Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

 

KESHILLI KOMBETAR SHQIPTARO AMERIKAN
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org Email: naac@naac.org

_____________________________

DEKLARATE PER SHTYP

Washington, DC, 25 Prill 2003

Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) leshoi kete deklarate per shtyp ne lidhje me Mbremjen e Pervjeteshme qe do te mbahet më 19 Qershor 2003 tek Hoteli Regent Wall Street.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës William Jefferson Clinton dhe aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan Xhim Xhema do të nderohen me çmime nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) në darken vjetore të çmimeve të kësaj organizate, që do të mbahet më 19 qershor, 2003 në hotelin prestigjioz Regent Wall Street Hotel, bëhej e ditur në një deklaratë për shtyp që KKSHA-ja lëshoi më 24 prill 2003.

KKSHA-ja do ta nderojë presidentin Clinton me çmimin e "Duarve të Shpresës" (Hands of Hope) për rolin e madh që ai luajti në ndalimin e spastrimit etnik gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999 dhe për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s që i dha fund shtypjes serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Ndërsa Xhema do të marrë çmimin "Lifetime Achievement" për arritjet e tij gjatë një jete tepër aktive duke u nderuar për përkushtimin e tij legjendar ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut.

Çmimi "Duart e Shpresës" i jepet çdo vit nga KKSHA-ja një personi ose entiteti i cili është përpjekur të sjellë paqe dhe të mbrojë të drejtat e njeriut në Ballkan. Ndër personalitetet që KKSHA-ja ka nderuar me çmime në të kaluarën janë edhe Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, James P. Rubin, Bianca Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and David McCall.

Në vitin 1998, Serbia filloi një fushatë shtetërore terrori kundër shqiptarëve në Kosovë duke bërë masakra ndaj popullatës civile, shkatërruar shtëpitë e tyre dhe duke u angazhuar në një fushatë dhune. Qëllimi ishte spastrimi etnik i Kosovës nga popullata e saj vendase. Reth 1 milion shqiptarë etnikë u zhvendosën gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik duke përbërë kështu dëbimin më të madh në Europë qysh prej Holokaustit. Më shumë se 10.000 persona janë vrarë barbarisht ose janë zhdukur duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Presidenti Clinton drejtoi përpjekjet ndërkombëtare duke bindur të 19 anëtarët e Aleancës së NATO-s, Kongresin e SHBA-së dhe publikun në Amerikë dhe jashtë saj se ndërhyrja ushtarake ishte e vetmja përgjigje kundër fushatës së dhunës së ushtruar nga Milosheviçi ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e cila kërkonte liri dhe pavarësi. Përpjekjet e vazhdueshme të Clintonit i dhanë frutet e tyre duke sjellë sulmin ajror 78-ditor të NATO-s që çoi në dëbimin e forcave kriminale të Millosheviçit nga Kosova. Kjo gjë po ashtu mundësoi kthimin e qindra mijëra të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.

Në planin e brendshëm, Presidenti Clinton prezantoi doktrinën e Sovranitetit në Politikën e Jashtme të SHBA-së, duke ndjekur hapat a hedhura më parë nga Presidenti Woodrow Wilson, i cili me përfshirjen e planit të paqes për vetvendosje për grupet etnike në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919 luajti një rol tepër të rëndësishëm në njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë.

Ashtu si edhe paraardhësi i tij i cili 90 vite më parë arriti të mënjanonte zhdukjen e Shqipërisë duke kundërshtuar një plan të Britanisë, Francës, dhe Italisë për copëtimin e Shqipërisë nga shtetet fqinje, Clinton qëndroi në ballë të përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe luajti një rol të madh duke shpëtuar jetën e popullisë së Kosovës si dhe duke dhënë një mesazh të fortë ndërkombëtar që genocidi dhe spastrimi etnik nuk do të tolerohen në shekullin XXI.

Çmimi për arritje "Life Achievement Award" i jepet personave dhe entiteteve të komunitetit shqiptaro-amerikan të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre për mirëqënien e shqiptarëve ne Ballkan dhe SHBA. Për shume vite, z. Xhema ka qënë një figurë e rëndësishme në komunitetin tonë dhe ka punuar nga afër me shumë politikanë shqiptarë dhe amerikanë, sidomos me senatorin Mitch McConnell si dhe ish-senatorin Bob Dole, për të sjellë paqe dhe stabilitet ne Ballkan.

Darka vjetore e KKSHA-së mbahet çdo vit në qershor për të përkujtuar çlirimin e Kosovës gati 4 vite më parë. Per te bere rezervime ju lutemi kontaktoni Valbona Sherifin ne numrin 202-466-6900 ose Altin Alimehmetin ne numrin 212-239-6807.

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa