Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Denisa Kola, nje bukuri ndryshe ne Miss Bota

Mungojne pak dite qe bukuroshja shqiptare te ngjitet ne skene se bashku me 105 konkurentet e tjera, ne gare per "Miss Bota 2003". Kola, studente ne fakultetin ekonomik shfaqet me nje luk me te sofistikuar dhe me ambicioz nga ai i "Miss Universe". Edicioni i 52-te i Miss Botes do te mbahet ne 6 dhjetor ne Sanya te Kines

Rregullimi i fundit i flokeve, ndonje prove ecjeje dhe ushtrimet e perditshme per te mos humbur formen. Mungojne vetem pak dite nga 6 dhjetori, dhe qe tani misset ne gare per titullin e "me te bukures se botes" kane filluar te shfaqin dukshem nervozizmin e tyre. Ne Sanya, Kine, ku dhe do te zhvillohet gara, Miss Irlanda e ku futur tashem ne xhep titullin e mbretereshes se plazhit 2003, ndersa konkurentja jone shqiptare, Denisa Kola eshte ende me duar bosh. Tashme prej disa vitesh Shqiperia perfaqesohet ne kete konkurs gjigand bukurie, por asnjehere titulli i Miss Botes nuk i ka shkuar nje shiptareje. Madje dhe vete konkurentet duket se nuk kane pretenduar shume. "Eshte nje eveniment i madh, e rendesishme eshte te marresh pjese. Pastaj ne rast se nderohemi me ndonje cmim, eshte nje arritje e madhe", jane fjalet e nxjerra nga goja e metueseve shqiptare per kurore si Anisa Kospiri, Anjeza Maja e se fundmi Denisa Kola. E megjithate bukuria e Koles, e pershkruar si mesdhetare, pavaresisht se vjen nga Korabi, eshte komentuar si nje sfidante e forte per Miss Bosnje Hercegovinen apo Miss Brazilin. Denia Kola, studente ne vitin e trete, ne Fakultetin Ekonomik ne Tirane, eshte e gjate 1.78 dhe me tipare geshtenje. Ajo u perzgjodh mes 40 vajzave nga Shqiperia, Kosova dhe Diaspora me 15 Prill, ne konkursin "Miss Albania 2003", me simbolin e bukurise shqiptare per vitin 2003. Bukuroshja shqiptare do te garoje se bashku me 105 konkurentetet e tjera per fashen e me te bukures se botes. Pak muaj me pare Kola mori pjese ne nje tjeter eveniment te rendesishem bukurie, ai i "Miss Universe". "E thjeshte, me nje bukuri te fisme por jo te jashtezakonshme", kane qene disa nga komentet e kritikes per "Miss Albania" ne kete konkurs. Nderkohe qe sfilata ne bikini e pozicionoi bukuroshen dibrane ne krah te Brazilit dhe Peruse

Nata finale e konkursit do te shfaqet nga Kina ne worldvision, nderkaq ne juri behen te ditur emrat e aktorit te mirenjohur Xheki Can dhe te Kendeis, autore e serialit te famshem "Seksi dhe qyteti". Amanda Biram dhe Fil Koegan do te prezantojne edicionin e 52-te te konkusrit te bukurise. Vitin e kaluar titulli i "Miss Bota" i shkoi Azra Akin, me origjine turke, e lindur ne Hollande.



Denisa Kola

Pasaporta ne Miss Bota

Densia studion per Administrim Biznes ne fakultetin e Ekonomise. Ambicia e saj eshte te behet nje biznesmene e mire dhe te hape nje Agjensi video grafike. Denisa eshte rritur ne nje shtepi te mbushur plot me libra dhe novela, keshtu letersia eshte bere pjese e saj, duke u shfaqur ne forma te ndryshme, sic eshte dhe ajo e te shkruarit.

Hobet

Sportet ne te cilat perfshihen: vullnetare e Kryqit te Kuq, leximi, muzika, piano, volejbolli, basketbolli, noti dhe gjithashtu pelqen cfaredolloj kercimi.

Gjuha: Shqip, Anglisht dhe Italisht

 

 

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa