Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

 

“Eden i braktisur“, filmi i shkurtër i regjisorit Eno Milkani, në konkurim në Festivalin e Sarajevës

Milkani: Vendin tim duhet ta quaj Eden

Elsa Demo

Sarajevë- “Duket një peizazh klishe, ku ju flisni më shumë për bukuritë e fshatit. Kjo jo se nuk e bën filmin të veçantë, përkundrazi.” Të flasësh për një “parajsë klishe” në rastin e filmit “Edeni i braktisur”, një film ndërmjet dokumentarit dhe fiction-it, realizuar në pjesën më të harruar të Jugut të Shqipërisë, për regjisorin Eno Milkani ka një arsye të fortë për ta bërë këtë: për të treguar forcën e dhimbjes, braktisjes apo shanset e humbura nëpërmjet një force të kundërt, të pandryshueshme qoftë kjo edhe e vetmja që mund t'iu ketë mbetur shqiptarëve, natyra.
Ajo që qëndron e para dhe e fundit, kur njeriu vjen dhe ikën nga kjo botë. “Edeni i braktisur” që konkuron në Festivalin e Filmit të Sarajevës në seksionin e filmit të shkurtër, pas prezantimit që ka pasur dje pasdite në Teatrin Nacional të Sarajevës është komentuar, mes të tjerash, edhe si një “parajsë klishe”. “Shumë perëndimorë që e kanë parë filmin, e kanë komentuar të tillë, një film që bën propagandë me natyrën dhe bukurinë e një vendi. Madje disa prej tyre mund të mendojnë se është një vend i bukur për të blerë edhe një shtëpi atje”,- i është përgjigjur me humor regjisori shqiptar, komentit në fjalë. “Por unë e shoh të nevojshme të flitet pozitivisht për vendin tënd.
Dhe kjo që kam bërë në “Edenin e braktisur” është mënyra që di unë”. Një shpjegim të tillë regjisori e përligj me një stil poetik, dramatik, duke marrë parasysh se “Eden i braktisur” ai ia kushton një milioni shqiptarësh, qysh prej rënies së regjimit, diktaturës komuniste, në 1991, vazhdojnë të emigrojnë. Filmi i Milkanit, një lloj i veçantë i filmit të shkurtër që nuk mund ta ndash dot nëse është dokumentar apo fiction, është realizuar në një nga fshatrat e Jugut të Shqipërisë, ku natyra është treguar e pakursyer, por njerëzit e tij janë duke ikur.
“Edeni i braktisur” shfrytëzon zhurmat e heshtjes së atyre pak të mbeturve në fshat, një dorë pleqsh, të cilëve një ditë të bukur një i panjohur iu sjell një foshnjë. Të gjithë mendojnë vetëm për të. E pagëzojnë sipas riteve të lashta, gjuha poetike e të cilave është tepër ngjeshur. Uji dhe guri, dy elementë të kudondodhur të natyrës që një njeri duhet t'i ketë me vete nga toka e tij, qysh në lindje. Pagëzimi i foshnjës në një enë pagëzimi me një kryq të madh gdhendur në të, ka tërhequr vëmendjen për një nga degët e reriligjionit që kanë shqiptarët e Shqipërisë.
Regjisorit i është kërkuar një lloj shpjegimi për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve duke e njohur Shqipërinë si një vend ku eksiztojnë edhe të tjera etni dhe disa besime.
“Eshtë e vërtetë që shumica e bashkatdhetarët e mi brenda kufijve të Shqipërisë i përkasin besimit mysliman, dhe pjesa tjetër atij katolik dhe ortodosk. Ashtu sikur në një qytet mund të gjesh kisha e xhami. Por ata asnjëherë nuk kanë dashur t'ia dinë seriozisht për besimin e tyre. Për më tepër kur feja islame është një fe e importuar me forcë tek shqiptarët, në periudhën e sundimit të gjatë të perandorisë otomane”.
Kurioziteti dhe interpretimet e religjionit në territore të ndryshme të Ballkanit është një nga temat e pashtershme dhe subjekt edhe për disa filma që marrin pjesë në Festivalin e Sarajevës. Një prej tyre është shfaqur pikërisht dje, para filmit të Milkanit. “Mos u frikësoni, ne jemi islamikë“, ishte filmi ku regjisori iranian, Shamin Berkeh, që prej disa vitesh jeton në Bullgari, provokoi me dokumentarin e tij, në një mënyrë fare të panevojshme publikun, kryesisht atë boshnjak. Ideja e tij se myslimanët ekstremistë mund të kishin bërë atë masakër që bënë serbët në Bosnjë, dhe se në këtë rreth nuk hyjnë fare myslimanët bullgarë, ata që i besojnë Kuranit, Islamit, Allahut, pra besimtarët e vërtetë, u duk provokuese dhe jo profesionale. Paniku i luftës dhe frika ndaj ekstremizmit mysliman si një forcë shkatërruese, më tepër se një bindje e regjisorëve ballkanas apo dokumentim i lojërave, ngjyrave dhe nuancave në emër të religjioneve dhe të quajtuarat konflikte mes tyre, po shfaqet si një valë e pandalshme, që nuk po i sjell asgjë të re kinemasë. Festivali i Sarajevës mbyllet sot në mbrëmje, kur do të jepen edhe çmimet për filmin më të mirë të Rajonit. Janë nëntë filma në garë ku konkuron edhe „I dashur armik“ i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani. Po sot, në skenën e Teatrit Kombëtar të Sarajevës do të jepet edhe çmimi për filmin më të shkurtër ku konkuron “Eden i braktisur” i Eno Milkanit.

Shekulli
28-Gusht-2004


 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa