Nga Naim Flamuri

Tivari, në dokumentet e shkruara historike përmendet së pari herë në shekullin IX-të. Eshtë njohur me shumë emra: Antibareos, Antibaris, Antibarum, Tivari, Antivari, Bar, etj. Ka gjasa që themelet e qytetit t’i kenë vënë Shqiptaret/Ilirët para Bizantit, madje synohet që po në ato themele të ketë qenë edhe kështjellë Romake. Gjatë periudhave të hershme historike Tivarin e kanë përshkuar mbretër e qeveri të shumta. Në fundin e shekullit X-të dhe në gjysmën e parë të shekullit XI-të, ka qenë nën qeverisjen Shqiptarve nen Perandorin Bizantine. Kurse, prej vitit 1042, bie nën qeverisjen Shqiptare te Dokleas, që në vitin 1077 fitoi kurorën mbretërore. Pak më vonë, mbreti Bodin Ipeshkvinë Dukleane të Tivarit, e ngriti në rangun e Arqipeshkvisë..

Foto: Neim Flamuri

Ndërmjet vitit 1166 dhe 1183, sërish kthehen Shqiptaret me seli Bizantin, kurse prej vitit 1183 e deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIV-të, kur kalon në duart e Ballshajve, Tivari hynte në përbërjen e shtetit Shqiptar te mbretit Gjergj Strez Ballsha. Gjatë gjysmës së parë të shekullin XV-të, ka ndrruar shumë sundues, deri në vitin 1443, e marrin Venedikasit/Venezia. Në vitin 1465, Tivari bie në duart e fiseve Shqiptare, që vranë eprorin Venedikas. Faza e fundit e qeversisjes Venedike, hynë në kohën kur Osmanët marrin Shkodrën më 1478, sa që edhe vetë qyteti i Tivarit bie nën sundimin e tyre, në verën e vitit 1571. Sundimi Otoman zgjat deri me 1878 kur e marrin Malazezet.
Nga Gjansone, Tivari përshkruhet se e ka marrë emërtimin “Anti(b)var” nga vetë fakti se gjendet përballë fortesës së Barit, në bregdetin e Mbretërisë së Napolit. Eshtë pra Tivari përballë Barit të Puljes, i vendosur buzë Adriatikut në një mal të rrethuar me ullishta dhe ka brënda mureve 500 zjarre.