|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php"); ?> Gati për 1 vit ishulli tokësor, nëse mund ta përdorim këtë term i Vlorës dhe Kaninës krijoi një mikro-Shqipëri të çliruar nga pushtimi perandorak otoman. Të habit moria e relacioneve dhe e faturave finaciare për këtë ngjarje. Shumë aktiv dhe i përgjegjshëm qe shteti i Republikës së Venedikut Aventura e pushtimit të kështjellës së Vlorës dhe Kaninës 312 vjet më parë Nga dr. Moikom Zeqo Duke shfletuar një numër të madh dokumentesh venedikas
kam gjetur papritur një aventurë ushtarake të pabesueshme
të Flotës së Venedikut dhe Ishullit të Maltës
për të çliruar nga pushtimi turk Vlorën dhe Kaninën.
Dokumentet në vetvete po të mblidhen përbëjnë
një libër kronikor që i kalon të 100 faqet. Ta lexosh
këtë libër është një kënaqësi
e veçantë dhe të shumëfishohet kurioziteti. Të
gjitha këto dokumente janë shkruar në italishten venedikase
dhe kanë hollësira të pafundme dhe të çuditshme.
Konkretisht dokumenti i epilogut të të gjithë kësaj
historie tregon fundin e një periudhe gati 1- vjeçare kur
ushtarët europerendimorë, venedikas dhe maltezë arritën
të krijojnë një sektor të lirë dhe të pavarur,
kundërshtues dhe luftarak brenda kuadrit të perandorisë
otomane, në Hinterlandin e Gjirit të Vlorës dhe Malësisë
së Kaninës. Po them disa hollësira nga këto dokumente.
Është pikërisht Sulejman Pasha i Shkodrës, i cili
organizoi jeniçerët për të ripushtuar Vlorën
dhe Kaninën. Meçenigo, kapiten i përgjithshëm i
ushtrisë evropiane të zonës Vlorë-Kaninë kishte
4 anije të drejtuara nga kapiten Nikola Picani. Ai dërgoi një
përforcim prej 500 ushtarësh të komanduar nga Guvernatori
i zonës Vlorë-Kaninë i quajtur Gjika. Sulejman Pasha kishte
6000 luftëtarë. Komandën e Kështjellës së
Kaninës e kishte Karl Pisani. Garnizoni i tij me 400 ushtarë
të komanduar nga majori Lano si dhe nga një major tjetër
Virgjil Rotondo tentoi t’i kundërvihej sulmit turk. Por ra
në pusinë e 1500 turqve që dolën në një
pyll. Përleshja përfundoi me tërheqjen e turqve, por humbjet
qenë të mëdha. Në fillim guvernator dhe kapedan i
përgjithshëm i zonës Vlorë- Kaninë qe emëruar
Kornaro, por ai vdiq papritur në Vlorë, në vend të
tij u zgjodh Domenik Meçenigu. Baza përforcuese e operacioneve
në Vlorë dhe Kaninë qe flota venedikase në Korfuz
e drejtuar nga Agustin Sagredi. Proveditor i Venedikut në Kaninë
qe Gjon Mate Benbo. Kurse Karl Pisani me 4 galera ushtarake qëndronte
në Gjirin e Vlorës. Ndërkohë në kështjellën
e Kaninës punonte me një grup ushtarësh për të
meremetuar kullat dhe muret inxhinieri Bosinjani. Por ushtarakët
evropianë të garnizoneve të Kaninës dhe të Vlorës
për gati 1 vit patën vështirësi të mëdha.
Ata nuk e përballonin dot të jetuarit dhe sidomos dimrin dhe
shumë prej tyre nisën të dezertojnë për në
Korfuz. U pa qartë se në një sulm tjetër turqit do
të triumfonin duke rimarrë Vlorën dhe Kaninën. Para
kësaj ngjarjeje u diskutua të hidhej në erë kështjella
e Kaninës. U bë një shpërthim që hodhi në
erë një pjesë të mureve të kështjellës
dhe pastaj trupat evropiane u bënë gati të tërhiqen.
