Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Bienalja e Tiranes hap dyert e Utopizmit

Bienalja e Tiranes, pas 'arratise' se heres se pare hidhet ne krahet e utopise. Edicioni i dyte i saj, do te hapet sot ne mbremje, me rreth 120 artiste, qe do te tregojne se arti i sotem nuk eshte utopik, por i vetmi vend ku ende mund te enderrosh. Punimet e vecanta, abstrakte, qe perbejne utopizmin e artisteve te Bienales se Tiranes, te ardhur nga vende te ndryshme te botes

Anduela NIKA / Korrieri

Tre femije qe lozin "botash", fare prane gorilles gjigande King Kong, pak me poshte shfaqet performanca e nje grumbulli me mbeturina plastike, ne anen tjeter nje vajze dremit mbi nje krevat te drunjte. Jane vetem disa prej veprave te Bienales se Tiranes, te cilat pritet te shfaqen sot, se bashku me punimet e 120 artisteve te tjere, te ardhur nga e gjithe bota. Utopia, lajtmotivi i ketij edicioni te dyte te Bienales se Tiranes, eshte konsideruar si nje nga temat me te rrahura ne te gjitha qarqet artistike europiane, pervecse nje loje fjalesh dhe simbolizimi i nje sistemi shoqeror, qe nuk ekziston pritet te ngjalle interes dhe debat ne punimet utopike te Bienales. "Tirana disponon tashme nje tjeter institucion te stabilizuar dhe nje tjeter instrument per te qene nje kryeqytet europian dhe per t'u vendosur ne fokusin e botes se artit bashkekohor ne periudhen e organizimit te Bienales", ka thene Kryetari i Bashkise se Tiranes zr. Edi Rama, njeheresh president i Bienales, ne konferncen e djeshme per shtyp. Bienalja e dyte, vjen si nje kerkese e brendshme e nje skene artistike ne zhvillim, e cila kerkon te komunikoje me boten e madhe te artit, jo mbi bazat e nje kliesheje te dialogout multikulturor. "Ekspozita eshte ndertuar mbi sfiden e nderveprimit te vertete kulturor, aspak e ndrojtur nga perballja me deshtimin dhe mungesen e mbeshtetjes financiare, sepse komunikimi dhe shkembimi perbejne vete strukturen e saj. Ne kete menyre krijojme hapesirat per ide te guximshme dhe ngarkesa energjike, te afta per te reflektuar mbi ngasjet dhe problemet tona", ka vazhduar kuratori dhe drejtori i Bienales, zr. Edi Muka. Gjithashtu fasadat shumengjyreshe do te jene frymezimi dhe shprehja 'utopike' e disa prej artisteve pjesmarres ne Bienale, te cilet do te vene artin e tyre mbi muret e vjetra te pallateve kryeqytetase. Edicioni i dyte i Bienales se Tiranes, me titullin "U-topos", hapet sot ne Galerine Kombetare te Arteve, per te qendruar deri ne 25 tetor.

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa