Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 


TETË PYETJE KËNGËTARIT TË 90 KËNGËVE SHQIPTARE

Nga Fatmir Terziu

Është një zë që jo pak herë ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dashamirës të këngës dhe folklorit shqiptar. Mban mbi supe peshën e një prej organizatorëve të Festivalit të Këngës Popullore Qytetare që tashmë është traditë e përvitshme në Elbasan, I cili organizohet nga Bashkia e Qytetit të Elbasanit dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe atë të çmimeve të ndryshme në festivalet kombëtare të këngës popullore e të muzikës së lehtë.Së shpejti pas koncerteve të shumta në SHBA, Suedi, Itali, Greqi e mjaft vende të tjera , do të jetë para spektatorit shqiptar në Britaninë e Madhe me një buqetë prej 90 këngësh të ndryshme të repertorit të tij, ku spikatin ato
të Isuf Myzyrit si dhe të sofrës së larmishme shqiptare veri-jug.

1-Sapo u mbyll Festivali i Këngës Popullore Qytetare që zhvillohet në qytetin e Elbasanit.Cili është roli i një angazhimi të tillë në traditën dhe kulturën shqiptare?
Festivali kombëtar, i këngës popullore qytetare, që u zhvillua në Elbasan, tregon edhe një herë se, qytetaria muzikore e folkut dhe e melosit popullor nis nga qyteti i Elbasanit i cili gëzon tashmë një respekt të padiskutueshëm në sensin që, nëse do ta krahasonim me një trëndafil, atëherë gonxhja e tij, përbëhet nga ISUF MYZYRI, MUSTAFA BODINI etj. dhe fletët janë të gjithë artistët këngëtarë, apo kompozitorë të të gjithë Shqipërisë të cilët përqafohen me këto këngë në të gjithë botën., sigurisht që kjo është kultura e folkut muzikor shqiptar.

2-E nisa me një pyetje nga një fushë që u takon organizatorëve, por sipas Zotit Blerim Narazani, Drejtor i trupës folklorike" Isuf Myzyri" dhe dirigjent e organizator mësojmë se edhe ju keni një peshë në të?
Roli im ka qenë në aspektin organizativ mbasi këtë rradhë ju dha prioritet elementit të ri, sepse ata jane transmetuesit e metejshëm të kësaj gjnie në Shqipëri.Megjitahtë, ajo që do të shtoja është se së bashku me të talentuarit shqiptarë dhe me zotin Narazani tashmë kemi një udhë të re ku tradita shqiptare ka sofrën e saj të shtruar vit për vit edhe në sensin e folklorit qytetar.

3-Jeni cilësuar "Bilbil i Këngës Elbasanase" dhe jeni vlerësuar me disa çmime në festivale.Ç'mund të na thoni?
Për veten time mund tju them me pak fjalë se jam fitues i 3-çmimeve të para kombëtare në muzikën popullore e të lehtë , dhe 2- çmimeve të dyta kombëtare të këngës popullore në RTSH…, të tjerat le t’I thotë spektatori dhe kritikët e vërtetë të artit e kulturës shqiptare. Repertori im përafërsisht përmblidhet në 90-këngë të inçizuara në RTV-të ndryshme. Kam dhënë koncert i ftuar në ITALI, GREQI, SUEDI, SHBA, …etj.

4-Jo pak herë keni ngritur në këmbë publikun në vend, po aq edhe në SHBA, Gjermani, Danimarkë, Zvicër etj.Si e shpjegoni?
Mundësia që të jepet të rrokësh zemrën e shqiptarit jashtë është më e madhe, mendoj unë.Ajo është e tillë se ka brenda së pari shumë gjëra që lidhen me mallin, por edhe me dëshirën për të dëgjuar një këngë në një gjuhë e timbër zanor të pastër direkt para syve të lodhur e të përmallur për çdo gjë kombëtare shqiptare….Është hera e parë që tentoj Anglinë dhe shpresoj atëhere të flas më mirë për një sukses tjetër .

5-Jeni një zë që rradhëherë vjen, thonë kritikët, sa dhe si e justifikoni këtë vlerësim tjetër?
Unë e vlerësoj shumë kritikën kur ajo bëhet vetëm për elemente që kanë të bëjnë me muzikën, artin, interpretimin, folkun, traditën, të renë që sjell artisti I këngës, por kam edhe objeksionet e mia, pasi shpesh herë ajo bëhet edhe …., politikisht.
6-Shqipëria është djepi i një kulture të lashtë, por Elbasani i Myzyrit të madh ka pushtuar gjithë trevat shqiptare.Si e gjeni forcën e konkurrencës mes një tradite të tillë që këndohet nga veriu në jug me nota të ndryshme?
Tradita e muzikës shqiptare momentalisht e theksoj, është në dorë të pseudoartistëve disaherë, të cilët mendojnë si ta asimilojnë këtë me reminishenca të huaja dhe se si mund të vjedhin nën preteksin e biznes-muzikës.Një artist gjen forca jashtë kësaj intrige për artin dhe artistin.Notën atij ia jep spektatori dhe këtu buron çdo forcë.

7-Kush është në fakt këngëtari Mustafa Mehja?
Në fakt është një pyetje që duhet ta thonë ose e kanë thënë të tjerët, por meqenëse është për publikun shqiptar them ta lë mënjanë modestinë.Është një artist shiptar, i cili mundohet me gjithë sukseset e tij , të jetojë ditë për ditë me këngën e freskinë e saj, me këngën dhe vlerat e saj të pavdekshme shqiptare.

8-Së shpejti ju premtoni një tjetër sukses jashtë vendit. A mund të na thoni diçka, apo e mbani ende surprizë?
E ardhmja e MUSTAFA MEHJES, është surprizë e paparishikuar.Le ta lëmë pa thënë pak këtë si një surprizë në të gjitha senset që më shoqërojnë jashtë të papriturës.Ajo I përket një ftese për në metropolin anglez, ku mendoj që asaj pjese të Kombit që ende nuk I janë tharë lotët duhet t’I kthejmë gëzimin e netëve e ditëve që të fal kënga shqiptare.

 

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa