peter-tiede

Tiede: Kam gjëra më të mëdha, ajo që kam publikuar është shumë pak. –

Nga: mapo.al

Gazetari gjerman i të përditshmes Bild, Peter Tiede thotë se ka të tjera materiale për publikim. Ai u shpreh në një lidhje të drejtëpërdrejtë në RTV Ora se ka ngjarje edhe m% të mëdha për Shqipërinë për të publikuar.

“Kam ngjarje të mëdha për Shqipërinë dhe ajo që kam publikuar deri në këtë momente është shumë pak. Është vetëm pak nga e gjitha, pjesa tërësore”.

 “A jam i frikësuar? Jo, pse duhet të jem i frikësuar të kthehem në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama ka thënë se është një vend i sigurt, dhe duke ndjekur fjalët e tij, pse duhet të jem i frikësuar të kthehem në Shqipëri. Nëse nuk ka mafie, nuk ka probleme.

Të vetmit që po luftojnë kundër drogës janë policët e ndershëm, por nuk besoj që drejtuesit e policisë dhe kryetarët e shtetit po luftojnë. Ndoshta kjo është mënyra se si Rama erdhi në pushtet. Një pjesë e madhe e Shqipërisë ishte e lidhur me trafikun e marijuanës dhe pas luftës kundër mafias nuk do thoja se ka një luftë të madhe kundër korrupsionit dhe trafikut. Është e kundërta e kësaj. Dhe nëse dëgjon ministren e Drejtësisë, foli për një kanabizim të gjithë vendit dhe nuk kam pse t’i them shqiptarëve se çfarë po ndodh, sepse ata po e shohin. Nuk është e logjikshme pse mbrohen kriminelët, ose mafiozët sepse është shumë e thjeshtë. Ata paguajnë.

Gjithsesi duhet luftuar kundër mafias sepse mafia po drejton vendin. Dhe ky është problemi. Për shembull si Kolumbia.

Nuk besoj se është e re kjo gjë për ju, nëse shkoni në Lazarat, Fier, Vlorë. Të gjithë e dinë këtë gjë, dhe të gjithë e dinë se qeveria është pjesë e mafias. Të gjithë e dinë se nuk mund të ndërtosh një hotel apo një investim nga hiçi, pa ndihmën e mafias. Nuk ke nevojë për një informacion të tillë, është logjke.

Problemi më i madh është se ka shumë presion ndaj gazetarëve sepse në këtë lojë ka shumë para. Gazetaria është gjithmonë në vende si ju, por ju duhet perspektivë për në BE, dhe në BE nuk shkohet me mafien dhe as me presionin ndaj gazetarëve dhe jo me prokurorë që bëjnë thirrje gazetarëve të mbyllin gojën. Thjesht nuk funksionon në një mënyrë të tillë. Është e ndaluar për prokurorët që të bëjnë thirrje të tilla.

Unë isha këtë vit, dy herë. Dhe ka një histori për të qeshur nga autoritetet shqiptare. Kam postuar disa foto në Facebook. Nuk është nevoja të themi se kam punuar vazhdimisht. Unë isha dhe kam punuar dhe me kolegë shqiptarë. Kam udhëtuar në të gjithë vendin.

Nga pikëpamjet e mia personale nuk ka të bëjë me opozitën apo qeverinë. Është gjithë sistemi. Është një vend që drejtohet nga korrupsioni dhe mafia. Madje në ekonomi impakti është shumë i madh. Ju keni njerëz të varfër që punojnë shumë për pak para dhe kjo nuk funksionon në një ekonomi. Njerëzit nuk mund të fitojnë para dhe në këtë vend nuk ka të ardhme. Ky është problemi më i madh në pikëpamjen time”.