Dokumentet në fjalë flasin me detaje për betejën,
sidomos me mbrojtjen me artileri me topat nga Kanina, ku gjatë një
aksidenti gabimisht u vra edhe vetë Proveditori i Kaninës Gjon
Mate Bembo. Pas shumë peripecish dhe mbas një historie 1- vjeçare
të operacionit ushtarak trupat evropiane u tërhoqën në
mbrëmjen e 13 marsit 1691. Po si është e vërteta e kësaj historie në
fund të fundit? Fakt është që në 18 gusht të vitit 1690 një flotë e madhe që numëronte 6 galeaca, që ishin galera shumë të mëdha me tri bateri artilerie dhe me 1200 vetë si ekuipazh, me 22 anije të tjera dhe 35 galera, që ishin anije kryesore luftarake me 180 lopata si dhe 24 galeota, anije lufte pak më të vogla se galerat, etj., gjithsej në një numër të përgjithshëm prej 163 anijesh me vela ku barteshin 9000 këmbësorë dhe 800 kalores të Republikës së Venedikut si dhe 2900 ushtarë të Papës dhe Ishullit të Maltës, shto këtu dhe 3000 vetë ushtarakë nga ishulli Korfuz, nga Ksanti dhe Qefalonia, gjë që bëri që e tërë forca ushtarake të arrinte në 60000 ushtarë, të komanduar nga gjenerali Duka Guadini u drejtua drejt brigjeve të Shqipërisë. Qe lajmëruar dhe proveditori i përgjithshëm i Dalmacisë Molini për rrethimin e Vlorës. Flotilja e armatosur për shkak të erërave të furishme qëndroi 2 ditë në ishullin e Sazanit. Në dokumentet ushtarakë përshkruhet Gjiri i Vlorës me erëra të mëdha të Shirokut. Kështjella e Vlorës qe në trajtë 8-këndëshi me mure të trashë dhe të forta, por pa ushtri dhe përforcime nga ana e turqve. 4 milje larg Vlorës qe kështjella e Kaninës, në trajtë të parregullt përshtatur reliefit malor pajisur me mure dhe pirgje jo shumë të fortë. Këshilli i gjeneralëve të Flotës vendosi të sulmojë Vlorën dhe Kaninën. Zbarkimi u bë nën urdhërat e gjeneralit Spar. Shkelën bregun e Vlorës 7000 këmbësorë dhe 1500 kalorës. Një zbarkim i dytë u bë udhëhequr nga Duka Guadini dhe gjenerali Borro. Gjatë luftimeve gjenerali Sanfeliçe mbeti i plagosur në kokë nga një plumb pushke. Trupat e Maltës komandoheshin nga kalorësi Xhiameti, i cili u plagos nga një plumb pushke për vdekje. 2000 turq kundërshtuan zbarkimin. Qe roli i Bartolome Erikut që gjatë natës arriti të konstruktonte një bateri me disa topa për të qëlluar kundërkështjellës së Vlorës. U bë një sulm jashtë kështjellës së Vlorës ku u dalluan Xhovan Loredani si dhe majori Mikel Furiet. Gjeneral Rapeta dhe majori Karl Montanari komanduan sulmin e vijës së dytë. Sulmi qe i fortë edhe te Varroshi i Kaninës. Këtu ushtarët venedikas i drejtonte majori Pompeu kurse krahun tjetër të ushtarëve të papës dhe Maltës i drejtonte Duka Guadani. Europianët e pushtuan Varroshin e Kaninës, por mbeti i vrarë gjenerali, që ishte dhe markez Nikollë Boro dhe u plagos kalorësi Luigj Sagredi. Gjithashtu u plagos edhe kalorësi Morolie, leitnant gjenerali i Maltezit. Nga këto sulme turqve i hyri tmerri dhe ngritën flamurin e bardhë. Më në fund fare kështjella e Kaninës u dorëzua së bashku me atë të Vlorës. Në të dy kështjellat evropianët gjetën 1050 topa, shumica prej bronxi. Evropianët patën 100 të vdekur dhe 200 të plagosur. Dokumentet japin emra hollësisht të të vdekurve dhe të plagosurve. U dalluan në sulm gjeneralët Guadanji, Spar dhe Rapeta, majorët Furjeti, Montanari, Lano, Kleuter si dhe kontët Ludovik Montevekio dhe Guido Bonaventura. Mbasi u çlirua Vlora dhe Kanina nga turqit kapiteni i përgjithshëm i ushtrisë hyri në Vlorë, shndërroi në kishë xhaminë kryesore të qytetit dhe aty kreu ceremonitë kushtuar Jezu Krishtit. Garnizonin e Vlorës e komandoi Teodor Karraro, atë të Kaninës Gjon Mate Bembo. Pas kësaj beteje flota evropiane u largua nga brigjet e Vlorës dhe më 26 shtator 1690 arriti pranë Durrësit, por këtu një erë e fuqishme e Shirokut e pengoi atë t’i afrohej tokës dhe të bënte zbarkimin. Duke marrë parasysh se pushtimi i Durrësit mund të ishte një punë e gjatë, gjeneralët e ushtrisë së Maltës dhe ata të Papës gjykuan se meqë tashmë po mbaronte shtatori duhej ta kthenin anijen në limanet e veta në Perëndim. Dokumentet që vijnë më pas tregojnë periudhën kohore deri më 1891 kur zona Vlorë Kaninë qe një zonë operative krejtësisht e lirë nga pushtimi otoman. Dokumentet flasin për një përshkrim të rëndësishëm të kështjellës së Vlorës në trajtë 8-këndëshi. Del qartë që krerët ushtarakë evropianë bënë një marrëveshje me një numër të madh shqiptarësh mbi 500 vetë, që kishin hyrë në shërbim të Republikës së Venedikut me qëllim çlirimin e Vlorës dhe të Kaninës. Pra shqiptarët nuk ishin indiferentë, por qenë një foorcë aktive luftarake në aksionin e zbarkimit dhe shërimit. Batalioni i parë në zbarkim qe ai i Urdhrit të Kalorësve të Maltës, pastaj ai i ushtarëve të Papës dhe në fund fare repartet venedikase. Dokumentet nuk harrojnë të përmendin tërë emrat e të plagosurve dhe të vrarëve jo vetëm në betejë, por edhe të vdekurve gjatë përiudhes së lirisë të Vlorës dhe Kaninës. Padyshim që kjo ushtri evropiane kishte probleme të mëdha të organizimit dhe logjistikës. Ajo furnizohej nga deti me ushqime, por si në Vlorë dhe në Kaninë mungonte uji i pijshëm. Një mori specialistësh xhenierë dhe të artilerisë bënë atje punime përforcuese. Këto nuk përjashtuan dhe saranxhat e ujit dhe depot e municionit. Gati për 1 vit ishulli tokësor, nëse mund ta përdorim këtë term i Vlorës dhe Kaninës krijoi një mikro-Shqipëri të çliruar nga pushtimi perandorak otoman. Të habit moria e relacioneve dhe e faturave finaciare për këtë ngjarje. Shumë aktiv dhe i përgjegjshëm qe shteti i Republikës së Venedikut. Por me kohë ndodhi demoralizimi i trupave evropiane nga mungesa e furnizimeve dhe izolimi. Nuk u arrit të pushtohej nga evropianët edhe kështjella e Durrësit. Nuk ndodhi dhe ajo më kryesorja që sulmi i evropianëve që shoqërohej domosdo nga një kryengritje mbarëshqiptare. Evropianët mendonin pak a shumë si heronj si Çe Guevarra në shek.XX qe gjoja motori i vogël mund të ndizte motorrin e madh të kryengritjes, se gjoja mjaftonte një sulm i trupave evropiane për të ringjallur kryengritjen shqiptare dhe për të shporrur përfundimisht robërinë otomane. Mund të themi që ky aksion ushtarak tepër i çuditshme dhe origjinal në kohën e vet është nga subjektet më paradoksalë të shek.XVII që lidhet me Shqipërinë. Mundet që ky aksion të quhet dhe një dështim, por kështu thjeshtëzohet fare e vërteta. Ajo është më e ndërlikuar. Më 1691, 312 vjet më parë mësojmë qartë se politika europerëndimore nuk kishte hequr dorë për rrëzimin përfundimtar të Perandorisë Otomane të Lindjes. Në këtë hulli Shqipëria ishte një pikë strategjike e jashtëzakonshme. Karakteri strategjik i Shqipërisë kishte deri diku karakter unikal. Pse nuk u bë sulmi në Dalmaci apo në të tjera vende po pikërisht në Gjirin e Vlorës? Kjo ka një domethënie që nuk mund të shmanget duhet shkruar një libër për këtë ngjarje, që mund të lexohet si kronikë por edhe si një përmbledhje e një atmosfere të ngjeshur apokaliptike dhe çlirimtare në shek.XVII. Amen!
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php"); ?> |
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |