“Patriotët” mblidhen në Gjirokastër, thirrje e këngë patriotike. –

08 Dhjetor, 2018

Në të njëjtën kohë me ceremoninë për Konstandinos Kacifas, në qendër të Gjirokastrës në sheshin “Cercciz Topulli”, Shoqata e Patriotëve organizoi një tubim paqësor. Të veshur me veshje dhe simbole kombetare dhe ushtarake shqiptare patriotët u mblodhën ne shenje proteste për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit.

Ata kanë bërë thirrje për qetësi nga pala greke. “Të rindërtojmë marrëdhëniet e mira mes dy palëve, por shqiptarët po trajtohen në mënyrë jo dinjitoze”, deklaruan ata.