Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

 

Gjashtë netët e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Juria ka shpallur fituesit e edicionit të shtatë

Kupa e folkut mbetet në Gjirokastër

Alma Mile

Gjirokastër - Kupa e Festivalit mbetet në Gjirokastër. Pas gjashtë netësh të ngjeshura konkurrimi është mbyllur mbrëmë në kala, Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës. Duke marrë parasysh paraqitjen e të gjitha grupeve konkurruese, si nga ana muzikore, koreografike, kostumografike, si dhe pastërtia e folklorit, juria e festivalit, e përbërë nga emra të njohur të muzikologjisë shqiptare, si Ramazan Bogdani, Afërdita Onuzi, Bahtir Shaholli, Haxhi Dalipi, Agron Xhagolli, Thoma Gaqi e Ndoc Papleka, kanë dhënë trofetë: Kupa e Festivalit për qarkun e Gjirokastrës; Çmimi i parë për grupin e Tiranës; Çmimi i dytë për grupet e Vlorës dhe Korçës; Çmimi i tretë për grupet e Fierit, Elbasanit dhe Kosovës.
Të gjitha sëbashku këto çmime kanë një vlerë 1.3 milionë lekë. Në edicionin e shtatë të këtij aktiviteti kanë konkuruar 12 qarqe nga Shqipëria, si ai i Kukësit, Fierit, Dibrës, Tiranës, Shkodrës, Beratit, Vlorës, Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit, Lezhës, por edhe përfaqësues nga Kosova, konkurimi i të cilëve është shpërndarë në netë të ndryshme të festivalit. Të pranishëm kanë qenë edhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, e diasporës në Zvicër e Amerikë. Pas një nate të zjarrtë që dhuruan artistët e qarkut të Vlorës, me polifoninë burrërore e këngët e trimërisë, këngët e vallet e gëzueshme të dasmave krutane e durrsake, riteve dhe kostumeve të arbëreshëve të Kalabrisë, nata e përmbyllëse ishte “rezervuar” për qarkun e Korçës, grupeve folklorike të Prishtinës e Gjilanit, e padyshim vendasve. Pas valleve të ëmbla gorarçe e devollite, të kërcyera me mjeshtëri nga grupi i burrave dhe më pas ai i të rinjve të Devollit, këngëve grarishte të Kolonjës, çiftelisë kosovare, rradha iu la vendasve, grupeve folklorike të qarkut të Gjirokastrës. Këngëtarët e grupit “Ergjëria”, grupi i mirënjohur i Bënçës e Kolonjës, sollën sërish në skenën e festivalit polifoninë e mrekullueshme të jugut e ison e gjatë labe, e cila do të pasohej nga valet lozonjare të vajzave dropullite. Por surpriza e mbrëmjes do të ishte përshëndetja e grupit folklorik të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë përcjellë tek publiku, emocionin e mërgimtarit, këngë e valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, që nga Çamëria, Shqipëria e Mesme e deri në këngët e veriut.


Shekulli
5-Tetor-2004


 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa