Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Nga Fatmir Terziu


PREFEROJ TË FLAS SHQIP

10 PYETJE GAZETARES SHQIPTARE, GERTA HETA, TË “KISS FM”, NJË RADIO HIP-HOP/R&B NË NEW YORK

E mirënjohur për të gjithë shqipëtarët si prezantuesja e “Një këngë për ty” në Top Albania Radio, mbetet zëri më i veçantë radiofonik Shqiptar. Lindur në Tiranë më 15 Gusht 1976, që në moshë të vogël e karakterizon një ambicje e theksuar për të fituar si dhe një dashuri për skenën. Futet në grupin e teatrit në Pallatin e Pionerëve, më pas kalon si recituese për kongreset e atëhershme të partisë dhe dallon në çdo aktivitet të shkollës si prezantuese apo recituese. Ka interpretuar edhe në radiodramatizime tek Radio Tirana madje ka qenë edhe zëri i Lolit tek kartonat e atëhershëm “Coli dhe Loli”.
Ndërkohë që vazhdonte studimet në degën e Mjekësisë Veterinare, në vitin 1996 fillon punë në televizionin e parë privat i cili atëhere trasmetonte vetëm në Durrës;“Shijak TV”, si prezantuese e një Hit Parade Europian.Pas një viti Gertën e gjejmë në radion e parë private Shqiptare Top Albania Radio, ku pasi kalon provën e zërit dhe të prezantimeve para mikrofonit, në mars të vitit 1997, asaj i afrohet të drejtojë emisionin “Një këngë për ty”.Gerta sjell një frymë të re në radio, një mënyrë të re prezantimi,aspak konservatore dhe shumë origjinale, gjë që e veçon atë si karakter unik dhe novator. Më pas ajo sjell edhe emisione me interes për dëgjuesin shqiptar si: “All that’s Jazz” ku ajo drejton së bashku me Fabrizio, një DJ Italian i apasionuar pas muzikës Jazz, si dhe “American Top 20”, përkrah Dwaine një qytetar Amerikan edhe ky i apasionuar pas muzikës.Maji i vitit 2001 e gjen Gertën në SH.B.A. për një kurs në regji televizive, dhe vetëm pas një viti qëndrimi atje Gerta i kthehet sërish mikrofonit të radios, kësaj rradhe një audience të huaj, asaj të KISS FM një radio Hip Hop/R&B në New York të SHBA-së.Përgjegjësi e madhe të drejtosh në një radio të huaj,të mos flasësh në gjuhën tënde, e sërish të pëlqehesh nga dëgjuesit.
Duhet të jetë tepër e vështirë për Gertën, e cila pasi fitoi zemrat e pothuajse çdo Shqiptari me zërin e saj karakteristik, sfidon vetveten dhe kërkon një karrierë në USA duke argëtuar tashmë audiencën amerikane e duke ngritur lart në këtë mënyrë imazhin Shqiptar nëpër botë. Gerta Heta bën pjesë në të paktat artiste Shqiptare që arrijnë të prekin mediat e huaja. Ja se si shprehet ajo në dhjetë pyetje për të:


1-Jeni "magnet" për mjaft të rinj si shpjegohet?
– Komplimenti më pëlqen tejet, shumë.(Dhe ajo qesh,…qesh)
Çfarë shpjegimi të jap unë!?Kyçi I suksesit me dëgjuesin është komunikimi me të dhe unë them se këtë e bëj shumë mirë.Tani nuk po zgjatem më shumë me “ato që di të bëj” se do thuash:”shumë modeste na qenka Gerta”.


2-Zëri juaj apo diçka tjetër ju veçon më shumë karakterin tërheqës?
-Siç e thashë edhe më parë është komunikimi I ngrohtë,trajtimi si mik I dëgjuesit.Së dyti them se është personaliteti para mikrofonit,trasmetimi I asaj që unë jam dhe ç’ndiej, që ngjall simpati dhe së treti, them se është dhurata nga Zoti, zëri.

3-Si e shihni veten para mikrofonit?
– E shoh mikrofonin si pjesë të jetës sime tashmë.Kur hyj në studio ndihem si në shtëpi dhe mikrofoni gjithmonë më ngjall emocione.Që këtu kuptohet se unë e dashuroj mikrofonin e radios.

4-Ku ndryshon e përditshmja nga komunikimi me dëgjuesin?
– Dëgjuesi do dhe duhet të dëgjojë një Gertë të lumtur, gjithmonë në formë dhe shumë miqësore.Dëgjuesi e do buzëqeshjen dhe nganjëherë kjo buzëqeshje, për shkak të problemeve të jetës, duhet improvizuar.Pra në një farë mënyre duhet aktruar para mikrofonit për të sjellë gjithmonë të njëjtën energji dhe entuziazëm, e ndërkohë e përditshmja është si e kujtdo; plot probleme, stresse dhe frustrime.

5-Cilin preferoni më shumë në jetë këndin e studios radiofonike apo këndin e një vendi që të harron paksa nga jeta?
– Nqs e kuptova mirë ky këndi që na harron nga jeta është një pushim në një vend larg problemeve apo jo?Do I preferoja të dyja sepse duhet edhe ca pushimi dhe largimi nga stresset,megjithatë po të më vinin te zgjidhja mes të dyja do preferoja atë këndin në studion radiofonike.

6-Në fakt kush është Gerta?
- Gerta është një njeri shumë I thjeshtë, shumë e kënaqur nga ato çka jeta I ka dhuruar.Një njeri I çiltër, që dashuron jetën dhe njërëzit.Shumë e ndjeshme dhe jeton me shpresën se një ditë,në njëfarë mënyre do ndihmojë njërëzit e vendit të saj.Një njeri që nxjerr edhe lot kur sheh një kronikë për varfërinë apo fatkeqësinë e dikujt në TV.Me pak fjalë Gerta e ka zemren e madhe.

7-Ç'ndryshim ka për ju radiofonia nga ekrani?
– Radiofonia të jep mundësinë që më pak elemente siç janë zëri dhe karakteri të fitosh simpatinë e njërëzve,të komunikosh me ta, ti bësh të të duan e të të ndjejnë,ndërsa TV ka më shumë elementë ku kryesori është ana vizive.Pra TV detyrimisht do funksionojë,por është me zotësi të fitosh zemra përmes radios sesa përmes TV.Kështu e shoh unë gjithsesi.Pastaj thjesht fakti që kur të njohin vetëm zërin mund të jetosh jetën si çdo njëri I thjeshtë e nuk të duhet të vishesh e të ngjash perfekt në look,vetëm kjo të jep shume liri dhe të bën të ndihesh mirë apo jo?


8-Si e shikoni të ardhmen tuaj?
– Të ardhmen time e shoh të lumtur.Do ta bëj të tillë.Nuk mund ta lë veten time te vuajë.E dua shumë dhe përsëri qesh…
Besoj se nuk do shkëputem nga mikrofoni dhe uroj që Zoti të më shikojë në çdo hap që do marr.Sepse duhet pranuar;në jetë suksesi nuk është vetëm këmbëngulje,pasion,talent dhe dëshirë por edhe fat.Dhe mua ky I fundit nuk më ka munguar deri tani.

9-A veçoni kënd në shtysën drejt këtij pasioni për radion?
– Do të të konfesoj, se atëherë kur unë nisa të shkel asfaltin e pasionit tim, radion, nga gjithkush kjo konsiderohej si një humbje kohe, pasi nuk shihej si një mjet për të bërë “Boom” apo karrierë të madhe,por ka qenë këmbëngulja dhe dëshira ime e çmendur,pasioni im,që më shtynë të vazhdoja në këtë rrugë.Nuk kam pasur pengesa por edhe shtytje të madhe nuk kam pasur.

10-Shqip apo në gjuhë tjetër do të ishte më komode studioja për ju?
-Unë I provova të dyja dhe tek të dyja jam komode por nuk ka si komunikimi me njeriun tënd,dhe unë kështu quaj të gjithë Shqipëtarët.Pra le ta lëmë kështu; preferoj të flas SHQIP.

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa