Vendimi për negociatat/ Soreca apel partive politike: – Të riniset urgjentisht dialogu. Nuk ka kohë për të humbur.

18 qershor 2019

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Soreca i bën sërish apel palëve politike që të nisin sa më parë dialogun për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa shton se nuk ka kohë për të humbur.

“Këshilli europian ka riafirmuar sot angazhimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm “vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli, tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi,dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka kohë për të humbur. 2/2”, shkruan ai.

Gazeta Panorama