Tensione dhe në Bilisht, kërkohet heqja e materialeve zgjedhore. –

19/06/19.

Nga: mapo.al

Tensione mes protestuesve dhe policisë janë regjitruar edhe në Bilisht. Po zhvillohet me tensione të forta procesi për grumbullimin e materialeve zgjedhore. Raportohet se forca të shumta të Policisë së Rendit dhe Forcat Speciale kanë rrethuar KZAZ 70 të qytetit, për të penguar protestuesit. Mësohet se KZAZ 70 është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ndërsa është hapur dhe po vijon punën. Një mjet ka bllokuar rrugën ku ndodhet KZAZ.

Kujtojmë që tensione janë regjistruar në shumë bashki të vendit; Tropojë, Shkodër, Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Bilisht, Burrel etj. Në Kamëz policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që qytetarë dhe efektivë të policisë kanë pasur shqetësime shëndetësore.