Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Gjuhët në botë dhe mbijetesa e tyre

Megjithëse një gjuhë duhet të shuhet me vdekjen e personit të parafundit që e flet atë, kjo nuk ndodh gjithmonë. Disa gjuhë në buzë të shuarjes së tyre kanë mundur të rigjallërohen ndërsa të tjera janë edhe përtërirë plotësisht. Sidoqoftë, shumica e gjuhëve zhduken dhe nyjet lidhëse të kulturave të tyre humbin përgjithmonë. Në vitin 2001, gjendeshin tani 6809 gjuhë të gjalla, sipas revistës Etnologu (Ethnologue) të botuar nga Instituti i Gjuhësisë SIL International. Kurse në vitin 1996 gjendeshin 6703 gjuhë të gjalla. Pra për katër vjet janë shtuar 106 gjuhë dhe mund të duket që gjihët nuk janë të kërcënuara. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë.

Ndonëse revista Etnologu gjykohet si më e mira në botë, shifrat që jep ajo nuk mund të thuhen si plotësisht të sakta. Askush nuk e di saktë sa gjuhë fliten në botë. Një nga arësyet është se vështirësia për të dalluar dryshimin midis një gjuhe dhe një dialekti. Një arëye tjetër për numrin e shtuar të gjuhëve është se herë pas here zbulohen gjuhë të panjohura më parë. Kryeredaktori i revistës Etnologu thotë se shumica e gjuhëve të reja, të botuara nga revista Etnologu, u gjetën në Papua - Guinea e Re, Nigeri dhe Indonezi. Kjo nuk është per t'u çuditur sepse më shumë se 800 gjuhë janë tashmë të folura në Papua – Guinea e Re. Ky vend ka një popullsi më të vogël se 5 milion dhe është i mbuluar nga xhungla të dendura dhe pa rrugë (e vetmja mundësi ështe të fluturosh ose të ecësh për nje kohë tepër të gjatë), gjë që i ka lënë fiset e shumta plotësisht të izoluara. Biles, fise të reja zbulohen fare rastësisht në këtë ishull të madh.

Organizata ndërkombëtare Terralingua me zyra në Miçigan, ShBA, beson se bota mund të ketë edhe 4000 gjuhë të tjera që duhet t'i shtohen listes së botuar nga revista Etnologu. Shumica e ketyre gjuhëve shtesë janë tashme gjuhë të shuara dhe nuk kanë qenë përmendur më parë nga shkollarët. Kjo organizatë parashikon se në fund të shekullit XXI mund të jenë te shuara deri 90% e gjuhëve të tanishme të botës, domethënë mbijetesa mund t'i përkasë 700-1000 gjuhëve. Nëse ky parashikim është i saktë, ai do të thotë se të paktën një gjuhë do të shuhet çdo javë.

Lind pyetja: Pse gjuhët shuhen? Një nga shkaqet është globalizimi që ka shekuj që thellohet. Në një botë që bëhet gjithnjë e më shumë e ndërvarur, gjuhët më të vogla rrezikojnë të shtyhen derisa madje edhe të shuhen nga dukja. Disa gjuhë janë shtypur prej qeverive të cilat pëlqejnë vetëm një gjuhë kombëtare në shtetet përkatëse. Profesori Majkël Kraus i Universitetit të Alaksës dallon që vendet me shumllojshmërinë më të madhe gjuhësore janë Indonezia dhe Papua – Guinea e Re, ku të paktën ato që sundojnë mbështesin përhapjen e gjuhëve kombëtare dhe zvoglimin e shumllojshmërisë. Kërcnime të tjera për gjuhën janë edhe vrasjet e racave shoqërore dhe sëmundjet ngjitëse shfarosëse.

Lind pyetja: A mundet që një gjuhë në buzë të shuarjes të gjallërohet? Përgjigja për këtë nuk është e qartë. Kreyredaktori i revistës Etnologu spjegon se kjo pyetje dhe përgjigja e saj është një fushë shumë e gjërë diskutimesh midis gjuhtarëve.në botë. Disa gjuhtarë janë optimistë dhe thojnë se një gjuhë mund të mbijetojë nga një mbështetje e duhur e bashkësisë përkatëse shoqërore, ndërsa të tjerë thojnë se kjo nuk ka qenë provuar të jetë e vertetë. Megjithëse gjuhtarët janë të ndarë në lidhje me pyetjen nëse egzistojnë mënyra frutdhënëse për të gjallëruar një gjuhë që po shuhet, përpjkjet janë duke u bërë. Kreyredaktori i revistës Etnologu ka një pikpamje otimiste në lidhje me këtë çeshtje dhe thotë se tani ndodhen disa rezervate të Indianëve Amerikanë ku mësues janë punësuar në shkola nate për të dhënë mesimet e gjuhëve që rreziojnë të shuhen.

Hebraishtja është shëmbulli më i suksesshëm i gjallërimit. Pas më shumë se 1000 vjet si gjuhë fetare dhe literature, ajo u gjallërua si një gjuhë e folur në fund të shekullit XIX dhe tani është gjuha zyrtae e Izraelit. Në vitin 1995, ajo ishte gjuha e parë e 4.5 milion Izraelitëve dhe e 500'000 të tjerëve si gjuhë e dytë. Nuk ka gjuhë tjetër e përtërirë në këtë mënyrë. Një tjetër gjuhë, Kaurna nga Australia, u gjallërua në vitet 1990 shumë kohë pasi folësi i fundit pat vdekur, tregon Dr. Rob Ameri i Univesitetit të Adelaidës. Kjo gjuhë ka qenë përdorur çdo ditë për 130 vjet dhe ka të paktën 70 vjet që nuk flitet rrjedhshëm nga dikush. Për fat të mirë, kjo gjuhë është dokumentuar dhe tani janë duke u bërë përpjekje për të bashkuar pjesët në një të tërë dhe për ta zhvilluar si një gjuhë të folur dhe të shkruajtur që t'iu përgjigjet nevojave të tanishme.

