‘Opozita e Re’. i bashkohet mazhorances. Parlamenti pa Opozite. –

08/07/2019

Me 102 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 deputet që nuk ka votuar, Kuvendi i Shqipërisë, me votim elektronik, vendosi ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kjo tregoi edhe një herë se, opozita e re, e emëruar nga Rama pas djegies së mandateve nga Opozita, është besnike ndaj kreut të mazhorancës.

Madje disa prej tyre, alla Kujtim Gjuzi, mbajtën edhe fjalime qesharake në foltore, me shumë mundësi të “redaktuara” më parë nga shefat e mazhorancës.