Permbledhje e shkurtër: Shkrimi arsyeton se ai vrases i pabese eshte nje reflektim i shoqerise shqiptare sot, ku vjedhja eshte bere rruge e krimi eshte bere legjitim. Per kete fajin e ka shoqeria jone e te gjithe duhet te reflektojme.

Ndërsa sot te gjithë po ndjehemi te skandalizuar nga lajmi i vrasjes se dy te rinjve çekë, nuk mund te mos mendoja per profilin e atij vrasesi. Padyshim te gjithë jemi dakort qe është nje monster, nje i pashpirt qe preu ne bese dy miq; dhe u preu jeten dy te pafajshmeve.

Gazetat e komentet ne rrjetet shoqerore permendnin qe ai vrases me shume mundesi vjen nga ajo zone dhe te gjithë ne jemi dakort qe duhet te jete nje kriminel i trashe (dikush do e lidhte dhe me fjalen malok pas komentit te gazetave)! Sigurisht, nuk është nje nga kriminelet me varese floriri, apo me ndonje makine luksoze (dmth nga keta kriminelet e qyteteruar qe pijne kafe me parine e politikes). Nuk është as nga ata kriminele qe kane vrare e kane dale brenda 3 vjetesh se e kane mamane ne politike, ose biznesin e droges te suksesshem.

Me shume mundësi, ne pamundësi per te qenë ne klasen e larte te krimineleve, ai vrases duhet te jete kriminel i lindur. Biles, ai duhet te kete qenë duke mbledhuri dushk (per ta shitur 5 lek); pasi pasi ka bere llogarite e lekeve te pensionit te nenes qe ka lene ne bingo, ka kuptuar se nuk ka as leke per te karikuar celularin, as leke per te mbushur digitalb e as leke per te mbushur barkun e tij dhe familjes njehere sic duhet. Pra ky “krimineli i lindur”, ky monstra i trashe i veriut, është nje ziliqar qe do te behet i pasur shpejt, dhe i cili ne nje dite te bukur vere e barazoi jeten e tij me 500 Euro grabitje!

Tani qe po mendohem, mund ta kemi pare kete kriminelin qe duhet te jete dhe hajdut dritash! Ndoshta ne nje nga reportazhet televizive qe tregonin nje shtepi si shpelle ku jetojne vetem monstra e njerez prehistorik! E megjithate Qeveria mire beri qe i nderpreu dritat, por askush nuk u kujtua te kuptonte qe nje pjese e mire e popullite ton’ te dashur Shqiptar, pa dallim ne qytet (me rroga te mira) apo fshat me qepe e kallamoq jetojne duke … vjedhur!

Me vjen keq kur mendoj ata te rinjte ceke; por me vjen dhe me keq kur mendoj qe faji per vrasjen e tyre nuk është vetem i nje dore qe shkrepi ate arme. Faji per ate vrasje është i gjithë shoqeris sone! Jetojme ne nje shtet kur paria vjedh!, e populli vjedh!

Balancen e nje shoqerie duhet ta percaktoje shtresa intelektuale… Por per dreq sot ne Shqiperi intelektuali jo vetem hesht, por ne fakt edhe ai vjedh! Po ja ta themi troç kesaj rradhe: nje doktor qe merr para nen dore, po vjedh shtetin dhe popullin! Nje nepunes qe toleron nje afere korruptive, është bashkefajtor ne vjedhje pasi ai di dhe hesht! Une qe rri urt e shijoj rehatin tim, jam dhe une fajtor e hajdut bashke me dy te paret. Ndoshta po marr guximin t’i hy ne hak Doktorrit, Profesorit e Nepunesit hajdut, pasi keta te shkretet nuk mund te jetoje me 50 000 Leke rroge. Sidomos kur militanti kokebosh, kur politikane servil, kur servili, i paafti, i paftyri, i padituri e shume te tjere fitojne miliona. Xhanëm kur vjedhin te gjithë …

Jo mer jo! Sot është turp me qenë Shqiptar! Eshte turp sepse jetojme ne nje shoqeri te varfer moralisht e materialisht dhe faji është vetem i yni. Jemi nje shoqeri e semure qe duhet te ndryshojme! Duhet te ndryshojme keta horra politikane, duhet te zgjohet ajo shtrese intelektuale e te kujtoje perkufizimin e fjales etike, duhet te denojme krimin, i madh apo i vogel! Nese politikanet vrases do denoheshin, nese politikanet hajdut do denoheshin, nese korrupsioni do denohej atehere ai “monstra” vrases do mendonte 2 here para se te ndermerrte nje akt barbar. Ndoshta do dridhej pak nga denimi i nje shteti te drejte, e nje shoqerie te shendoshe.

Ne 3 ditet ne vazhdim, kur te lexoni serish per kete lajm (ose dhe ne cdo fillim vere per vrasjen e mikut te rradhes ne token tone), dijeni se faji është i yni! E nese nuk jeni dakort, atehere mund te ma hidhni fajin mua! Une te pakten e pranoj qe Mikel-in & Ana-n i vrava dhe une!