|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
KUSHTUAR 100 VJETORIT TË POETIT
ARBËRESH DE RADA
(1814 – 1903)
Një vizitë në shtëpinë e De Radës,
nga Lirio Nushi
Atje ku lindi GIROLAMO DE RADA
Poeti
arbëresh lindi në katundin arbëresh Maq, i cili ndodhet
në Italinë e Jugut pranë Komunitetit më të madh
Arbëresh në San Demetrio Corone – Shën Mitri i Koronit,
siç i thërrasin vendasit arbëresh. Ky toponim është
ruajtur prej arbëreshëve të Italisë së Jugut
dhe e ka origjinën nga More-ja, Pelopnezi i sotëm në Greqi.
Është një nga elementët bazë historik që
tregon prejardhjen e vërtetë të shumicës së arbëreshëve
të Italisë së Jugut. Gjat këtyre fjalëve menjëherë
të shkon nëpër mënt pyetja: Çlidhja ka Peloponezi
i sotëm Grek - Moreja dhe Arbëreshët. Sipas të dhënave
dhe dokumenteve historike tregohet se arbëreshët, bij të
të tokës Arbërore ndosheshin në këto zona për
tju shërbyer perandorëve bizantin pasi ishin luftëtarë
shumë të mirë dhe trima. Ka të dhëna se ata janë
vendosur aty rreth viteve 1200, domethënë 200 vjet para se të
largoheshin prej andej për tu vendosur në Italinë e Jugut.
Fakte historike të ndryshme përbëjnë një element
të vërtetë studimi në lidhje me këtë çështje.
Prej këtyre vendeve pikë referimi është Koroni i cili
ndodhet në Messini-Peloponez të Greqisë, atje ndodhet edhe
sot e kësaj dite kalaja e ndërtuar prej arbëreshëve
– Kalaja e Koronit.
Prandaj edhe Arbëreshët e larguar prej andej kanë ruajtur
toponimin e tyre duke e quajtur njërën prej qendrave më
të rëndësishme dhe komuniteteve më të mëdhaja
arbëreshe: Shën Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.
Nga qendra e Shën Mitrit ndodhet vetem 4 kilometra larg katundi arberesh
Maq ku lindi dhe vdiq De Rada.
Unë shkova atje dhe pashë nga afër shtëpinë
e De Radës.
Askush nuk mund të më kthej nga rruga që jam nisur,
askush nuk më ndalon dot të shkoj ndër arbëreshtë,
atje më janë vellezërit e mi të lashtë,
atje më janë vëllezërit e mi antik,
bijtë e arbërit me gjak të pashprishtë.
Lirio Nushi
Ndaj
rrugës që të conte për në Shën Mitër
shikoje plantacione të mëdha me limona dhe portokalle, gjithkund
ndihej aroma e mirë e tyre. Një diell i bukur që ngrohte
ëmbël ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parë për
mua që shkoja në Kalabri por sa herë që shkoj atje
ndjehem shumë i lumtur dhe gjithmonë më duket sikur shkoj
për herë të parë. Pranvera është e bukur
gjithkund por jo ma e bukur se në “Arbëri” kështu
i thonë arbëreshët vendëthit të tyre Shën
Mitrit të Koronit. Tabelat ndër rrugë të urojnë
në shqip “Mirë se na Erdhët”. Nuk ka se si
të mos ndjehesh si në shtëpinë tënde, madje edhe
ma mirë akoma. Qeveria Italiane qysh në kohën e Garibaldit
i ka lejuar komunitetet arbëresh të kenë një liri
të plotë për sa i përket të folmes dhe të
shkolluarit në gjuhën e tyre amëtare. Kjo u bë nga
Garibaldi i madh në shenjë falenderimi për ti shpërblyer
luftëtarët trima arbëresh të cilët morën
pjesë në luftë duke luftuar heroikisht për Italinë.
