Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Gaqo Cako, profesori tek "Tre Tenoret"

Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali kane vendosur qe musketjeri i nderit per "Tre Tenoret" te jete vete profesori i tyre, Gaqo Cako. Rikthimi i bujshem i Cakos ne skene nen siglen e tenoreve, qe i brumosi vete. Ne me shume se 1 ore e 30 minuta do te shfaqin talentin e tyre ne grup, me nje repertor virtuoz. Tradita e dirighjenteve te huja, risjell serish nje italiane, e cila do te drejtoje koncertin e 6 dhjetorit ne Pallatit e Kongreseve

Anduela NIKA

Profesori pasi iu ka mesuar "pupilave" te tij, gjithcka rreth zanatit, madje dhe hilete me te padukshme vokale, pas me shume se nje dekade, formon serish trekendeshin Gjipali-Tusha-Cako. Kete here "Dartanjani" Xhema ka mbetur ne Mynihun e ftohte, per t'ia lene ngrohtesine e skenes se Pallatit te Kongreseve, mjeshtrit Gaqo Cako. "Nuk eshte nje rikthim per mua. Une kam qene gjithnje ne skene. Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali kane qene nxenesit e mi dhe i kam ndjekur gjate gjithe kesaj kohe. Madje mund te them se me Tushen kam bashkepunuar ne nje sere koncertesh", thote tenori, i cili me 6 dhjetor do te rishfaqet ne koncertin "Tre Tenoret". Nen drejtimin e dirigjentes italiane Xhovana Frata dhe te orkestres New Philamonic Orchestra, trioja e tenoreve do te shfaqet perpara publikut me nje repertor te larmishem, qe nga perlat e muzikes shqiptare, tek kanconetaitaliane, brilantet ruse, angleze, gjermane e deri tek ato amerikane. Nje nder pikat e forta te koncertit do te jete dhe muzika shqiptare; me nje riperpunim te Thoma Gaqit, kenge si "O ju male", "Lule bore" apo "Si dukat i vogel je" do te vijne ne nje forme moderne ne kordat e artisteve. Fama qe kane arritur tre tenoret, ne skenat e teatrove me ne ze te botes, e rrit se tepermi pritshmerine edhe ndaj dirigjentes se re, e cila vjen nga shteti fqinj sikurse dhe paraardhesi i saj Orazio Baronello, i cili dirizhoi koncertin e dhjetorit te kaluar. "Ky koncert nuk eshte nje kopje e keqe e trios Pavaroti-Domingo-Karreras, por nje pune e madhe, qe kemi bere gjate te gjithe karrieres sone artistike. Kjo trio nuk vjen fare rastesisht. Mendoj se ky ishte momenti me i volitshem per ti dhuruar emocione te bukura, publikut qe na ka duartrokitur per here te pare", deklaronte nje vit me pare Josif Gjipali. Dhe ne fakt, pritja e ngrohte, qe i beri publiku shqiptar koncertit si dhe komentet pozitive te bera ne media, treguan se edhe artistet shqiptare kane premisa per te qene nje trio e kalibrit te Pavoroti-Domino-Karreras.

 

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa