Ta bëjmë tërmet të vërtetë”, Gjiknuri paralajmëron njësoj si për Dibrën: Të dalim masivisht, Rama na ka borxh…

Damian Gjiknuri ka thënë se qytetarët duhet të dalin në votime masivisht dhe të shkaktojnë një tërmet të vërtetë, njësoj si ai i përgjimeve në Dibër.

21 Qershor, 2019 13:16

VLORE– Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri godet nga Vlora. Gjatë takimit të zhvilluar në njësinë Shushicë në Vlorë, Gjiknuri ka thënë se qytetarët duhet të dalin në votime masivisht dhe të shkaktojnë një tërmet të vërtetë, njësoj si ai i përgjimeve në Dibër.

“Të dalim masivisht në votime, ta bëjmë siç është ajo fjala që kanë qejf, ‘tërmet’ të vërtetë. Edi Rama, faleminderit për ato që ka bërë. Je në borxh për pjesën tjetër të mandatit. Nuk ka shans të tjetërsosh votën e qytetarëve, nuk mund të përmbyset pushteti me dhunë”, ka thënë ai.

Nga: Dosje.Al