Askund tjetër nuk ka ndodhur kjo me shqiptarët. Arbëreshët
të cilët me prezencën e tyre na bëjnë të
krenohemi mbajnë dhe ruajnë gjallë atje çdo nocion
dhe identitet kombëtar bazuar thellë në origjinë .
Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut
ku gjuhë e dytë është arbërishtja.
Nder
ta flitet arberisht, pershendeten arberisht, ne kishe flasin arberisht,
ne restorantet e tyre menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar
dhe e ruajtur brez pas brezi per me shume se 500 vjete me rradhe, ajo
u ruajt nepermjet kengeve te tyre pasi shqipja deri vone nuk shkruhej,
u ruajt duke e mbajtur gjalle gjuhen e arbrit, duke folur me njeri-tjetrin,
duke ju treguar fëmijëve të tyre për Arbërinë-vendin
e largët për të cilin me me aq mall flasin. Sheshi kryesor
i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombëtar Gjergj Kastriotit.
Në kete komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni
Rustemi, që të dy nxënës të De Radës. Ky
kolegji i ruajtur i cili është i funksionueshëm edhe sot
e kësaj dite.
Kur shkon atje eshte njësoj si të kthehesh 500 vjet ne kohe,
degjon gjuhen e arbrit siç flitej para 500 vjetesh me disa ndryshime
dhe deformime te cilet i perkasin dhe fajesojne kohen e gjate qe ka kaluar
por megjithate ajo egziston, e paster arberore, dhe tepër origjinale
e vjen të na rrëfej shumë sekrete të historise dhe
të egzistencës se popullit dhe të kulturës shqiptare.
Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare
shqiptare, poeti i madh De Rada lindi ne Maq, katund karakteristik Arbëresh.
Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso i cili ndodhet në
Shën Mitër duket e qarte ne majë të një kodre.
Katundi që ndodhet në kodër është Maqi, ndërsa
në pjesën e poshtme shtrihet Shën Mitri, kjo qytezë
arbërore me rreth pesë mijë banorë arbëresh.
Poeti Arberesh është mjaft i njohur nga shqiptarët gjithandej
me Kenget e Milosaos “I canti del Milosao” publikuar ne vitin
1836, e cilesuar nga kritika si nje nga poemat me romantike te De Rades.
Ai shkroi në gjuhën e memes: Krutan i Mërguar, Odiseu,
Imotoe, Parayllja, Vantisana, Nasta, Agata e Pravatës, Miloshini,
Nata e Krishtlindjeve, Diana, Serafina Topia, An Maria Kominiate, Frosina
Vantizana, Adina, Videlaida, Skanderbegu i Pafan, Rënia e Mbretërisë
së Arbrit, Gjon Huniadi, si edhe dramat: Numidët e cila u botua
në vitin 1846 dhe më vonë u ribotua me emrin Sofonsisba
më 1891.
De Rada, ky njeri i pendës dhe i pushkës duke marrë pjesë
në kryengritjet e shqiptarëve dhe duke qenë një ndër
udhëheqësit e arbëreshëve jetoi dhe mendoi pa u kursyer
për të mirën e shqipes dhe të kombit. Ai u rrit fëmijë
duke shkuar ndër shkollat italiane dhe pohon se ka qenë një
nxënës i keq pasi nuk kuptonte mire italishten deri në
moshën 8-10 vjeç. Më vonë studjoi në Napoli
dhe nuk dinte të fliste mire italisht. Bashkëpunoi me Torelin
i cili botonte Omnibus-in në atë kohë i cili ishte arbëresh.
Në vitin 1825 i vdes e jëma. U njoh më vonë me poetin
francez La Martin.
Njohu Diplomacinë e huaj dhe shkruan konkretisht për të
: - Ata që i nxisin shqiptarët kundër Turqisë, nuk
e bëjnë sepse janë të krishterë dhe nga dashuria
e madhe që ata të huaj kanë për kombin tënë
që dashkan medemek ta shihkan zot të vetvetes. Ata kanë
qenë dhe janë gënjeshtarë të poshtër, lakmiqarë
të drejtësisë së pinjojve të shtëpive bujare
të Shqipërisë, e në mënyrë shumë të
ulët dishrakë për token e lumtur që ata kanë,
prandaj për ti zhbi dhe për ti zhdukur i shtyjnë shqiptarët
drejt flamurit të vdekjes, duke i cilësuar kështu fqinjët
tanë të sotëm dhe të djeshëm:- shovinistë
fqinjë, lakmitarë dhe grabitqarë.