Renditja sipas folësve (1999)

Gjuha Milion Folës
Kineze Mandarine 1'075
Anglisht 514
Hindu 496
Ruse 275
Arabike 256
Bengale 215
Portugeze 194
Malaj-Indoneziane 176
Frënge 129
Gjermane zyrtare 128
Japoneze 126
Urdu 105
Panxhabe 94
Koreane 78
Kineze Vu 77.175
Javaneze 75.5008
Telugu 76
Tamile 74.075
Marati 71

Gjuhë të reja kanë lindur gjithashtu gjatë shekujve të fundit. Një nga këto është gjuha Tok Pisin, e cila është një gjuhë e zhvilluar prej një zhargoni të largët të Anglishtes dhe Gjermanishtes dhe tani është gjuha kombëtare e shtetit Papua – Guinea e Re. Kjo gjuhë është shumë imagjinuese, sepse thotë për shembull: Nambawan pikini bilong Mrs. Kwin, që përkthet: fëmija numër një që i përket zonjës mbretëreshë.

Si shembuj krahasues të shpërndarjes gjuhësore përmenden Evropa me popullsi 661 milion dhe 225 gjuhë të ndryshme, Irian Xhaja në Indonezi me popullsi 1'641'000 dhe 265 gjuhë të ndryshme dhe Papua – Guinea e Re me popullsi 4'553'000 dhe 817 gjuhë të ndryshmë. Pra, për Evropën janë përafërsisht 3'000'000 njerës për çdo gjuhë të saj, ndërkohë që në Papua – Guinea e Re janë 5'700 njerës për çdo gjuhë të saj.

Keni dëgjuar ndokënd të flaës Udihe, Ejak or Arikapu? E mundëshme është që raste të tilla nuk do t'i keni kurrë. Një arësye është se pritet që 50-90% e gjuhëve të tanishme të zhduken nga fundi i këtij shekulli. Arësyë tjetër është se gjysma e gjuhëve të tanishme fliten nga jo më shumë se 2'500 njerës, spjegon Instituti i Vrojtimit Botëror (Worldwatch Institute). Një gjuhe i nevojiten të paktën 100'000 folës për ta përcjellur atë nga një brez në tjetrin, pohon një raport i UNESCO-s. Luftrat, shfarosjet etnike, fatkeqësitë natyrore vdekjeprurëse, pengesat qeveritare dhe zbatimi i gjuhëve sunduese, të tilla si gjuha Kineze dhe Ruse, çojnë gjithashtu drejt shuarjes së tyre.

E ardhmja e gjuhëve Udihe, Ejak dhe Arikapu, që fliten përkatësisht në Siberi, Alaska dhe xhunglën e Amazonës, është e pashpresë. Rreth 100 njerës flasin Udihe, 6 njerës flasin Arikapu dhe një njeri i vetëm mund të flasi Ejak, dokumentohet prej Institutit të Vrojtimit Botëror. Maria Smith, 83 vjeç me banim në Ankorixh të Alaskës, është e vetmja që flet gjuhën Ejak sipas vërtëtimeve të gjuhtarëve. Çeshtja rëndohet më shumë, sepse zhdukja e gjuhëve ndikon jo vetëm tek populli përkatës, por edhe tek antropologët dhe shkencëtarët e tjerë. Këta në këto raste humbin burimet e të dhënave materiale për punën e tyre që dokumenton historinë dhe njohuritë popujve përkatës, apo lëvizjet e tyre nga një rajon në tjetrin. Sipas Institutit të Vrojtimit Botëror, disa nga të dhënat për gjuhët e kërcënuara përmblidhen më poshtë:

Amerika e Veriut – Rreth 80% e 260 gjyhëve vendore që akoma fliten në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nuk janë duke u mësuar prej fëmijve. Për shembull, gjuha Ejak në bregun e Alaskës ka mbetur vetëm me një folës.

Amerika e Jugut – Qindra gjuhë u shuan si përfundim i pushtimit Spanjoll. Rreth 80% e 640 gjuhëve të ngelura në këtë kontinent fliten nga më pak se 10'000 njereës; nga keto 27 gjuhë përballen me zhdukjen.

Afrika – Në vendin e lindjes të pothuaj 1/3 e gjuhëve botës, 54 gjuhë besohet se janë zhdukur dhe 116 të tjera po përballen me zhdukjen.

Azia – Më shumë se gjysma e gjuhëve vendore të Azisë kanë më pak se 10'000 folës secila.

Australia – Rreth 90% e 250 gjuhëve të saj vendore përballen me zhdukjen.

Evropa – Afërsisht 90% e Rusëve flasin Rusisht. Domethënë, shumica e 100 gjuhëve të tjera vendore të Federatës Ruse, pothuajse të gjitha gjuhë Siberiane, janë afër zhdukjes.

 

Të dhënat për këtë shkrim janë nxjerrë nga shkrimet përkatëse në Metro World News.

 

Përgatitur nga Saimir Lolja
Nën-Prof. Dr. PEng.
18 Tetor 2003

 

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa