Rama në delir, i vetmi njeri i sakte ne Shqiperi. – Sulmon mediat dhe gazetarët: Derra, zuzarë, kazan… kadrinj. –

23 Mars, 2019

Problemi më i madh i kryeministrit Edi Rama janë mediat, jo keqqeverisja dhe korrupsioni ku e ka zhytur ai vendi. Nga takimi “Bashkia që duam” në Tiranë, Rama tha se e keqja shqiptarëve iu vjen nga mediat, që sipas tij nuk transmetojnë Shqipërinë e vërtetë. Një pjesë të analistëve, kryeministri i cilësuar si derra dhe një tufë zuzarësh. Më pasi ai vijoi me etiketimet ‘Kadri”, ‘Kazan’

“Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale Alizoti dhe telefonata e Nices nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë cdo ditë, miza bëhet buall, miu bëhet ari, dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj, çmendoni ju zoti Kadri për Nicen e Shijakut, si e konsideroni Babalen, a mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten, c’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson. Sharra e Dikurshme që mbyste Tiranën sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe cimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”- tha ai.

TPZ.AL