Më 1850 poeti arbëresh u martua me arbëreshën Madalena
Melikji me të cilën lindi katër djem dhe gëzoi për
disa vjetë një lumturi të vërtetë familjare.
E shoqja i vdes vite më vonë e sëmurë nga Pika (damllaja),
humbet të birin e tij 18-vjeçar Mikelangjelon dhe të
gjithë pjesëtarët e familjes. De Rada pohon se ne fund
të jetës së tij ndjehet i dërrmuar nga humbja e të
gjithë pjesëtarëve të familjes, dhe se e ka dërmuar
varfëria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e
keqe duke thënë pak para se të mbyllte sytë: Jetoj
me vështirësi dhe në mjerim.
-Mbërrita
të nesërmen ne Maq, shume prej vendasve më njohin tashmë,
edhe nga koncertet edhe nga këngët dhe disku im me këngë
arbëreshe qe qarkullon në tregun arbëresh. Me një
dashuri të madhe më presin me fjalë të ngrohta dhe
nëpër rrugica thërresin arbërisht : ardh Lirjo në
katund, dhe e dine që unë do të shkoj patjetër të
çoj një tufë lule në shtëpinë e De Radës
e kjo do të ndodh sa here të shkoj e gjer sa të më
rrahi zemra.
Shtëpia e De Radës në hyrje të saj, e thjeshtë
dhe madhështore.
Nga pas është ballkoni ku shkruante vjershat e tij poeti ynë
i madh:
Në bodrumin e shtëpisë është shaptilografi i
vjetër ku botoheshin gërmat shqip.
Ndërsa guri përpara shtëpisë egziston edhe sot e kësaj
dite aty ku De Rada hipte çdo mëngjes për tju ngjitur
gomarit të tij e për të shkuar në Shën Mitër
në Kolegjin ku punonte si mësonjës për shumë
vjetë me rradhe.
Sa shumë u lodhnë dhe sa pak u shbërblyen njerëzit
që mbajtën dhe ngritën në këmbë kombin shqiptar.
Një pyetje e tillë më shkonë vazhimisht në mendje,
dhe kjo sepse udha ime shkon drejt të njëjtit monopat. E me
thënë të drejtën nuk do të doja kurrë të
vdisja krejt i vetëm e në mjerim sikurse De Rada, mbas gjith
atij mundi e sakrifice.
Dëgjohet
një këmbanë. Është këmbana e kishës
së Shën Adrianit në Shën Mitër. Duke u kthyer,
njeri prej miqve të mi arbëresh Pino Cacozza pa hyrë mire
në qytet ndalon makinën poshtë një bliri dhe më
rrëfen: Ishte pranverë kur vdiq De Rada, ishte një ditë
shumë e bukur plot diell, ja si sot, lulet e këtij bliri kishin
çelur më shumë se çdo here tjetër. Kortezhi
i përmortshëm kalonte duke mbajtur De Radën në krahë
e duke e shoqëruar atë për në banesën e tij të
fundit. Atëherë nuk bëheshin kurora me lule. Në të
kaluar sapo trupi i De Radës u gjet poshtë blirit një erë
e forte fryu si skishte fryrë kurrë here tjetër dhe e mbushi
arkivolin e hapur të De Radës plot me lule. Njërëzit
të tronditur nga kjo përkujdesje hyjnore lëshuan një
britmë dhe njëzëri thanë:
- De Rada ynë i madh dhe hyjnor po ikën e në krahët
e zotit
AI QOFTË I PAVDEKSHËM.
Falenderojmë për fotografitë z. Shpend Bengu
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
|