Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 
Në konkursin televiziv të "Rai Due"-s, "Destinacioni Sanremo", këngëtarja shqiptare ka triumfuar ndaj pretendentëve italianë

Elsa Lila pranohet në "Sanremo"

Performanca e Lilës ka befasuar publikun dhe jurinë italiane të spektaklit

Belina Budini
Elsa Lila në Sanremo. Studentja e vitit të parë Arkitekturë, përveç universitetit, ka arritur këtë vit edhe festivalin më të madh italian, Sanremon. Destinacioni Sanremo, emisioni i së premtes në kanalin televiziv italian "Rai Due" vuri përballë njëri-tjetrit talentet e reja të këngës italiane dhe një ndër favoritet për të mbërritur në Sanremo qe edhe këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, e kurorëzuar me çmime të para në festivalet shqiptare që në prezantimin e saj të parë në festën e këngëve të fundvitit. Performanca e saj muzikore bëri për vete publikun në sallë dhe jurinë e brendshme të konkursit muzikor me destinacion Sanremon. Përveç duartrokitjeve dhe thirrjeve nga publiku, në studion e madhe të "Rai Due" për "bis", këngëtarja me nënshtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, Elsa Lila meritoi edhe vlerësimin maksimal nga juritë e këtij konkursi. Ishte e vetmja këngëtare pretendente që grumbulloi mbi 2 mijë pikë nga votimi i jurisë së brendshme dhe jurive të jashtme të konkursit "Destinacioni Sanremo". Lila interpretoi dy këngë, që të dyja në gjuhën italiane. "Kam më shumë se pesë vjet që jetoj në Itali, në krahinën e Leçes dhe kjo duket edhe në theksin tim leçjan. Origjina ime është shqiptare, por pas këtij qëndrimi të gjatë në Itali kam marrë nënshtetësinë italiane", - pohoi Lila gjatë spektaklit. Ajo tha se tanimë ndjek edhe universitetin në degën e Arkitekturës, por pasioni i saj i madh është kënga. Veç komplimenteve për përvetësimin e gjuhës italiane, Lila mori edhe vlerësime maksimale nga disa anëtarë të jurisë së brendshme, të cilët profetizuan që Elsa Lila shfaqte premisa për t'u bërë një interpretuese e madhe e këngës. E veshur thjesht, me flokët kapur bisht, por më e ëmbël se kurrë, Elsa arriti të bëjë për vete publikun dhe jurinë, ashtu siç i kishte bërë për vete në festivalin e Tiranës të gjithë, shumë vite më parë. Në momentet e fundit, kur titrat u shfaqën në ekran, Elsa bëri një gjest të cilin prezantuesit e çmuan. Ajo i dhuroi mikrofonin e fituar, (e vetmja dhuratë e atij konkursi) humbësit të vetëm të garës, një djali italian që nuk arriti të prekte Sanremon. Kjo është hera e dytë që Elsa Lila tenton të hyjë në Sanremo dhe prova e dytë shënoi garancinë e saj drejt këtij festivali të muzikës italiane. Pas Anna Oxa-ës, Elsa Lila është e para këngëtare shqiptare që mbërrin të futet në këtë festival. Kritikët e këngës italiane kanë dhënë shpresa të mëdha për vokalin e jashtëzakonshëm të Elsës, e cila, në fakt, prej shumë vitesh, është shkëputur nga skenat e festivaleve shqiptare. Nga qëndrimi i fundit i saj në Tiranë, ajo nuk u shkëput asnjë çast nga familja, gjyshërit dhe motra e saj. Ajo qëndroi një muaj në kryeqytet dhe më pas u hodh rishtas në Itali ku e prisnin dy sfidat e mëdha, që tanimë i përballoi, universiteti dhe festivali i Sanremos.

 

 

(marre nga Gazeta Shekulli)


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa