Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Anna Oxa rikthehet në festivalin e Sanremos me këngën “Cambiero”. Ajo vetë vetë pohon se është kjo një këngë që u ikrijua nga dhembja

Anna Oxa me një disk të ri kushtuar babait shqiptar


Anna Oxa do të rikthehet në skenën Sanremos. Në këtë edicion ajo do të prezantohet me këngën “Cambierò”, këngë kjo e albumit të saj “Ho un sogno”, që pritet të hidhet në treg në datën 7 mars, në bashkëpunim me Marco Falagiani. “Disku-shpjegon Oxa-, -lindi nga dhimbja dhe vuajtjet. Kam punuar shumë duke përballuar dhimbjet, duke i mbajtur ato me vetë gjithmonë. Por kam kuptuar se kam nevojë të kuptoj se nga më vijnë këto dhimbje. Kam qenë një person totalisht i zhgënjyer, por tani vonë kam kuptuar që gabimi im ka qenë pritja për të marrë mirënjohje nga ata që më shkaktonin mua dhimbje dhe vuajtje. Gjashtë vjet më parë kam pasur një moment krize, pas vdekejs së nënës sime. Që nga ajo kohë dhimbja ka filluar të rilindë, edhe pse unë jam munduar ta fsheh atë. Kjo më ka ndryshuar totalisht jetën, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet e mia me veteveten dhe të tjerët”-tregon këngëtarja-Ka pasur momente që i jam përshtatur kësaj dhimbjeje, por besoj se këto lloj anestesish nuk zgjasin shumë. Pata frikë nga rikthimi i luftës për vitin e ri, pas zërave që dëgjoja në media. Ndoshta këto luftra të vonuara, që duan të hyjnë në kohët moderne, duan të dhunojnë dhe prishin paqen, pa marrë parasysh vdekjet që po ndodhin çdo ditë e më shumë në botën e tretë”. Anna shpjegon se në diskun e ri të saj ka prekur tematika të ndryshme-“Kam futur familjen, rrënjët e mia. Ndiej brenda këtij disku aromën e babai tim shqiptar”-thotë këngëtarja.
Ndërsa nis të zbulojë pak e nga pak tekstin këngës së saj me të cilën do të konkurojë në festivalin e Sanremos. “Për një kohë kam bredhur më një biletë në xhep, kam kuptuar gjatë këtij udhëtimi sa gjëra më mungojnë”-këndon ajo ngadalë një pjesë të këngës së saj. Gjatë historikut të festivalit të Sanremos ajo ka fituar dy çmime, së bashku me Fauto Leali dhe një herë si soliste, megjithatë ajo thekson “Sanremo nuk është më Sanremoja e dikurshme, por vetëm një adresë ku mund të bazosh projektet e tua, sidomos për ata që nuk mund të ingranohen si duhet në botën e muzikës. Tashmë publiku ka ndryshuar. Në atë kohë ishte shumë e vështirë të hyjë në garën e madhe të këtij festivali, të ëndërruar nga këngëtarët e mëdhenj që qanin si fëmijë nëse nuk hynin dot në një edicion. Megjithatë unë vazhdoj ta respektoj këtë insitucion gjigand të muzikës. Në Sanremo, janë 16 milion shpektatorë që të ndjekin dhe ne si artistë duhet të përulemi para atyre që i dhanë formë imazhit tonë në botën e muzikës”-tregon këngëtarja, nostalgjike ndaj kohës kur ajo nisi rrugën e muzikës. Këngëtarja me origjinë shqiptare, konfirmon se nuk do të këndojë më përkrah Giorgio Panariello, në edicionin e rradhës së “Torno sabato”, duke shpjeguar se ka ndryshuar rrënjësisht. Ajo ka marrë pjesë në spektaklin “Kthehen të shtunën”, përkrah Giorgo Panariello, lidhje kjo që është kosndieruar si një nga arsyet e dështimit të martesës së saj me Paçollin. “Në të kaluarën kanë qenë shumë gra, që më kanë nxitur të futem në botën e spektaklit dhe u binda, por pashë se brenda një kohe të shkurtër, imazhi i një këngëtari që tenton të hyjë në rrugën e spektaklit humb të qenurit artist dhe kjo është parësore tek ne. Më shumë se një artiste, në skenë, një këngëtare nuk mund të bëjë gjë, përveçse të zbukurojë imazhin e një spikeri të adhuruar nga italianët që mbulon tradicionalisht, lapsusat partneres së tij.”

 

 

 

Marrë nga Shekulli


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa