Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


Ledina Celo (Çelo)Eshtë mbyllur mbrëmë Festivali i 43-të i Këngës në RTSH. “Flakareshat” e Kosovës shkojnë në Evropianin e të Rinjve, Luiz Ejlli në Mesdhetar. Një natë me ritëm, të ftuar dhe çmime të mëdha

Ledina Çelo shkon në Festivalin Evropian

Alma Mile

Ledina Çelo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurofest 2005. Eshtë mbyllur mbrëmë, Festivali i 43-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. në bazë të votimit të jurisë, por edhe spektatorit, çmimin e parë të këtij viti e ka fituar kënga “Nesër do të shkoj”, kënduar nga Çelo, me muzikë të Adi Hilës e tekst të pandi Laços. Çmimin e dytë e ka fituar shkodrani simpatik, Luiz Ejlli me këngën e Shpëtim Saraçit, “Yjet dhe hëna dashurojnë”. Kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Mesdheut. Çmimi i tretë i është dhënë këngëtares Jonida Maliqi, me një tjetër këngë të Adi Hilës. Ndërsa çmimin e të rinjve e kanë marrë tre “Flakareshat” nga Kosova, Vesa Luma, Teuta Kurti dhe Rona Nishliu. Tre vajzat do të përfaqësojnë për të parën herë muzikën shqiptare në Festivalin Evropian të të Rinjve. Për herë të parë nga një festival dalin tri këngë për në tri festivale ndërkombëtare, ose “trinjakët” si u quajtën ndryshe. Ky ka qenë edhe mesazhi që regjisori Pali Kuke ka dashur të japë nëpërmjet numrit koreorafik që çeli natën finale e që u mbyll me një atmosferë dasme. Pas prezantimit të 32 këngëve, në natën finale kanë mundur të kualifikohen vetëm 18 këngë, mes të cilave ato të interpretuara nga Marsida Saraçi, Saimir Braho dhe familjae tij e re, Jonida Maliqi, Arbër Arapi dhe Rosela Gjylbegu, Mariza Ikonomi, treshja nga Kosova, etj, të cilët kanë risjellë edhe njëherë ritme ballkanike e folk me shumicë në skenën e festivalit. Pjesa e parë e mbrëmjes ka ecur me një ritëm të shpejtë, ku ndihej tempi i garës e më pas, juria e përbërë nga emra të njohur të artit, si Hajg Zaharian, Edison Miso, Edit Mihali, Suzana Turku, etj, por edhe publiku përmes numrit të telefonit të vënë në dispozicion nga AMC, kanë votuar e përzgjedhur fituesit. E ndërsa shoshiteshin emrat e fituesve, skenën e kanë “pushtuar” të ftuarit. Ashtu siç është kthyer edhe në traditën e festivalit, nuk mund t'i mungonte kësaj mbrëmjeje, kënga fituese e një viti më parë dhe njëkohësisht e para pjesëmarrëse në festivalin Evropian, “Dua të bëhem imazhi yt” dhe Anjeza Shahini. Ndërkohë që të tjera nota, ka sjellë këngëtari italian Luka Barbarosa, i cili duket se është dashuruar pas Shqipërisë, pasi është e treta herë që vjen në vendin tonë, brenda pak muajsh. Ai ka kënduar një nga këngët më të preferuara të shqiptarëve “Portami a ballare” dhe një këngë të albumit të tij më të ri. Pa dyshim, përveç fituesve, një tjetër surprizë e mbrëmjes finale ka qenë edhe Rusllana “e egër” ukrahinase, e cila solli jo vetëm atmosferën e Festivalit Evropian, por edhe ritmet e lëvizjet ukrahinase. Pjesë e spektaklit kanë qenë edhe prezantuesit Leon Menkshi e Huejda El Sajed, e cila iu kthye origjinës si balerinë nën një ritëm hip-hop, për të kaluar tek notat e këndshme të Patricia Kass. Një natë e tillë, padyshim që ngjallte emocione të forta, garë, spektakël, ritëm…, e ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja pse prezantuesit e çoroditën pak publikun me çështjen e çmimeve, megjithatë së fundmi u kuptua: Çelo shkon në Evropian, Ejlli në Mesdhetar dhe tre kosovaret në Evropianin e të rinjve.


Rusllana e “egër” në skenën e festivalit
Ka ardhur nga Ukrahina së bashku me albumin e saj “Wild”. Pas këngëtarit maqedonas Toshe Projevski e fitueses së Festivalit të Mesdheut, italianes Linda Valori, në skenën e festivalit ka ardhur një tjetër fituese. Rusllana, ukrahinasja e egër që fitoi çmimin e parë në Festivalin Evropian, ka ardhur dje në Tiranë. Sapo ka mbërritur në aeroport, ajo ka shprehur kënaqësinë që ndodhej në Shqipëri. “Eshtë hera e parë, por shpresoj të mos jetë e fundit”, - ka thënë ajo, e paduruar për të kënduar për publikun shqiptar, por edhe për të mësuar se cila do të jetë kënga, që do të shkojë në Evropianin 2005, në Ukrahinë. Në skenën e festivalit ajo ka kënduar këngën e saj të zjarrtë “Wild dancing”, si një tjetër këngë, që sipas saj tashmë është një hit, jo vetëm në vendin e saj. Ajo ka kënduar së bashku me publikun, i cili është ndezur nën ritmet e gëzueshme, të ardhura prej Ukrahinës.

Çmimet 2004
Çmimi i parë Ledina Çelo “Nesër do të shkoj”
Çmimi i dytë Luiz Ejlli “Hëna dhe yjet dashurojnë”
Çmimi i tretë Jonida Maliqi “Frikem se të dua”
Çmimi i të rinjve Trioja nga Kosova “Flakaresha”

 

 

Degjoni kenget e Festivalit 43 ne RTSH ne MP3*

Marsida SARAÇI - Më duaj gjatë Julian Lekoçaj - Do të fal
Stela Risto - Vështirë të flas Aleksia Jani - Zotit
Soni – Eja në Ballkan Aurel Thëllimi - Erë e marrë
Rovela Stefa - Kthehem prap Floriana Muça – Përtej Dashurisë
Vesa Luma, Teuta, Kurti, Rona Nushliu – Flakareshë Joe Artid Fejzo - Me ty
Besiana Mehmeti Mariza Ikonomi - Kur Dashuron
Klaidi Musabelliu – Puthjen nuk ta kam harruar Jonida Maliqi - Frikem se më pëlqen
Agim Poshka - Të kam s’të kam Rosela Gjylbegu & Arbër Arapi – Pëshpëritje zemrash
Barbana Dini – Jeta këtu s’mbaron Kujtim Prodani – Ndryshe e shikoj
Olsa Spata – Pritje Shpat Kasapi – Jam dhe Kam
Monika Trungu - Ti më bën të pasur Samanta Karavella - Buzëqeshje
Çlirim Denaj – Ti ike Tergita Gusta – Me ty, pa ty
Luis Ejlli - Hëna dhe yjet dashurojnë Elsida Sinaj -Harresë Kujtimesh
Sajmir Çili – Endërr e gjallë Redon Makashi - Ndjenjë
Ingrid Jushi - Vetëm një natë Kozma Dushi & Ermira Kola– Të bashkëjetoj me ty
Ledina Çelo – Nëser shkoj Sajmir & Enkela Braho – Para se te vish në këte Bote

*Kenget jane online nga Gazeta Shekulli



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa