“T’marojmë çik punë me Anin te Hipoteka”, merret në pyetje drejtori që doli në përgjime me Avdylajn

24 qershor 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ani Dyrmishi është marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda, dy ditë më parë, për dosjen 339, pasi emri i tij doli në përgjimet e publikuara nga “Bild”, për blerjen e votave në Durrës.

Në 2017, Dyrmishi ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa emri i tij doli në bisedën mes kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylaj, ku ky i fundit thotë se po e pret atë tek hipoteka.

Ndërkohë, po dy ditë më parë, të shtunën u mor në pyetje Ilir Ndraxhi, deputeti i PS-së, vëllai i të cilit u kap në përgjime në bisedë me Avdylajn.

Përgjimi :

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako:Hehe, ça bone?

Avdylaj:Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj:Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart

Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?….

Avdylaj: po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës

Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!

Gazeta Panorama