Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Në 13 korrik këngëtari amerikan do të këndojë për 92 minuta në Amfiteatrin Calvin. E njeh Shqipërinë pas çlirimit të Kosovës, ku në vitin ’99 këndoi për forcat e NATO-s, përkrah Mariah Carey

Coolio, gangsteri i repit në Tiranë

Do t’iu kujtohet ai këngëtar me kokën gjëmbaç që e bëri aktoren e famshme Michele Pheifer të interpretojë zyshën rebele në getot e Amerikës, pikërisht në videon e tij “Gangster’s paradise” (Parajsa e gangove). Eshtë Coolio, reperi amerikan që ra në sy sidomos me ketë këngë, 10 vjet të shkuara. Do të vijë në Tiranë më 13 korrik. Eshtë ftuar nga amfiteatri Calvin ku do të këndojë për 92 minuta repertorin e zgjedhur nga 7 albumet e tij që qarkullojnë edhe në tregun muzikor shqiptar.
“Coolio ka një afeksion ndaj Kosovës dhe thotë se e njeh Shqipërinë”, -thotë administratori i Calvin, Tomorr Shehu. “Ka qenë në Kosovë në vitin ’99, njëkohësisht me këngëtaren Mariah Carey, kur mbajtën një koncert për trupat paqeruajtëse amerikane atje.”
Administratori Shehu bën të ditur se ardhja e Coolio-s në Shqipëri u bë e mundur falë aderimit të një prej menaxherëve të Calvin në Shoqatën e Manaxherëve Evropianë.
Nata e 13 korrikut në amfiteatrin Calvin, i cili është kthyer në një arenë të vërtetë të muzikës bashkëkohore të artistëve shqiptarë e të huaj, është menduar të nisë në orën 20 të mbrëmjes deri në 2 pas mesnate. Të ftuar do të jenë 8 grupe të rinjsh, të rrymave muzikore R&B, hip-hop. Janë katër grupe nga Shqipëria dhe katër nga Kosova, mes tyre “Tingulli 3”, “Etno ëngjujt”, “Ritmi i rrugës”.
Pastaj 1 orë e 30 minutat e fundit të mbrëmjes i janë rezervuar reperit amerikan Coolio.

Kush është Artis Ivey
I lindur në Los Angeles në gusht 1963, Artis Ivey, reperi i njohur me emrin e artit Coolio, për herë të parë shfaqet në skenën muzikore, ndërsa ishte ende në shkollë në fund të vitit ’70. Edhe pse vinte nga një klasë shoqërore jo e privilegjuar, ai asnjëherë nuk është bërë pjesë e ndonjë bande gangsterësh apo krimesh, përkundrazi u përqendrua në aktivitet muzikor. Pasi punon me DJ Bryan “Wino” Dobbs, Coolio regjistron albumin debutues “It Takes a Thief”, në vitin 1994. Një nga këngët e këtij albumi, “Udhëtim fantastik” bëhet menjëherë hit. Më pas vijon “Gangsta's Paradise”, jo vetëm vlerësohet krijimi më i mirë i vitit për muzikën rep, por i jep atij statusin e një prej yjeve më të mëdhenje të repit të viteve ‘90-të. Albumi i tij i fundit “My Soul”, u realizua në gusht 1997.
e.d


 



Shekulli


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa