete ngjyrash uniforme dhe nga thjeshtesia gjeometrike, pasurohen dhe nga elemente greko-orientale, te cilat gjehen ne temat e preferuara te artistit: forma totemike, idhujt, muzikante dhe peizazhe, te dashurua dhe te rijetuara ne memorien e Kodres, tashme 80 vjecar.



Korrieri


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa