Tirane, 13 maj 2015: Gjetjet e dy studimeve qe po prezantohen sot: “Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: profili socio-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011” dhe “Profili personave me aftësi të kufizuara ne Shqiperi”, tregojnë se romët dhe egjiptianët dhe personat me aftësi të kufizuara përballen me nivele të larta të privimit dhe përjashtimit social. Keto dy studime përfaqësojne përpjekjen e parë për të ndertuar nje profil te popullsisë me aftësi të kufizuara dhe asaj rome dhe egjiptiane në Shqipëri si dhe per te ofruar informacion baze për gjendjen e tyre social-ekonomike.

Analiza e Censusit 2011 per të romët dhe egjiptianët në Shqipëri zbuloi se ata janë segmentet më të përjashtuara të shoqërisë. Romet jane te përjashtuar sistematikisht nga skemat e strehimit social, nga ndihma ekonomike dhe shumica e shërbimeve të tjera sociale . Profilet demografike të të dy komuniteteve janë në kontrast të dallueshëm me popullsinë shqiptare. Struktura e moshës pasqyron nivelin e lartë të fertilitetit dhe shkallët e larta të vdekshmërisë për të dyja këto grupe: mosha mesatare është 26 vjeç për romët, 29 vjeç për egjiptianët dhe 35,5 vjeç për shqiptarët. Studimi tregon se martesa e hershme dhe prindërimi i hershëm janë diçka e zakonshme per romet: në moshën 20 vjeç, 60% e femrave rome janë të martuara (dy herë më shumë sesa femrat shqiptare) dhe 43% e vajzave të moshës 18 vjeç kanë lindur një fëmijë.

Ndjekja e shkollës në nivele të ulëta dhe braktisja e hershme e shkollës çon në arritje të ulëta arsimore, dhe më konkretisht, në përhapje të analfabetizmit në të dyja këto minoritete. Një tregues shumë domethënës është përqindja e fëmijëve që nuk ndjekin arsimin e detyrueshëm. Sipas të dhënave nga Censusi, shumica e fëmijëve shqiptarë (97%) dhe egjiptianë (93%) të moshës 6 deri në 9 vjeç ndjekin arsimin fillor, por për fëmijët romë kjo ndjekje e shkollës është vetëm në nivelin 55%. Braktisja te nxënësit e regjistruar romë të moshës 10 deri në 16 vjeç arrin 30% për djemtë dhe 44,6% për vajzat.

Shkalla bruto e punësimit dhe shkalla e papunësisë thekson nivelin shumë të ulët të aktivitetit ekonomik të romëve dhe egjiptianëve, dhe në këtë mënyrë thekson mungesën e burimeve financiare nga e cila vuajnë këto komunitete. Më pak se çereku i secilit grup është i punësuar. Pabarazia gjinore eshte po ashtu e theksuar: vetëm 15% e grave rome dhe 13% e grave egjiptiane janë të punësuara.

Shkalla e papunësisë te gratë rome ështe 58% dhe akoma më e lartë për gratë egjiptiane 73%. Për romët e punësuar, cilësia e ulët e punëve që ata kryejnë pasqyron faktin se shumica prej tyre nuk merr pjesë në ekonominë gjithëpërfshirëse, por gjejnë punë në sektorin informal.

Analiza e Censusit 2011 per personat me aftesi te kufizuara tregon se 6,2 për qind e popullsisë në moshë madhore në Shqipëri vuajnë nga një lloj aftësie e kufizuar.

96% e fëmijëve të moshës 6 deri në 14 vjeç në popullsinë pa aftësi të kufizuara ndjekin shkollën, vetëm 75% e fëmijëve me një aftësi të kufizuar janë të regjistruar në shkollë. Shifrat janë disi më të larta për vajzat krahasuar me djemtë, përkatësisht 7% dhe 4%.
Fëmijët që jetojnë në familje me kryefamiljarë me aftësi të kufizuara kanë më pak gjasa të ndjekin shkollën.

Në Shqipëri, personat madhorë me aftësi të kufizuara kanë më pak gjasa që të bëhen pjesë e tregut të punës sesa bashkëmoshatarët e tyre pa aftësi të kufizuara. 8 nga 10 persona madhorë me aftësi të kufizuara në moshë pune janë jashtë forcës së punës, d.m.th. as nuk punojnë, as nuk kërkojnë për punë. Për pasojë, personat madhorë me aftësi të kufizuara kanë 5 herë më pak gjasa që të punojnë sesa personat pa aftësi të kufizuara.

“Duhen ndermarre masa në përmirësim të gjendjes të grupeve të tilla si personat me aftësi të kufizuar, komuniteti rom dhe egjiptian. Per këtë nevojiten njohuri të mira, informacione të sakta dhe këshilla të bazuara në fakte. Mbështetja mund të jetë e suksesshme vetëm nëse analiza bazohet në të dhëna të sakta dhe lehtësisht të aksesueshme.” – tha Z. Christoph Graf, Ambasador I Zvicrës në Shqipëri

“Nevojiten nderhyrje te koordinuara për reduktimin e varfërisë dhe për rritjen e shanseve për këto grupe te popullsise, duke investuar në arsim, strehim, dhe punesim” tha koordinatorja e perhershme e Kombeve te Bashkuara dhe e PNUD-it Zj. Zineb Touimi-Benjelloun.

Këto dy studime janë hartuar nga UNDP ne bashkepunim me INSTAT në kuadër të “Programit të Kombeve të Bashkuara për Përfshirjes Sociale në Shqipëri”, të financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe të zbatuar ne partneritet me qeverine shqiptare dhe agjesite e Kombet te Bashkuara ne Shqiperi.