Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

Eda Zari në hitet europiane

Këngëtarja shqiptare me albumin e ri "Statement" nga java në javë po pushton hitet europiane

Nga Violeta Murati

Ka "provokuar" publikun. Që me daljen e albumit të ri "Toka e bunkerëve", këngëtarja shqiptare Eda Zari ka rrëmbyer shumë adhurues të Jazz &Ëorldmusic, e sidmos kur bëhet fjalë për një "specie" e cilësuar me profil tejet autentik dhe multietnik. "Gjuha në të cilën ajo këndon tingëllon melodioze, tepër egzotike e që të prish mendjen..."
Ndërsa një tjetër bum nga muzika, Zari mbërrin në hitet europiane. Albumi "Statement" është duke e ngjitur këngëtaren nga java në javë në vendet e para për muzikën Jazz në Francë, Austri, Gjermani, danimarkë, Hollandë, Zvicër si dhe në Angli. Albumi i ri është cilësuar një kombinim muzikal tërheqës dhe mjaft interesant duke këqyrur nga pas një kulturë tej mase të pasur.
Ndërsa këngëtarja ka menduar të nisë peligrinazhin e saj në Evropë dhe Afrikën e Veriut përmes turneut "Eda Zari 2003" për prezantimin e albumit të ri "Statement".
E gjithë ky imazh për këngëtaren Zari nuk është i rastësishëm. Ajo mbërrin në botën muzikore, deri në suksesin e padiskutueshëm më të fundit nga dinastia mjaft e njohur në Shqipëri e instrumentistëve Lela. Albumi "Statement" është prodhim i Deutsche Ëelles në bashkëpunim me Label-Intuition-Schott Verlag Music-International GmbH, Frankfurt.
Këngëtarja është cilësuar si ambasadore e kulturës shqiptare ku herët ka nisur rrugën e të kënduarit porse krijon dhe muzikën e teksteve të saj. Prej me teper se nje dekade te tere Eda Zari jeton ne Gjermani. Qysh në moshën 4 vjeçare filloi të këndoj në gjirin e familjes (nga ana e nënës), familja Lela nga Përmeti. Në moshën 6 vjeçaredel për herë të parë në skenë, më 16 vjeç prezantohet profesionalisht, në festivalet kombëtare të RTSH, ku pasojnë gjthashtu prezantimet si anancuese në TVSH në bashkëpunim me regjisorët: L. Gjata, O. Mula. Kryen abiturën dega Kanto në Liceun Artistik "Jordan Misja",Tiranë. Ndërsa fillon më pas studimet në Akademinë e Arteve, Tiranë. I hiqet e drejta e studimit (që me dramën politike që familja pësoi në fund të viteve '80) i vazhdon studimet ne Gjermani ne Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorezimin e marrjes se Diplomes si "State Graduated Diplome Oper Singer".
Gjate kesaj kohe eshte soliste ne projekte te ndryshme duke perfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shume prezantime recitale te formes koncertante me formacione Orkestrale, ËDR -Rundfunk Orchestra (Ëest German Radio), orkestra e dhomes Dresden, ËDR TV. etj. Gjate kesaj kohe Zari eshte mjaft e kerkuar per shume aktivitete e projekte internacionale.

Bashkëpunimet me artistë
Këngëtarja Eda Zari ka realizuar tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe World Muzik, ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirenjohur internacional, midis tyre kitaristi i mirenjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstar-i nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirenjohur i gjenerates se ( "Nje nga Tarabuka perkusionist me virtuose qe mund te ndodhet ne kete planet"shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentet Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jazz Pianist nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirenjohur Sir Froschauer dhe keshtu lista vazhdon ....

Pjesëmarrja në festivale botërore
Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjoze midis tyre: Prezantimi i saj në Filharmonine e Kölnit tek MusikTrionale Intern. Festival (qe me rolin e saj solistik lidh dy stile muzikor me pole te kunderta ate Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest ne Spanjë (Fituese e çmimit - Best femal perfoming), NRË Festival Bonn (Lauruar) pa lene pa permendur gjithashtu Eda eshte soliste ne realizimin e nje sere kollanash zanore te shume filmave serial televiziv te stacioneve me prestigjioze Gjermane (prezantuar ËDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare te shume Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).

Albumet
Këngëtarja Eda Zari ka realizuar tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe Ëorld Muzik. Nuk mund të lihet pa përmendur CD "EJA" (kollona zanore qe prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000" Hannover, Gjermani) që iu sponsorizua Shqipërisë nga vetë artistja. Ky titull u kompozua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records ne Köln dhe dinastinë Lela. Ndërsa me mjaft sukses është pritur edhe albumi "Toka e bunkerëve". Aktualisht artistja ndodhet në nisje të turneut Eda Zari 2003 "Statement" në Evropë, dhe Afrikën e Veriut.

Shqipëria në albumin e ri
Shqiperia - një vend i cili kryesisht është i njohur rreth katastrofave dhe dramave politike, prezantohet në Albumin "Statement" nga Eda Zari, e cila sjell bukuritë dhe pasuritë muzikale që ka në vetvete. Traditat muzikore shqiptare shkrihen në këtë Album me trendet aktuale të stilit Ëorldmusic. Mbi një formë jashtëzakonisht ngacmuese e shume të freskët, përzihen ritmet vallëzuese në mënyre vërtet të shkëlqyeshme. Kualiteti i lartë i këtij Albumi është garantuar gjithashtu dhe nga performanca e grupit të saj si dhe prezenca e muzikantëve të dinastise legjendare "Family Lela De Përmet". Mbi te gjitha ajo perzien elementet e saj tërheqëse me ritmet globale të cilat janë shumë në mode tashmë në të gjithë botën. Fakt është se qe ne momentin e pare kjo muzike të josh, të magjeps.
Zari kombinon sëing-un e saj spontan dhe sinkopat që i ka aq për zëmër, me nje miksture eksplozive te muzikës Rai te Afrikes se Veriut, Funk - un Ballkanik, me gypsy jazz, Reggae, Salsa, Dancefloor-Jazz dhe ornamentet vocale tipike, hipnotizuese të artit kantor Shqiptar. Gjuha në të cilën ajo këndon tingëllon melodioze, tepër egzotike e që të prish mendjen......

Radio Multikulti (WDR - West German Radio), Funkhaus Europa,
Kritike mbi CD "Statement"

Eda Zari është ambasadore e kulturës së Shqipërisë dhe një artistë mjaft e dëgjuar në vendin e saj. Me "Statement", albumi i saj i parë tek Label-i Intuition, ajo reprezanton nëpërmjet kompozimeve dhe zërit të saj, kulturën e shqiptarve, imazhi i të cilëve me pa të drejtë, gjithmonë është harruar mbrapa pamjeve dramatike e dëshpëruese të refugjatëve që niseshin me anijet për në brigjet e Italisë. Pikërisht këtu e ka fillesen mesazhi i Eda Zarit.
Tek "Statement" ajo kombinon te gjitha bukurite muzikale Shqipetare duke formuar nje "produkt" tërheqës dhe shume interesant i cili qëndron si "dëshmitar" i një kulture tej mase të pasur që jeton. Prane instrumentisteve të mrekullueshëm të ansamblit Lela, një nga me të mirënjohurat dinasti, sollën inspiracionin muzikal dhe interpretues, artiste te tjere te mirenjohur internacional nder te tjere: perkusionisti star Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca - Maroko, Pianisti virtuos profesori gjerman Hans Lüdemann, arranxhuesi dhe kompozitori i muzikes se filmave gjerman Mark Joggerst (tashme i njohur ne shqiperi, i cili shoqeroi Eda Zarin ne piano tek Spektakli - Duam me shume Shqiperine) etj. Titulli i Albumit te artistes e mbart rendesine e tij ne vetvete. Ne kete menyre Eda Zari shfaq nje imazh te ri, ne skenen muzikale internacionale, duke treguar rreth tradites se pasur kulturore muzikale qe Shiperia ende ruan. Me kete Album Ëorld-Pop-Cd qe vertet eshte jashtezakonisht impozant, ajo arriti ta kurorezoj me shume suskses.

Gazeta Iliria, Amerikë
"Eda Zari Mbretëresha shqiptare e Xhazit. Një yll në rritje". Dalja e Eda Zarit, këngëtares shqiptare qe me të drejtë është cilësuar nga kritika evropiane si mbretëresha e xhazit shqiptar, atë mbrëmje qershori në Ëorld Trade Center pa dyshim që ishte befasia më e madhe për shumë prej të pranishmeve të cilët përjetuan pas kaq kohësh. Zeri i saj jashtezakonisht i fresket dhe magjik, me nota te embla dhe te thella gjeri ne magjepse, jo vetem qe tronditi shume zemra te permalluara prej vitesh larg atdheut, por fitoi menjehere admirimin e gjithe dashamiresve amerikan njohes te muzikes se xhazit. Gjithashtu interpretimet e kengeve shqiptare me nje orkestrim mjeshteror, qe ruanin cilësitë me të bukura te folklorit shqipetar ishin padyshim nje mrekulli e pa harruar dhe bën që, shumë nga te pranishmit te uronin per nje mundësi tjeter me te afert per ta degjuar këtë yll të muzikës shqiptare.


 

 

Marrë nga Gazeta Ballkan


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa