Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Greqia i grabit Shqipërisë Korridorin VIII


Ministrucët dhe shitblerësit pushtetarë i dhanë kohë grekërve që të ndërtojë një sozi të Korridorit të Tetë, atë Selanik-Igumenicë, ta bëjnë fakt të kryer dhe të thonë ja ku është korridori, nuk ka nevojë për një tjetër.


Korridori 8Pas projektit te naftesjellesit AMBO, tani Greqia po i rremben Shqiperise edhe nje tjeter projekt mjaft te rendesishem, ate te Korridorit Tete. Para se te numeroje tete duket se ky shtet ka qejf te thote dhjete. Dhe pas tij, te gjitha vendet e Bashkimit Evropian qe kane interesa te perbashketa me te. Diskutimi ne nje mbledhje te parlamentit evropian per projektimin e Korridorit Dhjete dhe jo atij Tete, tregon me se miri se interesat e Greqise
jane ne te vertete me te perkrahura. Kjo ndodh megjithese tashme president
i Bashkimit Evropian eshte kryeministri italian Silvio Berluskoni. Duket se greket kane punuar me mire gjate gjashte muajve te tyre te presidences evropiane. Ata i kane hedhur tashme themelet e projekteve te tyre duke i patur te gjitha gjerat gati dhe duke u thene parlamentareve evropiane 'Ne jemi gati'. Po pala tjeter çfare ofron?

Per tre vjet me radhet pala shqiptare dhe ajo italiane mezi gjeten gjuhen e perbashket per te nenshkruar nje memorandum mirekuptimi lidhur me projektin ne fjale. Vetem sivjet ne muajin mars ne Bari te Italise palet arriten te nenshkruanin marreveshjen. Por nje gje e tille u be teper vone, ne nje kohe kur pala tjeter e perfaqesuesve te Korridorit Dhjete eshte gati ne kohe per te filluar projektin. Nuk duhet te na vije keq nese Greqia edhe kete radhe, ashtu siç beri me projektin e naftesjellesit qe do te kalonte nga Burgasi ne
Vlore, u tregua me e shkathet dhe e kaloi degen e tij ne Aleksandropolis. Sipas te dhenave, edhe Korridori Dhjete degen e tij te poshtme, pra aty ku do te perfundoje e ka ne token greke. Ai fillon qe nga bregu i Sllovenise, per te kaluar tek Kroacia ne Austri dhe per t'u varur me poshte tek Greqia e vjeter. Nderkaq, per Evropen e re dhe moderne projekti i Korridorit Tete paraqitet me pak i thyer dhe me komod per te realizuar punimet e tij qe nuk çajne malet e thepisura te Evropes Qendrore. I nisur ne Bari te Italise,
deperton ne Shqiperine e Mesme per te kaluar me pas ne Shkup te Maqedonise,
ne sofje te Bullgarise, qytetet e saj Burgas dhe Varna. Lenia pas dore e korridorit 8te u be e ditur diten e fundit te kryesimit te BE-se nga Greqia dhe zevendesimit te saj nga Italia. Jo rastesisht zhvillimi i infrastruktures mbareeuropiane te transportit perbente edhe njeren nga pese perparesite kryesore te presidences italiane te Bashkimit Europian. Ne
kete kuader duhej kundruar edhe gatishmeria e shprehur nga ministri i jashtem italian, Frattini, per te marre pjese ne takimin e organizuar ato dite ne Tirane per te rigjalleruar projektin e Korridorit 8te, qe duhet te lidhe Durresin me Varnen ne Det te Zi. Megjithate qe atehere u tha se edhe ajo nisme eshte marre pak me vonese. Sidomos persa i takon rolit, ndihmes dhe mbeshtetjes qe ky projekt mund te gjente prane Bashkimit Europian. Pasi ne te njejten kohe kur ne Tirane zhvillohej takimi midis ministrave te jashtem te vendeve qe jane te interesuar per Korridorin 8te, ne Komisionin Europian ne Bruksel po diskutohej per projektet me te medha europiane te transportit. Komisionerja pergjegjese per transportin, Loyla De Palaçio dhe ish-komisioneri belg Karel van Mirt shpalosen ne Bruksel nje plan ambicioz per infrastrukturen europiane te transporteve me vlere te pergjithshme prej 600 miliarde eurosh. Zyrtaret e larte te BE, nder 100 projektet e propozuara kishin perzgjedhur dhe veçuar si nder me te rendesishmit dhe urgjentet 22
prej tyre, per ndertimin e te cileve, do te vihen ne dispozicion nga arka e BE rreth 350 miliarde euro. Nd-r keto, 22 projekte me rendesi te dores se pare te terhiqnin vemendjen linja hekurudhore Lion-Xhenova-Bazel-Duisburg-Roterdam-Anvers; ajo Lion-Trieste-Kuper-Ljubljana-Budapest; linjat hekurudhore dhe automobilistike Berlin-Verona-Napoli;
Paris-Strasburg-Shtutgart-Viene-Bratislave etj. Te gjitha keto vepra duhet te mbarohen me se fundi deri ne vitin 2010.

Ne raportin Vam Miert bie ne sy se pothuajse te gjitha akset qe perfshihen ne projektet ballkanike te rrjetit te transportit paneuropian i kalojne pothuajse tangent Shqiperise dhe Kosoves, me perjashtim te korridorit 8te. Persa i takon rruges mbareshqiptare Durres-Kukes-Prishtine eshte e kote te interesohesh, pasi ne institucionet e BE ne Bruksel per te nuk ekziston asnje lloj fondi, as ne Komisionin Europian dhe as ne Paktin e Stabilitetit.

Në vitin 2001, ishte pikërisht, ndikimi i lobele dhe qeverisë greke ai, që ndryshoi kalimin e korridorit të 10-të. Sipas parashikimeve, ky corridor do të hynte në Shqipëri, nga Hani i Hotit, për të vazhduar deri në Gjirokastër dhe për të përfunduar, matanë kufirit shqiptar. Këtë projekt, pala greke e ka kundërshtuar vazhdimisht deri sa një ditë, në vitin 2001, Bashkimi Evropian vendosi që korridori i 10-të, nuk do të prekte fare kufirin shqiptar, por do të kalonte nga Serbia, Maqedonia për të përfunduar në Greqi. E njëjta gjë, duket se po ndodh edhe me korridorin 8. Edhe ky korridor, është kundërshtuar gjatë, nga qeveria dhe lobet greke dhe pikërisht, gjatë presidencës së saj, është vendosur që korridori i 8-të, të
shtyhet edhe për 20 vite të tjera. Në rastin e parë, Greqia përfitonte realisht nga korridori i 10-të dhe në këtë mënyrë, përfitimet e përligjnin ndryshimin e këtij korridori. Por në rastin e dytë, nuk ka asnjë shpresë që korridori i 8-të, të kalojë në Greqi. Në rastin e dytë, është diçka tjetër. Eshtë një mënyrë bizantine e të menduarit qe fqinji nuk duhet të jetë i zhvilluar. Eshtë një mënyrë që po përsëritet përditë e më shumë dhe qeveritë
shqiptare, të paktën ato të pas 1997-ës, po heshtin përditë e më shumë, thua se janë dakord.

Gazeta Koha Jone
9 Shtator 2003

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa