Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

"Exit"- filmi kosovar, qe fitoi "Grand Prix" ne Kane

Cmimi i madh "Grand Prix" i Festivalit te Kanes per filmat me metrazh te shkurter, i eshte dhene per here te pare nje filmi kosovar. "Exit" eshte filmi 30 minutesh i regjisores Blerta Zeqiri, qe rrembeu mini palmen e Kanes. Tematika qe trajtohet, surprizat dhe kritikat pozitive te filmit, qe konkuroi mes 30 pretendenteve te tjere nga e gjithe bota

Ne edicionin e shtate te Festivalit te filmit te shkurter "5 jours tout court", regjisoret kosovare te filmit "Exit" fituan cmimin e madh te jurise te Cannes ne Frances. Blerta Zeqiri, ka deklaruar se filmi i saj tridhjeteminutesh me titullin "Exit" eshte fitues i cmimit kryesor te festivalit te Cannes "Grand Prix". Filmi shtjellon nje ngjarje nga lufta e fundit ne Kosove, ku tre persona fshihen ne nje apartament per te shpetuar jetet e tyre. Mungesa e ushqimit dhe e informacioneve ne lidhje me ate se cfare po ndodhte jashte e ben situaten edhe me te tendosur. Mes tyre krijohet nje miqesi e ngushte, te cilen nuk e kane patur me pare, por ne te njejten kohe kjo situate e pazakonte, i largon ata nga njeri-tjetri si asnjehere me pare. Ne mesin e tridhjete filmave te shkurter, shumica e te cileve ishin te prodhimit vendes, perkatesisht francez, por edhe nga vendet e tjera si Zvicra, Belgjika, Kanadaja, Britania..., filmi kosovar "Exit", sipas deklaratave te regjisores, ka marre kritika jashtezakonisht te mira, ndersa eshte pranuar shume mire nga publiku. Juria qe e shperbleu filmin "Exit" me Cmimin e madh ishte ne kete perberje: Philippe Nahon, aktor veteran francez; Sasha Andres, aktore dhe muzikante; Nathalie Richard, aktore; Frédy Busso, regjisor dhe skenarist; Olivier Lorelle skenarist dhe regjisor; Emmanuelle Hadjadj; muzikante dhe aktore; Romuald Lagoude student; Fredy Busson bashkepunetor i David Lynch-it; Tonie Marchall. "Ne me filmin 'Exit' e kemi marre cmimin e pare 'Grand Prix'. Konkurrenca ka qene teper e madhe dhe as qe e kemi pritur nje cmim te tille", deklaroi Blerta, nepermjet linjes telefonike nga Parisi duke folur edhe ne emer te Lendites si bashke regjisore. Filmi eshte prodhim i vitit 2002. Postproduksionin e tij e kane bere: Yll Citaku, Pellumb Ballata, Arian Rexhepi. Ne film luajne: Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Blerim Qeriqi. Skenarin dhe regjine e kane bere Lendita Zeqiraj dhe Blerta Zeqiri, ndersa asistent regjie i filmit eshte Bujar Kabashi. Lendita Zeqiraj, 31 vejce, e lindur ne Prishtine, ka mbaruar Fakultetin e Arteve ne degen e piktures ne Universitetin e Prishtines, ne vitin 1997. Tani vijon studimet ne Degen e filozofise me temen "Estetika e filmit ne Universitetin Paris 8", ku dhe krijon. Blerta Zeqiri, 24, e lindur ne Prishtine. Ne vitin 1997 filloi studimet ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine, ne Degen e Dramaturgjise, ku dhe mbaroi dy vite. Vijon studimet ne Degen e kinematografise ne Universitetin e Paris 8", ku dhe krijon.
M.HALITI

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa