Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

E vendosur për të studiuar diplomaci evropiane, për të nxjerrë një album me këngë dhe për të pozuar në skena provokuese

Trasgresionet e një sexy-girl

Çiljeta ndërron imazhin me silikon

Belina Budini
TIRANË – Jo për gjoksin por për flokët. Silikoni që ka përdorur i ka rikthyer Çiljeta Xhilagës imazhin e vajzës sensuale, më pak agresive se në trasgresionin e saj të fundit me “look rock”. Eksperimentet e saj me look-un megjithatë nuk kanë mbaruar. Tek e fundit sapo ka mbushur 18 vjeç. “Edhe ngjitja e flokëve me silikon qe një eksperiment dhe askush para meje nuk e ka provuar këtu, madje edhe jashtë vendit janë të paktë ata që e provojnë një gjë të tillë. Është një torturë e vërtetë të ngjisësh flokët pasi i ke prerë një herë ato aq të shkurtër sa ç’i kisha unë. Tani më duhet ta laj kokën vetëm një herë në javë, ndër të tjera”, - shpjegon duke qeshur Çiljeta eksperimentin e kushtueshëm dhe të lodhshëm, të cilit iu desh t’i nënshtrohej për hir të spektaklit që prezanton çdo të dielë në ekran. Nuk ishte aspak dëshira e saj këtë radhë. “Unë dua t’i bëj një herë flokët platin fare, pastaj jeshile, ndoshta edhe blu, do t’i provoj të gjitha”, - na thotë. “Ajo duket shumë më mirë me flokët e gjata dhe imazhi i saj është më i kompletuar si prezantuese kështu”, - shpjegon Alda Bida, skenaristja e spektaklit, që duket se e ka bindur Çiljetën për t’u bërë prapë ashtu siç ishte. “Kam përdorur flokë origjinalë, por me tre ngjyra të ndryshme, një palë të bardhë, një palë jeshile dhe një palë të kuqe, ndërkohë të gjitha i kam lyer prapë dhe kam ndjekur seanca të gjata trajtimi me silikon tek parukieri Gazmend Ujkashi”, - tregon ajo. Megjithatë në ekstravagancën e saj të radhës, në një klip me regji të Petri Bozos, Çiljeta shfaqet me imazhin shokues të biondes së ekzagjeruar. Si në kalendarin e fundit, skenat provokuese nuk mungojnë. “Janë në natyrën time”, - shpjegon ajo, ndërsa shton se i ndodh shpesh që përpara kamerave harrohet, dehet dhe e tepron. “Vetëm më pas e kuptoj që e kam tepruar dhe përpiqem të censuroj ndonjë plan të ekzagjeruar. Kështu kam bërë edhe me klipin e fundit, që në bruto ishte shumë më provokues”, - tregon ajo. “Por tekilat nuk i kam pirë me të vërtetë, në vend të tekilës ktheja ujë, do të ishte e papërballueshme”, - thotë. Megjithatë skenat “skandaloze” nuk i kanë shpëtuar teleshikuesve. Loja vishu-zhvishu para pasqyrës, tangat e zeza, fokusi i zgjatur tek vithet, tek gjoksi, pjesë nga filmimet për kalendarin e fundit, të gjitha këto imazhe më shumë se artistike për sytë e teleshikuesve shqiptarë ishin erotike. “Çiljeta u shfaq aty si shou-girl, më e rritur, jo më fëminore dhe e pafajshme. Klipi ka kushtuar rreth 4500 dollarë, një pjesë e xhirimeve janë bërë në Napoli. Bëhet fjalë për tre minuta e gjysmë kohëzgjatje të klipit. Për skenat dhe planet ka vendosur Petri, por sigurisht edhe Çiljeta ka rënë dakord”, - shpjegon Alda Bida. Megjithatë Çiljeta nuk mendon se është më e guximshmja ndër vajzat shqiptare të spektakleve, as për sa i përket skenave të tilla. Sa i përket shfaqjes nudo, ajo thotë se i pëlqen më mirë të shfaqet gjysmë ose treçerek nudo se e gjitha, ndërsa shton se nuk do të ishte ajo e para femër që ka pozuar nudo në Shqipëri. “Ingrid Gjoni ka pozuar nudo e para”, - thotë Çiljeta. Ndërkaq plane të tjera ka filluar të thurë përtej botës së spektaklit. Ndoshta është një tjetër ekstravagancë, por ajo është e vendosur të studiojë Diplomaci Evropiane në Romë. Thotë se nuk bën shaka. Aktualisht është në vitin e katërt në gjimnaz dhe po përgatitet për provimet e maturës, por deri në maj, megjithatë impenjimi i saj kryesor do të jetë spektakli i Klipit dhe look-u, megjithëse prej pesë muajsh ka hequr dorë nga fitnessi për të rifilluar kur të ketë më shumë kohë. Ndërkohë është duke përgatitur një album me këngë, disa prej të cilave do të shoqërohen edhe me videoklipe pikante.

 

 

Marrë nga Shekulli


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa